Connect with Us

Neymar ekspert i pokerit, shikoni sa ka fituar së fundmi

Sport

Neymar ekspert i pokerit, shikoni sa ka fituar së fundmi

Publikuar

-

Kampionati në Francë është ndërprerë përfundimisht teksa PSG është shpallur kampion në Ligue 1. Yjet e klubit parisienë kërkojnë tashmë të kalojnë kohën sa më bukur të jetë e mundur, përveç orëve që janë në stërvitje individuale. Ai që kujdesët më së shumti për t’u argëtuar në maksimum në kohën e lirë është braziliani Nejmar.

Braziliani ka dashur të të tregojë se klasin në fushë e ka edhe në tavolinën e pokerit, madje kaloi pritshmëritë, duke rezultuar edhe më i mirë. O’Ney ka marrë pjesë në një turne online duke u futur me 20 euro e duke dalë me 2300 në xhep.

Nuk është hera e parë që Nejmar merr pjesë në një turne pokeri online e nuk është një sekret pasioni i lojtarit për këtë lojë me letra që, gjatë karantinës së detyruar për shkak të Covid-19, është bërë aktiviteti zbavitës i tij i preferuar. Pasion që, përvec atij për futbollin, mbrazilian e mban të simbolizuar edhe në lëkurë me dy tatuazhe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

E bujshme nga Spanja: Pjanic i thotë “PO” Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjanic ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Mediat spanjolle shkruajne se mesfushori boshnjak tashmë i ka thënë ‘PO’ liderëve të La Ligas.

30 vjeçari, tani pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Juventus, duke gjetur një gjuhë të përbashkët me Barcelonën.

Juventus dëshiron që në këtë marrëveshje të futet mesfushori Arthur Melo, por ky i fundit po refuzon të largohet nga Barcelona.

Alternativat tjera për të përfunduar këtë marrëveshje janë edhe Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.

Ky i fundit, në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E konfirmon trajneri i ekipit të La Ligës: Ja kur do nisë kampionati spanjoll

Publikuar

-

Nga

La Liga po bëhet gati për të nisur kampionatin, ashtu si edhe në Bundesligë. Lojtarët kanë nisur që të dalin në stërvitje dhe janë duke u përgatitur për vazhdimin e sezonit.

Por në çfarë date do të kthehet futbolli? Tashmë është e konfirmuar dhe kalendari në Spanjë është përcaktuar qartë.

Sipas asaj që raporton Javier Aguirre për Marca, trajneri i Leganes, ndeshjet do të nisin në 20 qershor dhe do të mbyllen rreth 5 javë më vonë, në 26 korrik.

Pra “La Liga”  do të nis shumë më vonë nga çfarë ishte menduar, por e rëndësishme mbetet që ky kampionat do të mbyllet në fushën e lojës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rrëfimi i talenit të QPR-së që ëndërron kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Broja dhe Dobra kanë rrëmbyer skenën për publikun shqiptar në kampionatin anglez, por atje është edhe një tjetër futbollist shqiptar i cili pak nga pak po i krijon hapësira dhe mundësi të rëndësishme vetes. Franklin Domi, mbrojtësi i talentuar i U21 të Shqipërisë, është bërë në vitin 2019 pjesë e QPR dhe shihet si një lojtar i cili mund të ketë të ardhme në radhët e këtij klubi.

Djaloshi ka treguar për faqen e klubit anglez disa kuriozitete rreth jetës së tij dhe përmirësimit që ka pasur në një vit, që kur ka firmosur me QPR. “Kam bërë shumë progres, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj si një profesionist dhe si duhet të sillem. Në fushë më kanë ndodhur shumë, shumë gjëra të mira, si ftesa nga Shqipëria. Jam përmirësuar shumë, nëse shoh video të vetes të një viti më parë, mund të them se shumë gjëra i janë shtuar lojës time ndaj jam shumë i lumtur”, theksoi mbrojtësi i cili luan në qendër të prapavijës dhe në krahun e majtë.

Ai ka treguar emocionet e ftesës që mori në janarin e vitit 2019 nga Shqipëria U20, një moment krenarie për të. “Isha pa fjalë, në kulmin e entuziazmit. U ktheva në shtëpi dhe isha shumë i lumtur dhe i entuziazmuar. Familja ime ishte e lumtur për mia dhe ishte një moment të cilin unë do ta kujtoj gjithmonë. Bëmë një festë të vogël, një barbekju në janar, por ishte ngrohtë mjaftueshëm për një gjë të tillë. Unë mundohem gjithmonë të shkoj të takoj gjyshërit dhe familjarë të tjerë sa herë shkoj në Shqipëri për të luajtur”, tha futbollisti i cili është grumbulluar më pas gjatë vitit të kaluar me ekipin U21.

Domi e ka filluar karrierën si një mesfushor krahu por pastaj lëvizi në mbrojtje. Ndaj ai tregoi se idhujt e tij kishin ndryshuar me kalimin e kohës nga Mesi te emra si Roberto Karlos, Marcelo, Zhordi Alba, David Alaba dhe Endi Robertson, ndërsa mendon se ka lidhje me këtë të fundit.

Kur ishte në skuadrën e të rinjve të Enfilld Taun, ai financonte udhëtimet e tij për të luajtur duke punuar në një supermarket të enjteve dhe të dielave, ashtu si lojtari i Liverpulit bënte në periudhën kur ishte adoleshent. Djaloshi shqiptar shpreson që të ecë në të njëjtën rrugë si kapiteni i Skocisë. “Unë kam lexuar se në moshën 15-vjeçare e larguan nga Sëlltik se u dukej i vogël, por shiheni tani, ka fituar Ligën e Kampioneve. Disa histori futbollistësh janë shumë të bukura. Kjo histori më jep më shumë vetëbesim, kur e di se ka njerëz që ia kanë dalë duke qenë në të njëjtat kushte ku kam qenë unë.

Endi Robertson punonte, edhe unë gjithashtu Ai ia doli mbanë, kjo të jep një shtysë dhe të tegon se pavarësisht cdo gjëje, do të kesh gjithmonë një mundësi”, tha djaloshi i cili ishte huazuar te Istborn Borou në pjesën e dytë të sezonit për të luajtur rregullisht dhe shënoi që në ndeshjen e tij të parë atje.

Domi i ka idetë e qarta sa i përket objektivave që i ka vendosur vetes për të ardhmen. “Në periudhën afatgjatë, unë dua të mundohem të arrij dy gjëra. Unë dua të bëj debutimin tim me ekipin e parë të QPR dhe të stërvitem me Kombëtaren A të Shqipërisë”, deklaroi mbrojtësi i QPR: /vipsport.al/

LEXO TE PLOTE