Connect with Us

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve/ Vasili nxjerr videon: Publiku mori një informacion të gabuar!

Shëndeti

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve/ Vasili nxjerr videon: Publiku mori një informacion të gabuar!

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar videon e mbajtjes dje të mbledhjes live të Komitetit të Ekpertëve, të cilën e drejtonte kryeministri Edi Rama.

Vasili shprehet se Edi Rama drejton në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.

Vasili thekson se gjatë mbledhjes pati gabime të termave të përdorur, por askush nuk e korrigjoi dhe opinioni publik mori një informacion të gabuar.

“Ja cfarë ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e eksperteve te COVID-19….!(VIDEO).
“Dje Edi Rama drejtoi në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.
Se sa kupton ai nga Epidemiologjia, por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet….!
Një nga specialistet pohoi dje se bërja e vaksinës u siguron qytetarëve Imunitet Pasiv.
Ky është një pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojnë vetëm Imunitet Aktiv. Imuniteti Aktiv është një mbrojtje shumë e gjatë në kohë në disa raste edhe për të gjithë jetën.
Ndërsa Imuniteti Pasiv është një mbrojtje shumë e shkurtër në kohë dhe jo e përhershme. Natyrshëm specialisti mund të ketë bërë ndoshta një lapsus, por askush nuk e korigjoi dhe opinioni publik mori një informacion të gabuar.
Nëse Komiteti i Ekspertëve do të funksiononte sipas ligjit do të kishte debate dhe natyrshëm edhe korigjime eventuale mes kolegesh.
Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e ekspertëve gjithshka mund të thuhet….sepse në fund të fundit dihet qe ai nuk kupton asgjë”, shkruan Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Përdorimi pa kriter i dezinfektantëve/ Pipero jep dy arsye pse duhet të hiqni dorë menjëherë

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, është shprehur që në krye të herës, që përdorimi i dezinfektantëve në masë nga qytetarëve nuk ishte i nevojshëm.

Sonte në “Opinion” Pipero ka treguar dhe disa nga kundërefektet që mund të japi në shëndet përdorimi pa kriter dhe i pa certifikuar i tyre.

“Unë personalisht e kam parë me shumë skepticizëm dezenfektimin në masë në mjediset publike dhe të jashtme. Ata tunelët dezinfektuese. Po ashtu do doja të thoja të bëhet kujdes sidomos me përdorimin e dezinfektantëve të pa certifikuar në mjediset e brendëshme.

Studimet kanë treguar se edhe në mjediset e jashtme është demtuar bimësiar, po ashtu rritet irritimi i rrugëve të sipërme të frymëmëmarrjes për qytetarët.

LEXO EDHE:  Aleati braktis Ramën/PDS i kalon votat LSI

LEXO EDHE:  Aleati braktis Ramën/PDS i kalon votat LSI

Ndërkohë në mjediset e brendëshme, përdorimi pa kriter me dezinfektant të pa licensuar në vend që të na japi ndihmë, na përkeqëson dhe na jep probleme për sytë dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jasht nuk e rekomandoj fare”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Personat e shëruar nga Covid në observim afatgjatë/ Pipero tregon pasojat tek këta individë

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, në një lidhje me emisionin “Opinion” është pyetur se ccfarë pasojash do të kenë personat që kanë kaluar Covid-19.

Pipero tha se nuk ka ende një përgjigje të saktë për këtë pasi është virus i ri, por ajo që dihet me siguri është se këta persona do mbahen në observim shumë gjatë për studim.

“Ccvfarë ndikimi do ketë në trupin e njeriut! Duhet të presim, është një virus i ri me shumë të panjohura, ndoshta do duhen disa vite.

Ka memdime që thonë nuk do ketë evidencë afatgjatë, ka të tjerë që thonë do të ketë.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili tregon si gënjen Kryeministri

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet ish-ministri i Ramës / "Veliaj, lëpirës pushteti"

Sapo ka filluar dhe ka ende të pa njohuara. Por personat që e kanë kaluar do mbahen në observim afatgjatë për të studiuar si do ndikojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“18 mijë viktima nga koronavirusi”/ Rama ia “lë fajin” ekspertit për deklaratën e tij

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e bërë prej tij pak kohë më parë lidhur me numrin e viktimave që priteshin në Shqipëri për shkak të koronavirusit.

Sipas Ramës, 18 mijë të vdekur kanë qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar.

“18 mijë të vdekur kanë qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar në studion e Fevziut. Një ekspert shqiptar që nuk është as i partisë, nuk ka asnjë marrëdhënie simpatizante me partinë tonë. Shifrat konkrrete që kam folur unë janë bazuar në projeksionet tona”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE