Connect with Us

Manastirliu: Nëse situata do të jetë e qëndrueshme, çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori  

Politikë

Manastirliu: Nëse situata do të jetë e qëndrueshme, çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori  

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se sipas planit në tentativë, nëse të dhënat në lidhje me Covid-19, do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët ëe vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qeveria “lëshon dorën”/ Nga 18 Maji hapen baret, restorantet, muzetë dhe lejohen stërvitjet e sportistëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, pas 18 majit do të ketë të tjera masa lehtësuese.

Ministrja theksoi se “Kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësise.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30.

Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

LEXO EDHE:  Foto-Rezonanca e re 3T/ Pajisje e fjalës së fundit të teknologjisë në spitalet publike

Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur…”/ Avokati denoncon skandalin, bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj vijon të kundërshtojë masat e qeverisë, dhe izolimin e qytetarëve në shtëpi.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se ndërsa njerëzit mbyllen në shtëpi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpërdoron taksat e qytetarëve.

Sipas Goxhajt gjatë natës, është prishur rruga tek Partizani i Panjohur për tu ribërë sërish, ndërkohë që sipas tij rruha ishte në gjendje të mirë.

Goxhaj thekson se i vetmi qëllim është të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur taksat e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Situata e vështirë nga koronavirusi/ Manastirliu: Vijon vaksinimi i fëmijëve

“Rruga yll bote mu te Partizani i Panjohur, e prish Veliaj për ta ribërë prapë ndërkohë që ju mbyllin në shtëpi. Këta nuk kanë hall me vjedh thjeshtë se mund të vidhshin duke bo ndonjë rrugë të prishme periferie! Këta duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur taksat tuaja!”-shkruan Goxhaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu prezanton planin e masave lehtësuese/ Rregullat e reja pas 11 majit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot planin e masave lehtësuese, që do të hyjnë në fuqi pas 11 majit.

Në një komunikim publik, Manastirliu theksoi se nga dita e hënë data 11 Maj, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Po ashtu ajo theksoi se në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Sa i takon fundjavës, ajo tha se do të mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të cdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

LEXO EDHE:  Manastirliu paralajmëron kryebashkiakët e zonave të gjelbërta/ Kemi gati frenat

“Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Theksojmë se është shumë I rëndësishëm zbatimi I distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.”-tha Manastirliu.

LEXO TE PLOTE