Connect with Us

Klubi i Serisë A tmerron Italinë, 3 lojtarë të rinj me koronavirus dhe një përsëritës

Seria A

Klubi i Serisë A tmerron Italinë, 3 lojtarë të rinj me koronavirus dhe një përsëritës

Publikuar

-

Rikthimi në stërvitje, duke filluar me ato individuale te Sampdoria, është pasuar me një deklaratë zyrtare që bën të qartë se edhe mes kësaj skuadre pa lojtarë që kanë rezultuar positive. Klubi i cili ishte ndër më të goditurit nga COVID-19 me 5 pozitivë në mars, ka bërë të ditur se tashmë kanë rezultuar pozitivë 3 lojtarë, ndërsa një i katërt është “përsëritës”.

Në mars kishin qenë 5 lojtarë të goditur nga koronavirusi: Gabiadini, Kolei, Ekdal, La Gumina dhe Thorsbi, të cilëve iu shtua edhe mjeku Amedeo Baldari. Sampdoria kishte bërë të ditur më 23 prill se të gjithë tashmë ishin negativë dhe nuk cilësoheshin me rrezikshmëri.

Por me testet e sotme, bie poshtë ky lajmërim i klubit, sidomos për rastin e çuditshëm të një prej lojtarëve i cili i përket grupit prej 5 futbollistësh që kishin qenë pozitivë më parë. Fakti që ai është infektuar përsëri, apo i është riaktivizuar virusi në trup, është një rast shqetësues që po studiohet në të gjithë italinë, pasi shton rrezikun e riinfektimit të personave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Napoli e Milani bëjnë paqe dhe ndajnë pikët

Publikuar

-

Nga

Napoli dhe Milan kanë barazuar 2-2 në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A. Ndeshja u karakterizua me mjaft raste shënimi dhe me një lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Ishte Theo Hernandez (20’) që i dha avantazhin Rossonerëve me anë të një vollej-goditje, para se Di Lorenzo (34’) të barazonte rezultatin. Në gjysmën e dytë, të parët që realizuan ishin vendasit me anë të Dries Mertens (60’), që i ndihmoi edhe një reagim i ngathët i portierit Donnarumma.

Mirëpo, skuadra e Piolit ishte ende në lojë dhe arritën golin e barazimin me anë të Franck Kessie (73’) nga pika e bardhë. Milan luajti me një lojtar më pak në minutat e fundit, kur Alexis Saelemaekers (88′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Napoli mbetet dy pikë para Milanit në renditjen tabelare, 52 dhe 50 respektivisht, duke u renditur në pozitat gjashtë dhe shtatë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kumbulla lë fushën i dëmtuar, Verona e pëson në fund

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 32-të në këtë kampionat.

Verona e Kumbullës dhe Rahmanit është barazuar në minutën e 96’ nga Fiorentina, teksa kishte qenë në avantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Kumbulla u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 78’, për shkak se pësoi një dëmtim.

Kaljari dhe Leçe kanë barazuar pa gola, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Nuk ka shkuar më shumë se barazimi as Parma me Bolonjën, në një ndeshje ku u shënuan 4 gola.

Sampdoria mposhti Udinezen me rezultatin 3-1 duke ju larguar kështu zonës së ftohtë dhe tani janë më të qetë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Ja si rreshtohen Napoli dhe Milani në supersfidën e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga ora 21:45, do të luhet ndeshja mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për javën e 32 në Serinë A.

Pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet mes këtyre ekipeve. Të dy skuadrat po kalojnë një formë shumë të mirë, teksa pas pandemisë kanë grumbulluar 4 fitore në 5 ndeshje të zhvilluara.

Milani vjen me moralin shumë të lartë, pasi në dy ndeshjet e fundit kanë mposhtur Juventusin dhe Lacion, ndërsa Napoli ka mposhtur Xhenoan dhe Romën.

Pritet një ndeshje pspektakolare në “San Paolo” me të dyja ekipet që do të kërkojnë të marrin maksimumin, pasi edhe në renditje ndahen me vetëm 2 pikë.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

LEXO TE PLOTE