Connect with Us

INSTAT bën gati anketën e madhe për shëndetin e popullsisë

Sociale

INSTAT bën gati anketën e madhe për shëndetin e popullsisë

Publikuar

-

Për herë këtë vit INSTAT do të zhvillojë një anketë për shëndetin e popullsisë së vendit. Anketa e cila do të bëhet në bashkëpunim me ekspertet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP)  do të jetë një burim i madh informacioni për individët në mënyrë që ata të marrin vendimet e duhura për shëndetin e tyre dhe gjithashtu do të ndihmojë institucionet dhe ekspertet e shëndetit të formulojnë programe të qarta për të orientuar politikat shëndetësore.

Për anketën e shëndetit janë bërë përpjekje disa vjeçare, por mungesa e ekspertëve ka vështirësuar realizimin e saj.

Sipas burimeve nga ISHP-ja anketa synon që të përcaktojë problemet kryesore të shëndetit publik në popullatë, duke përfshirë faktorët determinantë që ndikojnë në shëndet, paraqitjen e trendeve dhe, mbi të gjitha, parashikimin.

Aktualisht analizat e shëndetit publik nuk shtrihen aq gjerësisht sa duhet. Për arsye të burimeve të raportimit, të dhënat kryesisht paraqesin funksionimin dhe aktivitetet e shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe jo prevalencën e një sëmundjeje në popullatë.

Deri më tani ende nuk është realizuar ndonjë studim të plotë mbi shëndetin e popullatës së rritur shqiptare, të tipit Anketa Europiane e Shëndetit bazuar në intervista ose Anketa Europiane e Shëndetit bazuar në Ekzaminim (EHIS, ose EHES). Por, janë realizuar anketime të ngjashme të stilit të jetesës (përshembull, studimi Demografik dhe Shëndetësori Shqipërisë 2008-2009 dhe 2018-2019).

Mangësia kryesore e analizave të shëndetit është mungesa e ekspertëve me kualifikimin e duhur në profile të ndryshme, që nga specialistët e shëndetit publik, analistë, ekspertë IT dhe statisticienë/metodologjistë , deri tek modernizimi i të dhënave rutinë dhe realizimi i studimeve epidemiologjike.

Anketa e posaçme për shëndetin do të ndihmoje në hartimin e një raporti të detajuar shëndetësor që do të publikohet një herë në 5 vjet, që përfshin të gjithë problemet kryesore, duke përfshirë tendencat për 10-15 vitet e fundit dhe gjithashtu një vlerësim të shëndetit publik dhe programeve të ndërhyrjes, me parashikim të tendencave të ardhshme./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto- Shezlone të ndarë me litarë/ Shihni se si do bëhet plazh këtë vit

Publikuar

-

Nga

Tashmë që vera po afron, tema e plazhit është më e diskutuara në këtë periudhë kufizimesh për shkak të koronavirusit.

Një model mbi mënyrën se si do të bëhet plazhi këtë vit mund ta shihni në fotogaleri dhe është ideuar nga Spanja.

Pamjet vijnë nga plazhi Silgar në Galici, i cili është menduar të ndahet në pesë zona të ndryshme sipas grupmoshave.

Në të, hapësirat ndahen me litar, me një distancë prej 1.5 metër, duke i detyruar turistët që të qëndrojnë brenda sipërfaqes së diktuar, prej 9 metër katrorë.

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se ju nuk po pini mjaftueshëm ujë

Po ashtu në plazh do të ketë një hapësirë për shëtitje dhe lodra dhe tjetra për dushet publike dhe tualetet.

Ndërkohë teksa në Shqipëri është përfolur për një distancë rreth 3 metër të çadrave në plazh. Sa i takon larjes në det turistët duhet të mbajnë distancë prej tre metrash me përjashtim të rasteve kur prindërit kujdesen për fëmijët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lehtësimi i masave/ Meta shkëmben mendime me ambasadorët e vendeve të Ballkanit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Presidenti Meta dhe Ambasadorët e vendeve të rajonit, të akredituar në Tiranë, shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

U vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet tona treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.

Një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve tona.

U vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vendet tona për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, – theksoi Kreu i Shtetit.
Ne duhet të punojmë vazhdimisht, vijoi ai, për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat, duke ju referuar veçanërisht bashkëpunimit në fushat e emergjencave civile.

LEXO EDHE:  Opozita zhgënjeu qytetarët?/ Ish-deputetja e PD: Nuk i përfaqësonim dot

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se ju nuk po pini mjaftueshëm ujë

Gjatë takimit u shprehën gjithashtu falenderime për Presidencën kroate të BE-së, për organizmin e Samitit virtual të BE-së të 6 majit dhe mesazhet inkurajuese që ai dha në drejtim të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Meta theksoi se, pavarësisht pandemisë COVID-19, Shqipëria do të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lehtësohen sërish masat/ Rama sqaron çfarë do të ndodhë nëpër qytete, si do jetë fundjava

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama sqaron se nga e hëna e ardhshme në  Zonat e Kuqe, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Sipas Ramës, këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

Më tej Rama thekson se e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00.

“ Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE