Connect with Us

Humb betejën me koronavirusin/ Ndërron jetë ish-ministri i Shëndetësisë në Greqi

Bota

Humb betejën me koronavirusin/ Ndërron jetë ish-ministri i Shëndetësisë në Greqi

Publikuar

-

Ish ministri i Shëndetësisë në Greqi, Dhimitris Kremastinos ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Mediat greke raportojnë se Kremastinos ndodhej në spital prej më shumeë se 1 muaj pasi kishte komplikacione në rruget e frymëmarrjes.

Kujtojmë se Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.

LEXO EDHE:  Voltana Ademi bisedë telefonike me Manastirliun/ Zbulohen kërkesat

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 150./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tensionet Turqi-Greqi/ Media e njohur turke e transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke

Publikuar

-

Nga

Tensionet Turqi-Greqi/ Media e njohur turke e transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke

Së fundmi, situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë. Përpos asaj që ka ndodhur mes dy vendeve të Mesdheut, edhe një situatë tjetër aspak normale ka tërhequr vëmendjen.

Agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi” në mes të kësaj përplasjeje ka transmetuar pamjet e presidentit Erdogan me titra greke.



“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan media turke, duke bërë titra në gjuhën greke.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Rrjeti farmaceutik 5-fishon çmimin e maskave, qytetarët “masakrojnë” Manastirliun

LEXO EDHE:  Propozimi për ambasadoren e re në Athinë/ Bushati ashpërson tonet: Po shkelet ligji që kemi miratuar vetë

Kjo ngjarje ka habitur opinionin publik dhe nuk dihet se përse media e njohur turke ka vepruar në të tillë mënyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA arrin marrëveshjen me kompaninë Moderna/ Siguron 100 mln doza të vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.

Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.

“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën.

Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit.

“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vaksina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër, pas miratimit”, tha Presidenti Trump.
Masat e fundit të administrates së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.

President ka thënë se fundmi se është optimist se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit.



Presidenti Trump nuk bëri komente lidhur me një njoftim më herët të martën nga Presidenti rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit, megjithë mungesën e të dhënave që të justifikonin pretendimet e tij se vaksina është e sigurt për njerëzit.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Rrjeti farmaceutik 5-fishon çmimin e maskave, qytetarët “masakrojnë” Manastirliun

LEXO EDHE:  Voltana Ademi bisedë telefonike me Manastirliun/ Zbulohen kërkesat

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën, duke shtuar se ajo kishte pasur pak temperature ditën e parë, por i kishte rënë të nesërmen.

“Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror,

Prodhimi i vaksinës ruse, së cilës i është vënë emri Sputnik V, për nder të satelitit të pare të prodhuar nga njerëzit në botë, që u lëshua në hapësirë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, do të fillojë muajin e ardhshëm dhe vaksinat në masë mund të fillojnë që në tetor.

Vaksina ruse nuk është mes të paktave që kanë arritur fazën e tretë dhe finale të testimit tek njerëzit, që zakonisht përfshijnë mijëra njerëz dhe vazhdojnë për muaj me radhë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Çdo prodhues vaksinash duhet të ndjekë këtë procedurë që garanton se ajo është e sigurt dhe që të ketë rekomandimin e OBSH-së”, tha të martën nëndrejtori i degës rajonale të OBSH-së, Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetit, Jarbas Barbosa./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Publikuar

-

Nga

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka pretenduar se ka fituar rreth 80 për qind të votave.

Mirëpo këto deklarata kanë nxitur protesta të dhunshme për dy net me radhë, si dhe përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve opozitarë.

Një protestues është vrarë në këto përleshje.

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanouskaya ka thënë të martën se është larguar drejt Lituanisë, për hir të fëmijëve të saj.



“Zgjedhjet as nuk kanë qenë të lira dhe as të drejta”, ka thënë Borrell përmes një deklarate, duke cituar “raporte kredibile” të vëzhguesve të brendshëm, të cilët kanë treguar se procesi zgjedhor nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

LEXO EDHE:  Zgjidhja/ Si Edi Rama mund të kthejë studentët shqiptarë në shtëpitë e tyre

“Autoritetet shtetërore kanë përdorur dhunë të papranueshme dhe joproporcionale… mijëra persona janë ndaluar dhe shtypja është rritur ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Borrell ka thënë se blloku evropian, në kuadër të procesit të rishikimit të marrëdhënieve me Bjellorusinë, mund të marrë masa “kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën, arrestimet e paarsyetuara dhe rezultatet zgjedhore”, ndonëse nuk ka dhënë hollësi.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë menjëherë personat e ndaluar./ REL

LEXO TE PLOTE