Connect with Us

Dëshmia shokuese: Covid-19, virus i modifikuar në laborator, që kompanitë farmaceutike të fitojnë miliarda nga vaksinat

Politikë

Dëshmia shokuese: Covid-19, virus i modifikuar në laborator, që kompanitë farmaceutike të fitojnë miliarda nga vaksinat

Publikuar

-

Përkthyer dhe përshtatur  nga CNA.al

Dr.Xhudi Mikovic, është cilësuar si një nga shkencëtaret më të mira të gjeneratës së saj. Teza me të cilën mbrojti doktoraturën në vitin 1991, e revolucionarizoi trajtimin e sëmundjes së HIV-AIDS. Kur ishte në kulmin karrierës së saj, Mikovic publikoi një artikull në një revistë shkencore, që tronditi komunitetin shkencor.

Aty ajo zbuloi se përdorimi i zakonshëm i kafshëve dhe i indeve të fetusit njerëzor, ishte duke shkaktuar lindjen e sëmundjeve të rënda kronike. Ajo shokoi botën edhe për sekretet vdekjeprurëse të kompanive të mëdha farmaceutike. Këto të fundit bënë gjithçka që t’i shkatërronin karrierën dhe emrin e saj të mirë.

Dhe tani që fati i kombeve të botës është në fije të perit, ajo denoncon me emër ata që fshihen pas “murtajës” së korrupsionit, siç titullohet edhe libri që ka publikuar disa kohë më parë, dhe që po vënë në rrezik ekzistencën e gjithë njerëzimit. CNA.al ka sjelle të përkthyer një intervistë të ditëve të fundit ku jepen fakte dhe argumenta shokuese.

Pra ju bëtë një zbulim që binte ndesh me narrativën zyrtare?

E saktë.

Dhe për këtë gjë ata bënë gjithçka që kishin në dorë për t’ju shkatërruar jetën, ju arrestuan, ju lanë në liri me kusht…

Po për 5 vjet. Nëse unë do të vazhdoja të isha aktive në mediat sociale, nëse do të thoja çdo lloj gjëje, ata do të gjenin prova të reja, dhe do të më fusnin sërish në burg. Në atë kohë unë qaja shpesh me veten, pasi e dija se ata nuk kishin asnjë provë kundër meje, madje as herën e parë. Unë mund të sillja në gjykatë 97 dëshmitarët e mi, perfshirë drejtuesit e mëdhenj si Entoni Fauçi.

Dhe për çfarë ju akuzuan?

Për asgjë.

Por ti u fute në burg…

Unë u mbajta në burg pa asnjë akuzë, u cilësova si një e arratisur nga drejtësia. Nuk pati asnjë mandat arresti. Policia erdhi dhe më mori me forcë nga shtëpia. Fqinjët tanë, po shihnin të habitur atë që po ndodhte. Ata kontrolluan shtëpinë time, pa autorizimin e gjykatës. E terrorizuan tim shoq për 5 ditë me radhë, dhe i kërkuan me ngulm shënimet dhe materialet e mia, të cilat në fakt ishin në kokën time.

Shumë në tjerë në pozitën tuaj do të ishin tërhequr , por nuk e këni bërë këtë. Pasi iu hoqën kufizimet, ju keni shkruar një libër “Murtaja e korrupsionit”, ku akuzoni me emra…

Absolutisht po.

Ata u përpoqën t’ju mbyllin gojën. Unë ju pyes sot, që po i sfidoni sërish ata:A keni frikë për jetën tuaj, kur të dilni nga këtu?

Sepse nëse nuk i ndalojmë tani, do ta harrojmë jo vetëm republikën tonë, lirinë, por mund të harrojmë edhe njerëzimin, pasi do të vritemi të gjithë nga kjo axhendë e errët.

Pra Entoni Fauçi, njeriu që drejton luftën kundër pandemisë në SHBA, është përfshirë në një skandal?

Ai fshehu qëllimisht kurën ndaj AIDS, dhe në fakt të gjithë që heshtën u shpërblyen në miliona dollarë fonde nga organizata e Toni Fauçit, Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID). Ata që patën gisht në atë punë, vazhdojnë të përfitojnë edhe sot shuma të mëdha parash nga NIAID.

Dhe e gjithë bota po dëgjon këshillat e tij, mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë aktuale. Nga ta dimë që ajo që ai po thotë, është ajo që ne duhet të mësojmë?

Ajo që ai thotë është absolutisht propagandë, e njëjta lloj propagandë që ai ka përdorur për të vrarë miliona njerëz që nga vitit 1984. Gjithçka filloi kur unë ishte 25-vjeç, kur isha pjesë e ekipit që e izoloi virusin HIV-in nga pështyma dhe gjaku i pacientëve nga Franca, ku dr.Lyk Montanjer e izoloi i pari virusin.
I yni ishte në fakt një studim konfirmues. Por Toni Fauçi dhe Robert Galo, bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të shtyrë historinë në një kurs tjetër. Në atë kohë dr.Roseti ndodhej jashtë qytetit, dhe Toni Fauçi më thotë që e dinte se ne të dy po përgatisnim një punim shkencor. Ai donte një kopje të tij.
Dhe unë iu thashë:Po ka një studim, por ai është konfidencial, dhe unë nuk do t’ju jap një kopje
të tij. Ai nisi të më bërtasë dhe më tha:Na e jep tani studimin, ose do të pushohesh nga puna për mosbindje ndaj eprorëve. Unë iu përgjigja:Kur kur doktori të kthehet në punë, ju mund të bisedoni me të.
Dhe kur dr.Frenk u kthye disa javë më vonë, nën presion ai ia dha studimin tonë Fauçit. Ky e mbajti peng për disa muaj, derisa Robert Galo shkroi studimin e tij, dhe mori të gjitha meritat dhe patentën e kurës. Kjo vonesë shkaktoi përhapjen e virusit, dhe vrasjen e miliona njerëzve. HIV-AIDS u perhap për shkak të arrogancës të një grupi njerëzish, dhe mes tyre përfshihet edhe Robert Redfilld që tani është kryetar i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA. Bashkë me Toni Fauçin, ai mori meritat dhe paratë për terapinë e Il-2, që ishte absolutisht një terapi e gabuar.

LEXO EDHE:  Pse po funksionojnë bllokimet e dyta më pak të ashpra në Evropë

Çdo njeri që jep këshilla globale për shëndetësinë, dhe zotëron nga ana tjetër patentën e një vaksine, a nuk është në fakt në një konflikt interesi?

Po, dhe kjo është një nga gjërat që kam dashur t’ja them presidentit Trump. Unë e denoncoj Aktin Bajh-Doll, që u njohu të drejtën punonjësve të qeverisë të patentojnë zbulimet e tyre në mënyrë që të pretendojnë pronësinë intelektuale e zbulimeve, të financuara nga taksapaguesit amerikanë.
Qëkur ndodhi kjo gjë në fillim të viteve 1980, shkenca u shkatërrua, dhe lejoi zhvillimin këtyre konflikteve të interesit. Dhe kjo i jep mundësinë të jetë protagonist edhe një njeri si Bill Gejts që ka miliarda dollarë pasuri, edhe pse askush nuk e ka zgjedhur, ndonëse nuk ka formim mjekësor, dhe asnjë ekspertizë. Por ne i lejojmë njerëzit të tillë të kenë një ndikim në këtë vend, duke shkatërruar jetën e miliona njerëzve.

Nëse i bëjmë vaksinat të detyrueshme në rrafshin global, unë e imagjinoj se këta njerëz do të fitojnë qindra miliarda dollarë…

Po dhe ata do të vrasin miliona njerëz, siç kanë bërë tashmë me vaksinat e tyre. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë që mund të vrasë ndonjë virus ARN.

Ju jeni kundër vaksinës?

Absolutisht,jo. Në fakt vaksina është një terapi imunitare. Puna ime është të zhvilloj terapi të tilla. Për këtë gjë shërbejnë vaksinat.

Besoni se Covid-19 u krijua në një laborator?

Nuk do ta përdor termin”krijuar”. Por nuk mund të thuash që u krijua në mënyrë natyrale, nëse ai ia dalë nga një laborator. Ndaj është mëse e qartë që ky virus është manipuluar. Këto familje virusesh janë manipuluar dhe u studiuan në laborator, ku u çuan edhe kafshët.
Po të mos ishte e qëllimshme, nuk ka mundësi që dikush të shkojë në një treg, të blejë një
lakuriq nate, dhe virusi të kalojë befas në trupin e tij. Kjo ndodh vetëm kur ka ndërhyrje që përshpejton evolucionin e virusit. Nëse do të ndodhte në mënyrë natyrale, kjo do të kërkonte 800 vjet apo më shumë. Dhe nga SARS deri tani, kjo ndodhi brenda një dekade.

A keni ndonjë ide se ku ka ndodhur ky manipulim?

Unë jam e sigurt se ka ndodhur midis Laboratorit Fort në Karolinën e Veriut, Institutit të
Sëmundje Infektive të Ushtrisë Amerikane dhe Laboratorit kinez në Vuhan. Në vitin 1999, unë kam punuar në Fort Detrik. Detyra ime ishte të mësoja se si virusi Ebola infektonte qelizat njerëzore pa i vrarë ato. Ebola nuk mund të infektonte dot qelizat njerëzore, derisa u fut në laboratorë.

Unë kam biseduar me disa mjekë, që e kanë pranuar se kanë shtuar artificialisht numrin e pacientëve me Covid-19?

Sigurisht, një shtrim me Covid-19 në një spital amerikan i kushton shtetit 13 mijë dollarë, dhe nëse një pacient përfundon në ventilator, spitali fiton 39 mijë dollarë, pra 3 herë më shumë. Dhe ata i vrasin me ato ventilatorë, pasi i bëjnë trajtimin e gabuar.

Është e drejtë të thuhet se çdo gjë që nuk mund të jetë e patentuar, pengohet qëllimisnht të dalë në treg, pasi prej saj nuk mund të përfitohen para?

Absolutisht po, dhe kjo është saktësisht ajo që po ndodh me Covid-19. Loja është që të pengohen terapitë efektive, derisa të infektohen që të gjithë, në mënyrë që njerëzit të pranojnë të vaksinohen, dhe kjo duke e ditur që vaksinat e gripit rritin me 36 përqind shanset e prekjes nga Covid-19.

Nga del kjo e dhënë?

Këto të dhëna vijnë nga një botim i vitit të kaluar, ku pjesëtarët e ushtrisë amerikane që ishin vaksinuar ndaj gripit, ishin më të ndjeshëm ndaj koronaviruseve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse keni këllqe, keni kohë deri më 9 shtator”/ Murrizi sfidon hapur aleatët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj aleatëve, të cilët morën 9 mandate me 25 prill, dhe prej asaj kohe nuk iu është dëgjuar zëri të dalin kundër Ramës.

Murrizi ngre një pyetje publike për ta, duke aluduar nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Deri më date 9 shtator keni kohë që të shkoni tek autoriteti i dosjeve e të merrni çertifikatën e pastertisë së figurës nëse keni këllqe, shton Murrizi.

Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.

“25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????

Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit

Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Publikuar

-

Nga

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Pak ditë pas vizitës në Hungari, presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi kanë shkuar në SHBA.

Udhëtimi i tyre ka qenë thuajse ‘sekrete’ duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo publikisht lidhur me këtë vizitë.

Ata janë takuar në SHBA me lobistin libanez Safi Kaskas e bashkëshorten e tij. Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e tij.

Lobisti i njohur sqaron edhe si është njohur me presidentin Meta e bashkëshorten e tij Kryemadhi.

I pyetur nga një person poshtë fotos së publikuar prej tij në Facebook, Kaskas rrëfen se bashkëshortja e tij dhe ajo e Metës kanë punuar prej vitesh së bashku.

Dy ditë më vonë, lobisti libanez Kaskas ka pritur në zyrë kandidatin për Presidentin e Liberisë.

Kush është Safi Kaskas

Libanezi është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:  Zyrtarja e kompanisë Pfizer: Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Së bashku do t’ja dalim!

Kaskas është një bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Përveç përqendrimit të tij në shkencat e menaxhimit strategjik, Kaskas ka studiuar fetë Abrahamike dhe ka ligjëruar në të gjithë SHBA për tema që lidhen me Islamin, zhvillimin e myslimanëve amerikanë dhe të ardhmen e Islamit në SHBA.

Ai ka investuar 30 vjet të jetës së tij në dialog dhe ndërtimi i urës midis ithtarëve të feve Abrahamike. Kaskas shërben si anëtar bordi i Trac5, një organizatë që punon për zgjidhjen e konflikteve të bazuara në besim dhe është i ftuar të flasë rregullisht në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare në Uashington, DC për tema të tilla si pajtimi, Kurani dhe mësimet e Jezusit.

Kohët e fundit, Kaskas ishte bashkëautor i “Kurani – me Referenca në Bibël, Një Kuptim Bashkëkohor”, një përkthim i ri, i papërfunduar kurrë më parë i Kur’anit në anglishten bashkëkohore që përmban më shumë se 3,000 referenca paralele në Bibël.(hashtag)

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE