LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet dhe përplasjet/ Shtyhet data e zgjedhjeve në universitete

8 Maj 2020, 09:13, Politikë CNA
Debatet dhe përplasjet/ Shtyhet data e zgjedhjeve në universitete

Shtyhet data e zgjedhjeve për rektor dhe për anëtarë të senatit në universitete që ishte vendosur të mbaheshin më 12 qershor

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

?Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.
Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët?, shkruan Shahini.

Kujtojmë se vendimi i Ministrisë së Arsimit për të lejuar zhvillimin e zgjedhjeve në universitete gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, ktheu debatet me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni./CNA.al

Lajmet e fundit nga