Connect with Us

Bie numri i rasteve të reja me Covid/ 8 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Shëndeti

Bie numri i rasteve të reja me Covid/ 8 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Bie numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja.

“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik.
Rritja e vigjilencës, hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik i rasteve në mënyrë aktive bëhen të rëndësishme me rënien e nivelit të përhapjes së virusit.
Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.

Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19.
Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19.
Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Itali/ 570 humbje jetësh në 24 orët e fundit

Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.

Nga data 27 Prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së ri-hapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar në tregues të matshëm.
Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.
Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.
Nëse keni shenja të sëmundjes Covid-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.”, thuet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

35 fëmijë të infektuar pa simptoma/ Arsyet përse të vegjlit reagojnë më mirë ndaj Covid

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Shërbimit të Pediatrisë, Gjeorgjina Lito Kule ka folur lidhur me infektimin e fëmijevë nga koronavirusi.

Drejtuesja e shërbimit të Pediatrisë, sqaron se të 35 fëmijët që janë zbuluar janë pa simptoma, kanë temperaturë të lehtë dhe janë mjekuar të gjithë pa pasur nevojë që të shtrohen në spital.

“Numri i fëmijëve të prekur ka qenë shumë më i vogël dhe reagojnë me mirë. 2 % janë hospitalizuar dhe rastet fatale janë shumë të pakta. Sipas një përditësimi të bërë nga shumë ekspertë të vendeve të botës është sqaruar se fëmijët janë shumë afër vaksinimit bazal, që i mbrojnë nga një grup i mirë të infeksioneve. Pra, kanë më shumë antikorpe jo specifike, që i mbrojnë këta fëmijë. Një tjetër hipotezë që ka lidhje me këtë reagim është në lidhje me receptorët që ky virus hyn në organizëm. Te fëmijët ka më shumë receptorë dhe nga ana tjetër thuhet se duke qenë se kanë papjekuri imune, shpjegon një nga faktet që edhe kur preken nuk kalojnë në forma të rënda, por nuk ka një
Nga depistimi që është bërë vetëm 2-3 raste kanë qenë me temperature”, thotë Kule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A është Kina fajtore për virusin Corona?

Publikuar

-

Nga

Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?
Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?

Në një raport të aleancës së shërbimeve sekrete të pesë vendeve të mëdha anglishtfolëse (SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, të quhtur si „Five Eyes”, flitet për një lakuriq, që është kontrolluar në një laborator në Wuhan. Raporti ka rënë në duart e gazetës ditore australiane “The Daily Telegraph”. Prej publikimit të këtij raporti janë shtuar dukshëm lajmet për mundësinë e “bërjes së virusit Corona nga njerëzit në laboratorin e Wuhanit”. Përveç kësaj, bota ka humbur kohë të vlefshme në luftën kundër virusit Corona, për shkak se mendohet që Kina ka fshehur informacione të rëndësishme. Fajësime të këtilla ka ngritur Presidenti amerikan Donald Trump, por edhe shtypi bulevardesk gjerman. Pra një skandal gjigand?

Tone të reja nga SHBA

Më e rëndësishmja është që virusi Corona nuk është prodhuar nga njeriu dhe nuk është përhapur qëllimisht dhe me plan. Për pohimet të tilla nuk ka kurfarë dëshmie në rapotin e shërbimeve sekrete. Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA-së, i cili ka nën vete 17 shërbime të ndryshme, ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku thuhet se as shërbimet sekrete nuk kanë të dhëna të cilat dëshmojnë se Covid-19 është prodhuar nga njerëzit apo modifikimet gjenetike.
Por shërbimet sekrete po vazhdojnë me hulumtimet nëse virusi ka kaluar nga kafshët tek njeriu apo është paraqitur pas një incidenti në laboratorin në Wuhan.

Ambasadori Richard Grenell u shpreh së fundi me këto tone dhe nuk donte të komentonte pohimet sensasionaliste.

Nuk është projekt sekret

Vetëm disa ditë pas publikimit të kësaj kumtese zyrtare është publikuar edhe një raport në “Saturday Telegraph”. As në këtë raport, i cili u referohet burimeve sekrete australiane të shërbimit ASIS, nuk ka të dhëna se virusi Corona është bërë nga njeriu.

Aspekti më interesant deri tani janë informacionet për hulumtimet në zbardhjen e të dhënave për virusin Corona. Kjo sepse prej 15 vitesh, siç shkruan “Saturday Telegraph”, një ekip i virologëve kinez, i drejtuar nga Dr. Shi Zhengli, drejtor i Qendrës për Sëmundje Infektive në Institutin për Virologji në Wuhan, është duke studiuar virusin Corona tek lakuriqët. Virusë të tillë ka rreth 5.000 lloje, e Dr. Shi ka studiuar të paktën 50 prej tyre. Por ky nuk ka qenë në asnjë mënyrë ndonjë projekt sekret kinez. Ekipi ka bashkëpunuar për shembull edhe me “Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation CSIRO” në Australi. Dr Shi vet ka kaluar shumë vite si bashkëpunëtor i Peng Zhou në këtë institut. Një partner tjetër është edhe Universiteti North Carolina, në SHBA.

Qëllimi i studimeve ka qenë që të izolohen virusët e lakuriqëve dhe të hulumtohet mundësia e kalimit të tyre tek njeriu. Në nëntor të vitit 2015, Dr. Shi ka konstatuar në një studim në Universitetin North Carolina se virusët e ngjashëm me SARS, mund të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se deri tani nuk ka ndonjë terapi kundër tyre. Me 2019 është botuar një studim tjetër ku thuhet se është shumë e mundur që virusët SARS apo MERS të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se kjo do të mund të ndodhte në Kinë.

Përgënjeshtrimi i spekulimeve

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Ulet numri i viktimave në Itali

LEXO EDHE:  Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Këtu është theksuar edhe rreziku i lartë i kalimit të virusëve tek studiuesit, nëse vie deri tek ndonjë fatkeqësi. Ndaj janë kërkuar masa më të larta sigurie në laboratori. Këtu janë paraqitur edhe raporte të diplomatëve amerikanë në Kinë, të cilët kanë pohuar në dhjetor të vitit 2019, se në Wuhan duhet të ngrihen masat e sigurisë, por këto pohime nuk janë konfirmuar deri tani.

Në raportin e shërbimit sekret australian thuhet se këto pohime nuk janë të vërteta. Ndaj qeveria autraliane ka pohuar se virusi ka ardhur, me një siguri prej 95 %, nga një treg në Wuhan. Por mbeten edhe 5% të mundësisë që virusi të ketë kaluar rastësisht gjatë studimeve tek njeriu. Pohimet australiane janë tërësisht në kundërshtim me ato të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump.
Ministri i Jashtëm amerikan (ish-shefi i CIA) Mike Pompeo pohon se “ka shumë të dhëna se virusi ka ardhur nga laboratoria në Wuhan.”

Fshehja e të dhënave

Pjesa më brizante e raportit të shërbimit australian është fshehja dhe asgjësimi i të dhënave nga Kina, në dhjetor të vitit të kaluar, për këtë sëmundje. Shqetësues është edhe rasti i Huang Yan Ling, e cila ka bashkëpunuar në studimet e laboratorit Wuhan. Mendohet se ajo ka qenë paciantja e parë, pra „patient zero”, e virusit Corona. Pak kohë më pas, ajo është zhdukur, ndërsa biografia e saj online është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Ndërsa në janar janë arrestuar shumë mejkë të Wuhanit, të cilët kanë forlur për këtë sëmundje, nën akuzat se “po përhapin spekulime”. Njëkohësisht, qeveria kineze ka fshirë nga interneti nocionet e kërkimit, si “SARS variation”, “Wuhan seafood market” dhe „Wuhan unknown pneumonia”. Të dhënë shumë të qarta pra se kemi të bëjmë me një cenzurë të regjimit komunist në Pekin, i cili pretendon të kontrollojë të gjitha të dhënat për pandeminë. Por kritika më e rëndë ndaj Kinës është ajo që ka të bëjë me pohimet se Kina e ka ditur që në dhjetor se virusi mund të kalojë nga njeriu tek njeriu, por për këtë e ka ifnormuar OBSH me 20 janar 2020.
Përgënjeshtrimet, arrestimet dhe cenzura janë reagime tipike të një regjimi diktatorial në krizat e paparashikueshme. Sëmundjet, katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë janë gjithmonë të rrezikshme për monopolin e pushtetit në diktatura. Partia Komuniste nuk do të rrezikojë në rastet e tilla, siç dëshmon edhe rasti i Çernobilit në BRSS, në vitin 1986. Ngjarjet e atëhershme për BS sikur edhe ato të tanishmet për Kinën mund të kenë pasoja tepër të rënda.

Përgjegjësia

Shërbimet sekrete pohojnë se Kina nuk është fajtorja e vetme për përmasat e pandemisë. Rreziku nga virusët e këtillë është i njohur kaherë. Në Gjermani ka pasur edhe skenarë për mbrojtje nga pandemitë në vitin 2012, kur janë bërë analiza të ndryshme. Rezultati: mungojnë përgatitjet dhe kapacitetet për mbrojtje nga pandemitë e këtilla. Duket se Evropa, SHBA dhe vendet tjera nuk janë përgatitur me kohë për pandemi të këtilla. Pas përmasave tragjike të pandemisë në Itali u pa se masat duhet të ndryshojnë dhe duhet të jenë shumë më efikase. Ndaj nuk është e sigurt nëse suksesi do të ishte më i madh edhe sikur Kina të kishte njoftuar menjëherë në dhjetor për përmasat e rrezikut./DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve/ Vasili nxjerr videon: Publiku mori një informacion të gabuar!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar videon e mbajtjes dje të mbledhjes live të Komitetit të Ekpertëve, të cilën e drejtonte kryeministri Edi Rama.

Vasili shprehet se Edi Rama drejton në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.

Vasili thekson se gjatë mbledhjes pati gabime të termave të përdorur, por askush nuk e korrigjoi dhe opinioni publik mori një informacion të gabuar.

“Ja cfarë ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e eksperteve te COVID-19….!(VIDEO).
“Dje Edi Rama drejtoi në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.
Se sa kupton ai nga Epidemiologjia, por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet….!
Një nga specialistet pohoi dje se bërja e vaksinës u siguron qytetarëve Imunitet Pasiv.
Ky është një pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojnë vetëm Imunitet Aktiv. Imuniteti Aktiv është një mbrojtje shumë e gjatë në kohë në disa raste edhe për të gjithë jetën.
Ndërsa Imuniteti Pasiv është një mbrojtje shumë e shkurtër në kohë dhe jo e përhershme. Natyrshëm specialisti mund të ketë bërë ndoshta një lapsus, por askush nuk e korigjoi dhe opinioni publik mori një informacion të gabuar.
Nëse Komiteti i Ekspertëve do të funksiononte sipas ligjit do të kishte debate dhe natyrshëm edhe korigjime eventuale mes kolegesh.
Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e ekspertëve gjithshka mund të thuhet….sepse në fund të fundit dihet qe ai nuk kupton asgjë”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE