Connect with Us

ANALIZA/ Ja 5 arsyet pse kampionati duhet të luhet

Super Liga

ANALIZA/ Ja 5 arsyet pse kampionati duhet të luhet

Publikuar

-

Janë pesë arsye të forta pse kampionati shqiptar duhet të mbyllet me çdo mënyrë në bazë të kalendarit. Kategoria Superiore duhet të zhvillojë 10 ndeshje, ndërsa ekipet që shkojnë deri në finale të Kupës së Shqipërisë, edhe 5 takime të tjera.

Arsyeja e parë pse duhet luajtur është që ky sezon të mos mbetet një njollë në historikun e futbollit shqiptar si kampionati që u ndërpre dhe nuk vazhdoi më prej pandemisë.  Edhe në vitin 1997, pavarësisht situatës kritike në vend, sezoni u mbyll në verë.

Arsyeja e dytë që duhet të luhet patjetër është se verdiktet duhet të jepen në fushën e lojës dhe jo në tavolinë.

Gjithashtu, një tjetër arsye e fortë për të vazhduar deri në fund garën është evitimi i paragjykimeve që mund të ketë nga opinioni sportiv nëse merren vendime në tavolinë. Pra, për të shmangur polemikat rreth asaj që meritojnë ekipet për atë që kanë dhënë në fushë, atëherë duhet të luhet patjetër, në mënyrë që klubi kampion, ato që shkojnë në Europë apo zbresin nga kategoria, të vendosen në fushë.

Një arsye e fortë është edhe për futbollistët, të cilët duke luajtur javët e mbetura, do të mbeten në treg për t’u transferuar në verë në ekipe jashtë Shqipërisë.

Arsyeja e fundit, por jo e fundit për nga rëndësia janë të ardhurat e të drejtës televizive të Superiores./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Maliqi godet në merkato, merr ish-sulmuesin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, Maliqi po mundohet të bëjë lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë merkatoje, teksa dëshiron të bëjë sa më mirë në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

Nën urdhrat e stafit teknik të klubit maliqar, që nga dita e nesërme do të vihet një lojtar i ri. Ish-sulmuesi i Skenderbeut, Paolo Ivani është futbollisti që do i bashkohet Maliqit për edicionin e ri, pasi ka gjetur akordin me klubin për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

Së fundmi, Ivani ka luajtur me Devollin, por tashmë do të jetë pjesë e maliqarëve, të cilët kanë si objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë menduar të mos bëjnë shumë ndryshime, duke ruajtur thuajse të gjithë grupin që siguroi ngjitjen historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Meksi mund të largohet, Skënderbeu gjen pasuesin e tij në krahun e djathtë

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu kërkon që në sezonin e ri, të qëndrojë sa më larg fundit të tabelës e të luftojë për objektiva më prestigjiozë. Ndaj për këtë arsye, korçarët po punojnë jo vetëm që të krijojnë një formacion stabël, por edhe të kenë alternativa në pankinë.

Kështu, sot me “ujqërit” ka nisur stërvitjen një futbollist i cili aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin ganez, të lindur në Itali, Zhozef Asante.

Ky i fundit, është rritur si futbollist në akademitë e klubeve italiane, duke qenë pjesë e emrave si Parma apo Karpi, ndërsa në futbollin profesionist ka eksperienca në futbollin austriak me Austria Klagenfurt dhe në atë slloven me Gorica e Brda.

Lojtari ka dalë sot në stërvitje dhe në ditët në vijim pritet që të firmosë për korçarët, duke qenë një alternativë më shumë për Memellin në krahun e djathtë të prapavijës ku titullar është Meksi, por ky i fundit nuk e ka të sigurt qëndrimin në Korçë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-futbollisti i Juventusit emërohet trajner i Apolonisë së Fierit

Publikuar

-

Nga

Apolonia arrin akordin me trajnerin e ri. Pasardhësi i Fabricio Kamaratës në pankinën fierake do të jetë një tjetër italian.

Bëhet fjalë për Manuele Blasin, një ish-futbollist i Kombëtares italiane me karrierë në klube të njohura si Juventus, Napoli, Parma e Fiorentina, ndërsa si trajner, me një përvojë thuajse modeste, 3-4 vjeçare.

Nga burimet tona të sigurta, mes Blasit dhe klubit fierak është arritur marrëveshja dhe mbetet vetëm formaliteti i firmës, që pritet në ditët e para të kësaj jave. Së fundmi ai ka qenë trajner në Qipro te Aja Napa në Ligën e Dytë.

LEXO TE PLOTE