Connect with Us

A është Kina fajtore për virusin Corona?

Shëndeti

A është Kina fajtore për virusin Corona?

Publikuar

-

Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?
Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?

Në një raport të aleancës së shërbimeve sekrete të pesë vendeve të mëdha anglishtfolëse (SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, të quhtur si „Five Eyes”, flitet për një lakuriq, që është kontrolluar në një laborator në Wuhan. Raporti ka rënë në duart e gazetës ditore australiane “The Daily Telegraph”. Prej publikimit të këtij raporti janë shtuar dukshëm lajmet për mundësinë e “bërjes së virusit Corona nga njerëzit në laboratorin e Wuhanit”. Përveç kësaj, bota ka humbur kohë të vlefshme në luftën kundër virusit Corona, për shkak se mendohet që Kina ka fshehur informacione të rëndësishme. Fajësime të këtilla ka ngritur Presidenti amerikan Donald Trump, por edhe shtypi bulevardesk gjerman. Pra një skandal gjigand?

Tone të reja nga SHBA

Më e rëndësishmja është që virusi Corona nuk është prodhuar nga njeriu dhe nuk është përhapur qëllimisht dhe me plan. Për pohimet të tilla nuk ka kurfarë dëshmie në rapotin e shërbimeve sekrete. Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA-së, i cili ka nën vete 17 shërbime të ndryshme, ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku thuhet se as shërbimet sekrete nuk kanë të dhëna të cilat dëshmojnë se Covid-19 është prodhuar nga njerëzit apo modifikimet gjenetike.
Por shërbimet sekrete po vazhdojnë me hulumtimet nëse virusi ka kaluar nga kafshët tek njeriu apo është paraqitur pas një incidenti në laboratorin në Wuhan.

Ambasadori Richard Grenell u shpreh së fundi me këto tone dhe nuk donte të komentonte pohimet sensasionaliste.

Nuk është projekt sekret

Vetëm disa ditë pas publikimit të kësaj kumtese zyrtare është publikuar edhe një raport në “Saturday Telegraph”. As në këtë raport, i cili u referohet burimeve sekrete australiane të shërbimit ASIS, nuk ka të dhëna se virusi Corona është bërë nga njeriu.

Aspekti më interesant deri tani janë informacionet për hulumtimet në zbardhjen e të dhënave për virusin Corona. Kjo sepse prej 15 vitesh, siç shkruan “Saturday Telegraph”, një ekip i virologëve kinez, i drejtuar nga Dr. Shi Zhengli, drejtor i Qendrës për Sëmundje Infektive në Institutin për Virologji në Wuhan, është duke studiuar virusin Corona tek lakuriqët. Virusë të tillë ka rreth 5.000 lloje, e Dr. Shi ka studiuar të paktën 50 prej tyre. Por ky nuk ka qenë në asnjë mënyrë ndonjë projekt sekret kinez. Ekipi ka bashkëpunuar për shembull edhe me “Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation CSIRO” në Australi. Dr Shi vet ka kaluar shumë vite si bashkëpunëtor i Peng Zhou në këtë institut. Një partner tjetër është edhe Universiteti North Carolina, në SHBA.

Qëllimi i studimeve ka qenë që të izolohen virusët e lakuriqëve dhe të hulumtohet mundësia e kalimit të tyre tek njeriu. Në nëntor të vitit 2015, Dr. Shi ka konstatuar në një studim në Universitetin North Carolina se virusët e ngjashëm me SARS, mund të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se deri tani nuk ka ndonjë terapi kundër tyre. Me 2019 është botuar një studim tjetër ku thuhet se është shumë e mundur që virusët SARS apo MERS të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se kjo do të mund të ndodhte në Kinë.

LEXO EDHE:  Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare/ Rregullat e reja që do zbatohen

Përgënjeshtrimi i spekulimeve

Këtu është theksuar edhe rreziku i lartë i kalimit të virusëve tek studiuesit, nëse vie deri tek ndonjë fatkeqësi. Ndaj janë kërkuar masa më të larta sigurie në laboratori. Këtu janë paraqitur edhe raporte të diplomatëve amerikanë në Kinë, të cilët kanë pohuar në dhjetor të vitit 2019, se në Wuhan duhet të ngrihen masat e sigurisë, por këto pohime nuk janë konfirmuar deri tani.

Në raportin e shërbimit sekret australian thuhet se këto pohime nuk janë të vërteta. Ndaj qeveria autraliane ka pohuar se virusi ka ardhur, me një siguri prej 95 %, nga një treg në Wuhan. Por mbeten edhe 5% të mundësisë që virusi të ketë kaluar rastësisht gjatë studimeve tek njeriu. Pohimet australiane janë tërësisht në kundërshtim me ato të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump.
Ministri i Jashtëm amerikan (ish-shefi i CIA) Mike Pompeo pohon se “ka shumë të dhëna se virusi ka ardhur nga laboratoria në Wuhan.”

Fshehja e të dhënave

Pjesa më brizante e raportit të shërbimit australian është fshehja dhe asgjësimi i të dhënave nga Kina, në dhjetor të vitit të kaluar, për këtë sëmundje. Shqetësues është edhe rasti i Huang Yan Ling, e cila ka bashkëpunuar në studimet e laboratorit Wuhan. Mendohet se ajo ka qenë paciantja e parë, pra „patient zero”, e virusit Corona. Pak kohë më pas, ajo është zhdukur, ndërsa biografia e saj online është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Ndërsa në janar janë arrestuar shumë mejkë të Wuhanit, të cilët kanë forlur për këtë sëmundje, nën akuzat se “po përhapin spekulime”. Njëkohësisht, qeveria kineze ka fshirë nga interneti nocionet e kërkimit, si “SARS variation”, “Wuhan seafood market” dhe „Wuhan unknown pneumonia”. Të dhënë shumë të qarta pra se kemi të bëjmë me një cenzurë të regjimit komunist në Pekin, i cili pretendon të kontrollojë të gjitha të dhënat për pandeminë. Por kritika më e rëndë ndaj Kinës është ajo që ka të bëjë me pohimet se Kina e ka ditur që në dhjetor se virusi mund të kalojë nga njeriu tek njeriu, por për këtë e ka ifnormuar OBSH me 20 janar 2020.
Përgënjeshtrimet, arrestimet dhe cenzura janë reagime tipike të një regjimi diktatorial në krizat e paparashikueshme. Sëmundjet, katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë janë gjithmonë të rrezikshme për monopolin e pushtetit në diktatura. Partia Komuniste nuk do të rrezikojë në rastet e tilla, siç dëshmon edhe rasti i Çernobilit në BRSS, në vitin 1986. Ngjarjet e atëhershme për BS sikur edhe ato të tanishmet për Kinën mund të kenë pasoja tepër të rënda.

Përgjegjësia

Shërbimet sekrete pohojnë se Kina nuk është fajtorja e vetme për përmasat e pandemisë. Rreziku nga virusët e këtillë është i njohur kaherë. Në Gjermani ka pasur edhe skenarë për mbrojtje nga pandemitë në vitin 2012, kur janë bërë analiza të ndryshme. Rezultati: mungojnë përgatitjet dhe kapacitetet për mbrojtje nga pandemitë e këtilla. Duket se Evropa, SHBA dhe vendet tjera nuk janë përgatitur me kohë për pandemi të këtilla. Pas përmasave tragjike të pandemisë në Itali u pa se masat duhet të ndryshojnë dhe duhet të jenë shumë më efikase. Ndaj nuk është e sigurt nëse suksesi do të ishte më i madh edhe sikur Kina të kishte njoftuar menjëherë në dhjetor për përmasat e rrezikut./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Publikuar

-

Nga

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar nw “AbcNews” situatën me Covid-19 në vend, duke zbuluar edhe nismën për testet serologjike në popullatë, teste të cilat tregojnë se sa për qind e qytetarëve janë infektuar në vend.  “ISHP po realizon një program me një kampion prej 1500 individësh për të parë se sa për qind e kanë kaluar. Po përgatitet struktura dhe do të realizohet në muajt gusht-shtator”.

Duke iu referuar shifrave aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithsë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

“Në datë 1 u rihapëm. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Pse nuk dha kontributin si mjek në kohën e Covid-19/ Berisha: Është gjëja më qesharake

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Shërohet nënë Rukija nga koronavirusi, 84-vjeçarja lë spitalin

Sa i përket moshapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaëëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH krijon panel për të rishikuar përgjigjen ndaj pandemisë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka krijuar një panel për të rishikuar përgjigjen globale ndaj COVID-19.

Duke folur përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare në Gjenevë, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ish-ministrja e Shëndetësisë në Zelandën e Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, do të bashkudhëheqin panelin shqyrtues, i cili do të quhet Paneli për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemisë.

Tedros tha se kjo është koha “për vetëreflektim, për të parë botën ku jetojmë dhe për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për ta vënë pandeminë nën kontroll”.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Shërohet nënë Rukija nga koronavirusi, 84-vjeçarja lë spitalin

LEXO EDHE:  46 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën 2 të infektuar

OBSH-ja është përballur me kritika, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, se ka qenë e ngadalshme në reagim, pas shpërthimit të koronavirusit fillimisht në Kinë, dhe se ka qenë shumë e afërt me Qeverinë kineze. Paneli i OBSH-së do të rishikojë jo vetëm reagimin e kësaj organizate, por edhe të vendeve të veçanta. Këtë javë, SHBA-ja i njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara për synimin e saj për të lënë OBSH-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Në betejë me koronvirusin/ 6 pacientë të intubuar në Infektiv, mes tyre të rinj

Publikuar

-

Nga

Në betejë me koronvirusin/ 6 pacientë të intubuar në Infektiv, mes tyre të rinjë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka treguar se si paraqitet gjendja në Spitalin Infektiv.

Ajo ka njoftuar se gjashtë pacientë janë të intubuar mes tyre edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën.

Duke iu referuar kësaj situate, Manastirliu bën sërish apel për kujdes dhe respektim e rregullave.

“Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Pse nuk dha kontributin si mjek në kohën e Covid-19/ Berisha: Është gjëja më qesharake

LEXO EDHE:  Lufta me koronavirusin/ Yuri Kim: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 #RespektoniRregullat

↔️Mbaj distancën! Vendos maskën! Ruani higjienën #RuaniShëndetin”.CNA.al

LEXO TE PLOTE