LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në universitetet publike/ Meta jep porositë e tij

7 Maj 2020, 19:20, Politikë CNA
Zgjedhjet në universitetet publike/ Meta jep porositë e tij

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një deklaratë lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitetet publike.

Meta kërkon që ky proces të mëshirojë parimet kushtetuese si dhe të zhvillohet në përputhje me ligjin.

?Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës?, lexohet në deklaratë.

?Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri?, shton Presidenti.

Lajmet e fundit nga