Connect with Us

Tërhoqi padinë ndaj Bild/ Rama sqaron çfarë e “bindi”: Kurseva ca të holla

Politikë

Tërhoqi padinë ndaj Bild/ Rama sqaron çfarë e “bindi”: Kurseva ca të holla

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me tërheqjen e padisë së tij ndaj gazetës “Bild”.

Rama thotë se takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte takim mbresëlënës dhe u krijua një marrëdhenie njerëzore e cila e bëri të tërheqë padinë.

“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë. Takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte takim mbreslënës nga pikëpamja e diskutimit. Duke qenë se u krijua një marrëdhënie njerëzore mu duk e pamotivueshme për të vazhduar gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, tha Rama në një intervistë me Çim Pekën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama e thumboi/ Voltana Ademi akuza qeverisë: Jemi 7 vite me vonesë, s’na ka dhënë dëmshpërblimet

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama Rama inspektuan punimet për Bypassin e Shkodrës së bashku me ministren Belinda Balluku, dhe kritikoi kryebashkiaken demokrate për pirgun e mbetjeve inerte që ndodhen në hyrje të qytetit.

Ditën e sotme për këto akuza ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës, e cila ngre akuzat se Bypassi i Shkodrës ka mbetur peng për shkak të qeverisë.



Ademi pretendon se puna ka ngecur prej 7 vitesh pasi qeveria nuk ka dhënë dëmshpërblimet.

“Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë pikërisht përfshirja e të gjithë atyre që kanë pronat e veta edhe do të duhet të shpronësohen. Ne do të bëjmë verifikimet përkatëse, por ajo që mbetet për t’u thënë është që institucionet, që shteti duhet të punojë me ritëm, edhe koha përbën atë korrupsionin e vet”, tha ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhurata Çupi: Krimi është i vetmi investim që qeveria ka bërë në Dibër!

Publikuar

-

Nga

Dhurata Çupi: Krimi është i vetmi investim që qeveria ka bërë në Dibër!

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas lajmërimeve për uljen e numrit të deputetëve socialistë në këtë qark.

Çupi thotë se i vetmi investim që qeveria ka bërë në këtë qark është krimi dhe mbjellja me drogë e tij, ndërsa ‘ka kontribuuar’ në largimin e të rinjve dibranë.

“Minus 1 deputet për qarkun Dibër, por humbësi i madh do të jetë Edi Rama.

Kam ndarë këto ditë me shumë dibranë dhe matjanë shqetësimin për uljen e numrit të përfaqësuesve që do të kenë në Kuvend. Të gjitha të dhënat tregojnë se nuk do të jenë më 6, por 5 deputetë nga Qarku i Dibrës, për arsyen e vetme se numri i banorëve atje është zvogëluar në masën që humbasin përfaqësimin e 1 deputeti.

Shumë e padrejtë! Dibrës i ka falur Zoti bukuri e pasuri të pafundme, ndërsa pushteti po e zbras nga të rinjtë që i japin jetë një vendi.

Dibra është më e prekura nga largimi i të rinjve, sepse është qarku i lënë më në harresë nga qeveria në ikje. 8 vjet në pushtet dhe nuk mbaruan dot as Rrugën e Arbrit, megjithëse e gjetën të nisur dhe me projekt të gatshëm. Korrupsioni u bë pengesë për zvarritjen vit pas viti të ndërtimit të kësaj rruge. Përtej kësaj, nuk ka asnjë investim tjetër domethënës. Infrastruktura mungon dhe, bashkë me të, edhe shërbimet për zonat më të largëta.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë është fatkeqësia më e madhe për qarkun e Dibrës, e cila ka zona të mahnitshme për t’u vizituar dhe për të zhvilluar turizmin malor.



Maja më e lartë në vend, Mali i Korabit ndodhet në qarkun e Dibrës, por madhështia e tij është lënë në hije, sepse turistët nuk vijnë më në Dibër. Liqenet e Lurës, megjithëse janë masakruar ndër vite, kanë një bukuri të rrallë. Fama e Llixhave të Peshkopisë, me ujin e tyre kurativ, po zbehet me kalimin e kohës, turistët janë rralluar, bashkë me vetë dibranët që ikin duke lënë pas këto pasuri të jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/Fatmir Xhafaj shkon urgjent te Rama, ja kush është tjetër në zyrë

LEXO EDHE:  Berishës iu ndalua hyrja në SHBA?/ Ja si përgjigjet DASH

Gjithçka ndodh, sepse nuk ka rrugë, nuk ka investime, por ka vetëm braktisje, në një zonë që njihet për njerëzit e vet punëtorë, të mençur dhe të ditur.

Është për të ardhur keq, kur shikon sesi Dibra, që ka nxjerrë me qindra intelektualë, sot i ka shkollat gati të rrënuara, ndërsa mësuesit keqtrajtohen politikisht dhe ekonomikisht.

Frutikultura dhe prodhimet e zonës në qarkun e Dibrës janë të jashtëzakonshme nga shija dhe me famë jo vetëm brenda vendit, por ndihma e qeverisë është zero. Nuk ka asnjë inkurajim financiar që të rinjtë dhe dibranët të qendrojnë atje për të shtuar prodhimin, për ta shitur dhe për të rritur më tej ekonominë me këtë biznes. Mollët, Kumbullat, qershitë, arrat, patatet e Dibrës janë të mrekullueshme, por për to nuk ka treg, sepse nuk ka rrugë. Nuk ka rrugë që lidhin zonat e brendshme të qarkut dhe vetë qarkun me Tiranën. Kostoja del shumë e lartë dhe përfundimi cili është? Eksodi!

Për fat të keq, ka edhe diçka tjetër që po largon dibranët dhe matjanët: Krimi! Është i vetmi investim që kjo qeveri ka bërë gjatë këtyre viteve më qarkun e Dibrës! Strukturat e shtetit sot i drejtojnë bandat. Një grusht njerëzish drejtojnë gjithë qarkun, të cilin e kanë mbushur me drogë! Prandaj, dibranët ikin sot dhe lënë pas një zonë të mrekullueshme.

Ulja e përfaqësimit në Kuvend me 5 deputetë është një këmbanë alarmi për dibranët dhe matjanët. Zgjidhja më e mirë është të maksimalizojmë votën dhe të largojmë këtë qeveri të padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese! Me minus duhet të dalë Edi Rama, jo dibranët dhe matjanët!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Drafti nuk është perfekt”/ Gjiknuri thumbon opozitën: Të paguajë kostot e djegies së mandateve

Publikuar

-

Nga

“Drafti nuk është perfekt”/ Gjiknuri thumbon opozitën: Të paguajë kostot e djegies së mandateve

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha se mazhoranca ka kërkuar hapje të listave 100% në mbledhjen e djeshme dhe tregoi më shumë detaje në lidhje me amendamentet e propozuar.

Gjiknuri tregoi se zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që kanë propozuar partitë politike.

Ai deklaroi se listat janë të hapura por ka disa rregulla, që sipas tij i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale.

“Lista është e hapur por ka disa rregulla që i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale, që t’i duhet të demonstrosh që ke më shumë vlera se partia që përfaqëson. Ky është një sistem që e kanë një pjesë e mirë e vendeve europiane që kanë lista të hapura me votë parapëlqyese sic edhe ka qenë edhe sistemi danez, kroat, austriak. Pra, partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit.



Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur, sepse koncepti i mbylljes së një pjese të listës ka qenë që një pjesë e kandidatëve nuk do të votoheshin fare, por zgjedhësi kishte të drejtë të jepte votë parapëlqyese për një kandidat tjetër”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.

LEXO EDHE:  Mbi 8 orë pritje në aeroport/ Zbulohet lidhja e Ramës me kompaninë që torturon shqiptarët

LEXO EDHE:  "Shëndetësia falas"/ Ironia therëse e Vasilit: Qeni i tërbuar ...

Socialisti nuk kurseu as thumbimet për opozitën e Lulzim Bashës, për të cilën tha se duhet të pagujë kostot e djegies së mandateve.

“Ne ja kemi bërë një favor opozitës. Këshilli Politik është një organ konsultimi me opozitën, pasi ata nuk janë në Parlament. Parlamenti i ka votat për ta shtyrë përpara këtë nismë. Nëse nuk i kemi 84 vota, do bëjmë kompromis me parti, të cilat kanë mandate në Parlament”, theksoi ai.

Përsa i përket amendamenteve, Gjiknuri nënvizoi se: “Opozita të vijë dhe të bëjë komente mbi atë draft. Drafti nuk është perfekt, ka reflektuar ndryshimet kushtetuese, ka vendosur pragun zgjedhor që kërkon Kushtetuta, ka vendosur mekanizmin e hapjes së listave dhe votimin me votë preferenciale të 100 % të kandidatëve. Koalicionet ekzistojnë, mund të përbëhen nga disa parti politike por ata do t’i shkojnë elektoratit me një listë. Në fund të fundit ne kemi sjellë një draft nëse kanë kundërshti t’i thonë aty të japin propozime, por jo të kundërshtojnë apriori për shkelje të marrëveshjes sepse marrëveshja e 5 qershorit, nuk u shkel u miratua”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE