Connect with Us

Telushi: Të iki te Tirana? Një burrë nuk e bën këtë

Super Liga

Telushi: Të iki te Tirana? Një burrë nuk e bën këtë

Publikuar

-

“Ushtar Telushi” është lojtari i parë që përgjigjet te Partizani, për sukseset dhe dështimet e skuadrës. Kur ekipi ndodhet në formë të mirë, meritat i shkojnë fillimisht këtij mesfushori, për t’u ndarë edhe me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa në këtë sezon zhgënjyes për të kuqtë, është po Telushi që ka dhënë përgjigje i pari para mediave dhe tifozëve.

Këtë herë lojtari i Partizanit u premton tifozëve besnikëri, se nuk do ta shohin kurrë në anën tjetër të qytetit. Të paktën këtë gjë refuzon që ta bëjë menjëherë, për t’u veshur nga i kuq në blu, pasi siç e thotë edhe vetë, nuk i ka hije një burri që të bëj këtë veprim. Në intervistën e dhënë për “Fax Sport”, Telushi ka prekur edhe derbin e fundit të humbur me Tiranën në shifrat 5-1, ku askush nuk ka ardhur nga drejtuesit në dhomat e zhveshjes pas atij takimi për “t’u shkulur veshin”.

“Na mungon fusha e blertë, sepse nuk mund të rrimë dot pa ndeshjet, nuk mund të qendrojmë dot pa stërvitjet, pa shokët dhe pa ato humoret tona. Tani komunikojmë online dhe bëjmë ndonjë shaka aty, e pyesim njëri-tjetrin dhe dua të them që kur stërvitesh vetëm për një lojtar është shumë më ndryshe se në grup, se ndihesh si keq. Trajneri Sormani na ndjek në këtë stërvitje online dhe shpeshherë bën ndonjë batutë. Po bën një punë vërtet të mirë dhe interesohet për gjendjen tonë.

Humbja në derbi 5-1 ndaj Tiranës? Ajo ka qenë goxha e rëndë për ne dhe ne vetë nuk ndihemi mirë pas asaj ndeshje. Gjithsesi kjo i përket të kaluarës dhe ky pushim na ka bërë mirë për ta harruar. Te ne nuk futet brenda dhomave të zhveshjes presidenti dhe as drejtori, që të na shkulë veshin qoftë për humbjen ndaj Tiranës apo për ndonjë ndeshje tjetër.

Arbitrat na kanë bërë dëm shumë në disa ndeshje, duke na lënë disa pikë dhe fitore. Kanë ndikuar te ne, megjithëse nuk e di nëse e kanë me Partizanin apo janë gabimet e tyre. Nuk e di se çfarë të them për këtë pjesë. Olsi Rama ka bërë reagim ndaj arbitrave, se është njeri i drejtë dhe më përpara i ka mbështetur. Po ishin duke na rënë më qafë dhe prandaj qendron si reagim.

Të iki te Tirana? Po shiko, ne jemi futbollistë profesionistë dhe të gjithë bëjnë punën e tyre. Unë jam vërtet profesionist, por të iki nga Partizani tani dhe të kaloj te Tirana, nuk e shoh të mundur. Nëse mund të isha në një ekip tjetër dhe mund të shkoja, por nga Partizani është e pamundur të vete atje. Është e vërtet që kur dashurohesh me një klub dhe tifozeri, të shkosh te armiku i tyre, një burrë nuk e bën dot këtë”, u shpreh Telushi. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lajm i madh për Vllazninë, arrihet marrëveshja me biznesmenin që kërkon aksione në klubin shkodran

Publikuar

-

Nga

Një lajm i madh ka ardhur ditën e sotme për të gjithë tifozët e Vllaznisë, teksa klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se është nënshkruar një marrëveshje për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk, në krye të së cilës qëndron Alban Xhaferi, i cili para pak kohësh njoftoi se dëshiron të marrë klubin në pronësinë e tij.

Ja njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tiranës i mjafton dhe një pikë, ja llogaritë e derbit

Publikuar

-

Nga

Derbi është lavdi. Derbi është nder. Derbi i kryeqytetit është qytetari. Nuk do të jetë festë për shkak të mungesës së tifozëve, ama do të jetë llogari e pastër. Në lojë nuk janë vetëm 3 pikë, por në diskutim kjo ndeshje vendos dy objektiva madhorë: Nga një anë titullin e munguar prej një dekade.

Nga ana tjetër, zonën e Kupave të Europës. Përtej lavdisë për një fitore përballë njëra-tjetrës, Partizani dhe Tirana kanë llogari të ndryshme ku rrugëtimet e secilës kalojnë nga sfida e të premtes që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45. “Panorama Sport” analizon se si mund të jenë llogaritë e dy kryeqytetaseve, referuar skenarëve idealë në të dyja këndvështrimet për këtë përballje të vlefshme në javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

PSE I DUHET PARTIZANIT

Të gjithë e dinë që në kampin e kuq, kënaqësia për t’i prishur punë Tiranës në rrugëtimin për titull, do të ishte edhe më e madhe sesa kënaqësia e një suksesi të vetë ekipit kampion në fuqi.

– Meqë po flasim për llogaritë, për të kuqtë mund të konsiderohet treni i fundit për Europën. Momentalisht, gara e Partizanit është me vendin e katërt dhe Laçi këtë fundjavë do të përballet me Luftëtarin. Teorikisht, pa e paragjykuar, kurbinasit kanë shansin që ta çojnë në +7 pikë distancën me të kuqtë.

Kësisoj, 3-pikëshi ndaj Tiranës do të ishte jetik për këtë objektiv dhe për ta mbajtur të palëvizur diferencën me kurbinasit. Në vijim, Partizani ka dy transferta në Durrës përballë Teutës dhe të fundit në Korçë, ndaj me Tiranën dhe Vllazninë, për të kuqtë mund të konsiderohen si dy detyra shtëpie.

– Derbi vendos shumë për moralin e një skuadre dhe duke ditur këtë, ekipi i Adolfo Sormanit do të kërkojë maksimumin në mënyrë që në Durrës të shkojë me qetësinë dhe karikimin maksimal. Aq më tepër, kur dihet që këtë javë, Teuta e vendit të tretë do të përballet me Kukësin, i cili luan katër finalet e shpresës për të tentuar titullin deri në fund.

– Kësisoj, përveçse duhet siguruar maksimumi ndaj bardhebluve, Partizani ka shansin të shkëmbejë dhuratat me verilindorët, duke u “kërkuar” atyre që të mundin Teutën.

– Në bazë të këtij skenari perfekt për të kuqtë, përballja direkte me Teutën pasardhëse, vendos shumë për një rokadë hipotetike me bregdetarët.

– Një tjetër arsye që kanë të kuqtë, është edhe revanshi ndaj bardhebluve. Fitorja në fazën e dytë e Tiranës u dha një goditje të kuqve të cilët pas 13 dhjetorit pësuan një pikiadë historike rezultatesh.

– Nëse mund të pranohet edhe një llogari tjetër, Partizani shpreson që krahas gjithçkaje të përmendur më sipër, të presë që një mes Tiranës, Kukësit dhe Teutës të fitojnë Kupën e Shqipërisë, në mënyrë që vendi i katërt të jetë bileta e fundit për në Europë. Kështu do të shtoheshin edhe më shumë shanset e të kuqve për të realizuar objektivin.

– Në fund, por sigurisht jo për nga rëndësia, kjo është mundësia e fundit që Partizani të shpaguajë përballë tifozëve ecurinë e papranueshme të këtij sezoni si ekipi kampion në fuqi. Kuptimplotë është edhe thirrja që u bëri ish-portieri Orges Shehi: Më mirë një derbi i fituar sesa kampionati…

PSE I DUHET TIRANËS

Një derbi nuk luhet, por fitohet. Jo vetëm kaq, por ka një mijë e një arsye pse duhet fituar. Kush më mirë se Tirana e di këtë… – Për titullin e munguar. Në mënyrë që të arrijë deri te trofeu, Tirana futet në këtë derbi për dy rezultate, barazim ose fitore. Duhet thjesht të evitohet humbja e dytë radhazi në kampionat.

– Duke llogaritur hipotetikisht katër fitore të Kukësit deri në fund të kampionatit, Tirana ka nevojë për shtatë pikë që të shpallet kampione. Ndaj, teksa ka përballë të kuqtë, minimalisht duhet të dalë me një pikë nga ky 90- minutësh. Më pas, në 3 ndeshjet e mbetura me Laçin, Flamurtarin dhe Bylisin të koleksionojë të paktën 2 fitore.

– Për titullin e nderit. Do të ishte mrekulli nëse matematikisht hapnin shampanjën e titullit për ta shkurorëzuar Partizanin, por nuk mund të ndodhë. Sidoqoftë, të mundin kampionët në fuqi në fazën e katërt, do të ishte një lavdi më shumë në sezonin e 100-vjetorit.

– Për të sheshuar jo pak tymnajën dhe zhurmën e krijuar këtë javë nga sfida e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit.

– Nuk ka dy pa tre. E në bazë të këtij pohimi, Tirana do të synojë fitoren e tretë radhazi në derbi. Pas disfatës 1-2 në fazën e parë, fitoret 1-2 dhe 5-1 në dy përballjet në vijim presin edhe një triumf të tretë.

– Për moral. Humbja në Kupë ndaj Bylisit dhe sidomos ajo ndaj Kukësit, kërkojnë një përgjigje. Tirana do të rikuperonte gjithçka për sa i përket moralit, në rast të një fitoreje me Partizanin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lojtarët e Partizanit me Covid-19, Egbo tregon duhet të luhet apo jo derbi

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të derbit ndaj Partizanit të planifikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme. Tekniku bardheblu u shpreh optimist dhe e cilësoi këtë përballje speciale, si ndeshjen e radhës. Egbo gjithashtu nuk nguroi të jepte një koment edhe në lidhje me mbledhjen e zhvilluar sot nga Komisioni i Etikës, si dhe për situatën jo fort pozitive te Partizani, ku 2 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

“E kemi përgatitur si ndeshjen e radhës. E dimë që është derbi i fundit i këtij sezoni. Mendoj që jemi përgatitur siç duhet. Të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Shpresoj që me kismet të Zotit, të marrim atë rezultat që na duhet.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana për të shmangur një humbje të tretë?

Ne do futemi në fushë dhe do të fokusohemi te ndeshjet që kemi fituar. T’ia bëjmë yzmetin dhe në fund Zoti do e shpërblejë punën.

Më mirë derbi apo titulli?

Nuk jam tifoz, ne gjithmonë fokusohemi te objektivi. Çdo klub ka objektivin e vet. Do vazhdojmë me objektivin që na ka vënë klubi në fillim të sezonit.

Si është situata në klub duke marrë parasysh që sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Etikës. Duhet të ishte klubi i Tiranës prezent sot siç bëri Bylis?

Ka persona të tjerë që mund ta japin këtë përgjigje. Unë jam trajneri, dhe merrem me atë që ndodh brenda fushës. Ka drejtor, president, menaxher, kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen ata. Nuk e di fare çfarë kishte Komisioni i Etikës sot. Ne fokusohemi te fusha, atje kemi punë. Aty vazhdojmë punën tonë.

I shpërqendron lojtarët kjo situatë?

Nuk besoj. Ajo ndeshje ka mbaruar. Ne si staf dhe lojtarë kemi punë vetëm brenda fushës. Nuk merrem me gjërat e tjera.

Çfarë ndodhi me Kukësin?

Është ndeshje që ka mbaruar. Kemi ndeshje nesër me Partizanin. Nuk dua ta kujtoj fare çfarë ka ndodhur me Kukësin. E kemi analizuar brenda skuadrës. E dimë çfarë ka ndodhur, do të tentojmë ta rikuperojmë në ndeshjen nesër atë humbje.

Dy lojtarët pozitivë me Koronavirus te Partizani, i trembeni një infektimi të mundshëm?

Nuk është herë e parë që ka lojtarë të infektuar. Presim të dalin rezultatet e lojtarëve të tjerë. Po dolën negativë, nuk kemi pse të kemi frikë, vetëm kujdes do të kemi. Është diçka normale për ne, nuk është hera e parë.

Për ju personalisht si trajner, kjo ndeshje ka vetëm vlerën e 3 pikëve, apo ka vlerë pak më të madhe?

Vetëm 3 pikë në nevojiten. E thashë dhe në fillim, ne fokusohemi te objektivi. Unë nuk kam sfidë personale me askënd, jam thjeshtë punëtor i klubit. Jam i përqendruar vetëm te klubi, nuk kam asgjë nga ana personale.

Ku ndryshon sfida e nesërme nga derbi i fituar 5-1?

Është derbi i fundit, është si ndeshje e radhës. E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të marrim atë që na takon. Nuk e kemi mendjen te rezultati. Mjafton të marrim atë rezultat që do të na nevojitet për objektivin që kemi?

Barazimi do të ishte i kënaqshëm?

Ndeshja i ka të treja rezultatet, shpresojmë të marrim atë që është më i miri për ne.

Do të kishit qenë më të qetë në qoftë se do e kishin siguruar më përpara matematikisht titullin kampion?

Unë e kam thënë që do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë. Të presim deri në momentin e fundit.

Duke parë kalendarin a është derbi ndeshja ku mund të sigurohet titulli kampion?

Nuk mund të them. E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Në qoftë se japin maksimumin, unë mendoj që do të marrim rezultatin që na takon. Rezultati vjen duke dhënë 100 %.

Me qenë se është kjo situata e Koronavirusit te Partizanit, po bëjmë një analogji me kampionatin rus, Soçi vendosi të mos e pranonte kërkesën e Rostovit për t’u shtyrë ndeshja, pasi shumë lojtarë të Rosovit rezultuan pozitivë me Koronavirus, dhe kësisoj ata u detyruan që të shkonin të luanin me ekipin e të rinjve. Nëse përsëritet një situatë analoge, Egboja do të dëshironte të luante me Partizanin e vërtetë?

Ajo nuk është puna ime. Rregulloja e thotë qartë që nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjes. Ndeshja vazhdon. Lojtarët e infektuar izolohen. Çdo lojtar tjetër qofshin ata edhe të akademisë mund të aktivizohen pa problem, janë lojtarë të klubit qoftë të Tiranës apo Partizanit.

LEXO TE PLOTE