LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takaj: Me Sowe do e zgjidhim, kampionati duhet të bëhet me 16 ekipe

7 Maj 2020, 08:06, Sport CNA
Takaj: Me Sowe do e zgjidhim, kampionati duhet të bëhet me 16 ekipe

Ardjan Takaj e quan të padrejtë zbritjen në fushë të disa ekipeve të Superiores në këtë moment. Edhe pse nuk përmend emra klubesh, ai bën të ditur në një intervistë ekskluzive për ?Panorama Sport?, se në këtë moment FSHF duhet që të informojë klubet me një datë zyrtare se kur do të rinisë futbolli.

Presidenti i Skënderbeut reagoi edhe për gjyqin e humbur në FIFA me ish-sulmuesin Ali Soue, ndërsa i pëlqen ideja e zgjerimit të Superiores. Sipas tij, do të ishte ideale që kampionati të kishte 16 skuadra, edhe pse thekson se vështirësitë janë shumë të mëdha edhe me 10 ekipe.

Takaj dhe të gjithë në klubin korçar presin me ankth tashmë se çfarë vendimi do të merret në qershor nga Gjykata Federale pas ankimimit që është bërë për lënien në fuqi të dënimit që e lë jashtë kompeticioneve europiane Skënderbeun edhe për 7 vite.

Zoti Takaj, gjyqet nuk po i ndahen klubit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, pret të paguhet pasi janë tejkaluar afatet dhe tashmë ka një kërcënim nga FIFA??

Është shumë e thjeshtë, do të paguajmë lekët. Nuk kemi çfarë të bëjmë.

Keni gjetur një marrëveshje me lojtarin?

Jemi duke biseduar për diçka të tillë. Gjithsesi, gjyqi ynë është diku tjetër.

I referoheni Gjykatës Federale në Zvicër?

Po, natyrisht. Atë po presim të gjithë, sepse është ai gjyqi ynë i vërtetë.

Ka ndonjë datë konkrete se kur do të zbardhet vendimi?

Dimë që do të merret në qershor, vetëm kaq.

Po shkon dy muaj që është ndërprerë kampionati. Çfarë pritni të ndodhë tashmë?

Nuk e di çfarë të them në këtë situatë, po shikoj në ?Facebook? për ndonjë lajm? Gjithsesi, duhet patjetër klubet që të informohen për datat. Nuk më ka pëlqyer ajo që kam parë së fundmi.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Disa ekipe kanë filluar shumë shpejt stërvitjen dhe kjo është e padrejtë. Ne e ndërpremë aktivitetin të gjithë në një kohë dhe është e ndershme që tashmë të nisim të gjithë në të njëjtin moment. Nëse vendoset për vazhdimin e kampionatit, duhet patjetër tri javë përgatitje, sepse kalendari do të jetë shumë i ngjeshur.

Nese kampionati nuk zhvillohet, si duhet të veprojë FSHF në gjykimin tuaj, pasi ka edhe propozime për të zgjeruar Superioren dhe të mos bjerë asnjë nga kategoria??

E mira është që kampionati të jetë me 16 ekipe, por fuqia ekonomike e situatës në Superiore nuk e përballon dot. Ne kemi një kampionat me 10 skuadra dhe shiko se çfarë vështirësish ka.

Lajmet e fundit nga