Connect with Us

“S’je aty për të ngritur zërin”/ Rama debat me Pekën: Punën tuaj do e bëja më mirë unë

Politikë

“S’je aty për të ngritur zërin”/ Rama debat me Pekën: Punën tuaj do e bëja më mirë unë

Publikuar

-

Intervista e mbrëmjes së sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetari Çim Peka është shoqëruar me tone të larta dhe me debate të ashpra.

Në përfundim të intervistës, Peka i kujtoi Ramës ngritjen e tonit të zërit nga të dyja palët, ndërsa Rama iu kundërpërgjigj duke i thënë se është në postin e gazetarit dhe duhet të bëjë pyetje e jo të ngrejë zërin.

Peka e ironizoi për ERTV-në dhe Rama ia ktheu menjëherë se e bën më mirë se ai punën e gazetarit.

Rama: E para njëherë respektoj kolegët tuaj, mos i përgëjo. Ti ke të drejtën tënde, unë nuk kam dëgjuar deri tani asnjë gazetar që të thotë ato që thua ti se thonë për mua. Ti s’je aty për të ngritur zërin, je për të bërë pyetje. Unë jam i kënaqur nga kjo bisedë se nuk ishte me një gazetar por me një komisar të PD-së.

Peka: Dhe unë përvecse me një kryeministër kisha kënaqësinë të bisedoja me një koleg që është non stop online në Facebook me median e tij ERTV. Të përgëzoj për audiencën.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Ramën nga Laçi/ Do i çojmë hajdutët para drejtësisë

Rama: Po saktë, saktë.

Peka: Kur ta ndash mendjen nëse do jesh kryeministër, gazetar, doktor, çfarë ta vendosësh, je sërish i mirëpritur.

Rama: Dëgjo! Diku në fshehtësi duhet të ketë pasur edhe një axhetim reciprok për shkak se jemi edhe konkurrentë në median online. Jam më lart, po unë punoj part time jo full time në median online. Doktor nuk bëhem ndonjëherë, doktor një kishim që u mor me politikë dhe që na rregulloi të gjithëve e ke parasysh ti.

Peka: Të gjitha part time i bën ti.

Rama: Doktor një kishim. Doktorin ta mbash me shëndet vetë dhe ta kesh me jetë të gjatë se nuk i uroj jetë të shkurtër se duhet ndonjë hudhër për çdo shtëpi, por sigurisht nëse do bëja punën tuaj kam dhënë prova se do e bëja më mirë se të gjithë ju.

Peka: Atë nuk e vë në dyshim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të kesh turp. Po mbron mafian”/ Frrok Çupi kapet keq me Çlirim Gjatën

Publikuar

-

Nga

Analistët Frrok Çupi dhe Çlirim Gjata janë përfshirë një një debat të ashpër në “Open” ku po flitet për përgjimet e antimafias italiane të publikuara nga mediat.

Debati nisi kur Gjata tha se në studio po mbrohet mafia.

Pjesë nga debati:

Gjata: E di çfarë po ndodh këtu? Këtu po dëgjojmë që po mbrohet mafia. Në këtë studio.

Ndreca: Çfarë thua? Kush po mbron mafian?

Gjata: Ja në këtë studi po dëgjojmë nga ju që po e mbroni.

Çupi: Tërhiqe atë që the, çfarë është kjo? Si mund të më akuzosh mua se mbroj mafian?! Mbroj unë mafian?

Gjata: Po.

LEXO EDHE:  Kreshnik Çollaku publikon bisedën/ Drejtori urdhëron mësuesit të bëjnë propogandë për Ramën

LEXO EDHE:  Kokëdhima akuza për Ramën dhe Bashën / Ata bashkëpunojnë

Çupi: Nuk thoni dot që mbroj mafian, se unë të hedh në gjyq.

Gjata: Po ja e thashë…

Çupi: Nuk e thua dot se të bëj të 99-at unë…

Gjata: Ja e thashë, ti po ti, di vetëm të ofendosh.

Çupi: Ose dil nga studio ose duhet të provosh që ne mborjmë mafian

Gjata: Po ju këtu po thoni që kjo është kot, këto janë llafe kot…

Çupi: Aty nuk ka ngjarje ju thoni…

Gjata: Ata janë mafioza, ju i mbroni, s’ke argument dhe ke vetëm fyerje.

Çupi: Këtu nuk ka asnjë fakt asnjë ngjarje.

Gjata: A janë mafiozë ata aty?

LEXO TE PLOTE

Politikë

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Reagon Ilir Kulla: Me 180 milion euro blija gjithë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Reagon Ilir Kulla: Me 180 milion euro blija gjithë Shqipërinë

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, ka reaguar pas emri i tij u përmend në përgjimet e “Ndraghetas” e cila donte që të investonte në Shqipqri për të legalizuar paratë.

Kulla mohoi të ketë lidhje me shefin e antimafias, ndërsa tregoi lidhjen që kishte me ish-policin e Guardia di Finanza, Ercole D’Alessandro.

Në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, Kulla thotë se ai njeh gruan e D’Alessandros, Odetën, që sipas tij është mjeke në Shkodër, ndërsa pretendon se nuk e ka takuar shefin e antimafias.

LEXO EDHE:  Kapja dhe pengmarrja e FRPD-së/Edi Rama, Henri Çili dhe kandidati i tyre

LEXO EDHE:  116 mijë euro koncension të fshehtë/ Vokshi denoncon kontratën korruptive

Me 180 milion euro kesh blinim gjithë Shqipërinë, Prokurorinë dhe Parlamentin po të kishin ardhur. Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterri dhe shefi e antimafias nuk takohet në kafe tek Zogu i Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer, gastrohepatologe, zonjë grua dhe mjeke e shkëlqyer. As nuk e kam takuar shefin e antimafias”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka kritikuar mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët e tij Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Duka tha se Basha duhet të përshpejtojë negociatat me aleatët, ndërsa kërkoi që të gjithë të lëshojnë pe.

Duhet të përshpejtohet procesi i negociimit. A e ka fajin Fatmiri me Shpëtimin, a e ka Lul Basha unë nuk e di. Të dy palët duhet të lëshojnë, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin vendimin në favor të asaj kauze. Të heqim pak nga vetja, se po nuk hoqëm dy pare nga vetja, asnjëherë nuk arrihet”, theksoi ai në emisionin “Log”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE