Connect with Us

“Shqiptarët po rrënohen”/ Basha: COVID po shndërrohet në pandemi ekonomike

Politikë

“Shqiptarët po rrënohen”/ Basha: COVID po shndërrohet në pandemi ekonomike

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vënë theksin tek kriza në ekonomi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Bashës, kriza e rëndë ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë.

Kryedemokrati bën me dije se sot zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoreshën ekzekutive Enisa Shena.

“Ata më paraqitën sot me shifra dhe detaje situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor që për shkak të pandemisë dhe rrezikun e kolapsit të këtij sektori që nuk ka patur as vëmendje dhe as mbështetje nga qeveria.
Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara në vendet e origjinës”, shkruan Basha.

Më tej, ai thekson se ekonomia shqiptare është në kolaps, masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim.

LEXO EDHE:  Takimi me Lu/ Basha mbledhje urgjente me aleatët në selinë blu

“Shpreha mbështetjen për kërkesat e drejta të fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit dhe së bashku me përfaqësuesit e KASH ndamë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë:
1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar të gjithë zinxhirin e prodhimit agro-ushqimor i vendit.
2 – Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimin.
3 – Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë COVID-19.
Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes, përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveri situatën, pandemia shëndetësore COVID-19 po shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020”, shkruan me tej Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria stimuloi papunësi”/ Tabaku: Periudhë e vështirë, do goditet rëndë konsumi

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur lidhur me ekonominë e vendit pas pandemisë së koronavirusit.

Sipas Tabakut, dëmi në ekonomi është 1.2 miliardë euro dhe kjo do të sjellë pasoja me periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

“Kjo do të jetë një periudhë shumë e vështirë, do goditet rëndë konsumi. Partia Demokratike i propozoi qeverisë nxitje të konsumit. Kjo realizohet me pagesat e drejtpërdrejta, ne nuk duhet të rreshtim në asnjë moment përpjekjet për të nxitur konsumin”, tha Tabaku në “Top Talk”.

Ish deputetja theksoi se qeveria stimuloi papunësi duke i thënë biznesit të pushojë punonjësit nga puna për të përfituar 40 mijë lek.

LEXO EDHE:  Akuza e Bashës, shpërthen Vasili/ PD legjitimoi rritjen e çmimit të ujit

LEXO EDHE:  Ish ministri i LSI-së sulmon Bashën dhe Kryemadhin

“Qeveria stimuloi papunësi, i tha biznesit pushoi nga puna, nxirre nga lista e sigurimeve e unë do të jap 40 mijë lekshin”, tha Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Hap krahun, e ke shkatërruar PD-në

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha një ditë më parë, ndërsa mbajti një deklaratë për mediat, vijoi të përsërisë të njëtat fjali, që e ka bërë zakon në çdo dalje mediatike.

Por, ndërkohë duket se demokratët janë të lodhur nga fjalët boshe, dhe duan vepra jo fjalë.

Ata e akuzojnë Bashën për shkatërrimin e PD-së, dhe i kërkojnë të hapë krahun, dhe të mos bëjë premtime boshe.

E ndërsa video u publikua live edhe në faqen e Bashës në rrjetet sociale, ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta kundër kreut të Republikës së re.

“Atehere kur gjyshja ime te ngrihet nga varri ti do bahesh kryeminister . Hap rrugen figurave te reja te PD ose shumë shpejt kjo parti do zhduket”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  “U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

LEXO EDHE:  Basha: Arsyeja se pse duhet të mblidhemi nesër në 11

Gjithashtu një tjetër shkruan “ Basha , vjet e tutje premtoje qe do kerkojme ndryshimin e sistemit zgjedhor , tani pse nuk e ze ne goje fare , apo doni te beni biznes ne perzgjedhjen e deputeteve”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Duam vepra, dhe jo fjalë”, ndërsa një tjetër shkruan “Basha e ka prishur PD-në”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e presidentes së KE për reformat/ Basha: Nga këto prioritete varet e ardhmja jonë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka shpërndarë një deklaratë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor, si sundimi i ligjit, vlera demokratike si dhe lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, zoti Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Frika se do katandiset me pak njerëz/Zbulohet çfarë u detyrua të bëjë Basha sot në Shkodër

LEXO EDHE:  Seksiologu italian jep këshilla për çiftet/ Mos u puthni me gjuhë

“Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”, deklaron kreu i opozitës./ CNA.al

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”/ Presidetja e KE thirrje qeverive: Zbatoni reformat

LEXO TE PLOTE