LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti i Zagrebit/ Mimi Kodheli zbulon detajet, si ka ndikuar pandemia në rrugën e integrimit

7 Maj 2020, 14:30, Politikë CNA
Samiti i Zagrebit/ Mimi Kodheli zbulon detajet, si ka ndikuar pandemia në

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, në një intervistë për A2, ka treguar detaje nga samiti i Zagrebit që u mbajtë dje në një videokonferencë online për shkak të kushteve të pandemisë.

Kodheli tregoi se pavarësisht se pandemia mori vëmendjen kryesore, sërish pikët e Shqipërisë në rrugën e integrimit as janë shtuar dhe as janë zvogëluar.

?Pandemia nuk ka zvogëluar apo shtuar pikët. Pandemia ka penguar shumë për shkak të rënies ekonomike, por ka krijuar edhe një atmosferë solidariteti, pjesë e së cilës kemi qenë edhe ne. Dua të ndaj me publikun disa pika të rëndësishme, jo vetëm të konkluzioneve, por cila është e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkani. Ajo që u vërejt në samit është fryma pozitive që ai përcolli, duke nënvizuar momentin pozitiv të krijuar në muajin mars që lidhet me hapjen e negociatave. Pandemia ka sjellë në tryezë një diskutim serioz lidhur me prezencën e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Këtë e shoh në injektimin që BE-ja do të bëjë nëpërmjet asistencës financiare?.

Kodheli thekson se në këtë samit është folur edhe për projekte konkrete. ?Është folur për projekte konkrete ne rajon, për digjitalizim, për energjinë, transportin, për luftën kundër terrorizimin, po aq sa është folur për zonën ekonomike, sigurisht që është folur për pandeminë, por edhe për reformat që mbështet integrimi ynë. Është shumë pozitiv konkluzioni final. Janë konkrete edhe detyrimet?, tha Kodheli.

 

 

 

Lajmet e fundit nga