Kosova & Rajoni
Regjistrohet viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë

Një tjetër viktimë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kosovë si shkak i koronavirusit.
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton në raportin ditor se ka humbur jetën një 63-vjeçare që vuante nga sëmundje kronike të veshkave dhe disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, raportohet se në klinikë janë duke marrë mjekimin 12 pacientë, 9 nga të cilët janë në gjendje të stabilizuar dhe 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.
Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.
Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën në Kosovë 27 të infektuar./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Aksion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu...

Akuzohet për ngacmim seksual/ Shpallet në kërkim mjeku shqiptar
Një mjek shqiptar është shpallur në kërkim për ngacmim seksual. Bëhet fjalë për Ramadan (Feriz) Sopajn, i cili punon si mjek në Qendrën Kryesore të...