LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama acarohet me Çim Pekën/ E kishe lart deri tani, jo në majë por…

7 Maj 2020, 19:41, Politikë CNA
Rama acarohet me Çim Pekën/ E kishe lart deri tani, jo në

Kryeminstri është pyetur lidhur me komitetin e ekspertëve, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit për shkak të fshehjes së emrit të drejtuesit të këtij komiteti.
Gazetari Çim Peka e ka pyetur kryeministrin dhe kur e ka marrë vesh ai qe ekziston një komitet ekspertësh.
Kjo pyetje ka acaruar kryeministrin i cili e cilësoi si një pyetje pa lidhje.
Peka: Kur e more vesh që ka një komitet ekspertësh
Rama: Tani do bëjmë pyetje serioze apo do bëjmë?unë gati jam edhe për pyetje pa lidhje. Çfarë do të thotë kur e more vesh. Deri tani e kishe lart, nuk e kishe në majë por?/CNA.al

Lajmet e fundit nga