LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta takon Dukën dhe i bën apel qeverisë: Të nisë futbolli, nuk ka vaksinë më të mirë se sa sporti!

7 Maj 2020, 11:42, Sport CNA

Në Shqipëri vazhdon të diskutohet ende për rifillimin e kampionatit futbollistik, i cili është pezulluar për shkak të përhapjes së

FSHF prej disa ditësh i kërkon qeverisë leje për rinisjen e stërvitjeve, që më pas do të sillte edhe rinisjen e futbollit. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur edhe protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur, por një përgjigje nuk e kanë marrë ende.

Ditën e sotme kreu i FSHF-, Armand Duka ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ku është folur pikërisht për këtë çështje. Meta në postimin e tij në faqen zyrtare shkruan se është njohur me protokollin sanitar, duke thënë gjithashtu se nuk ka vaksinë më të mirë për virusin se sporti, duke i bërë kështu edhe një apel të qartë qeverisë shqiptare.PROTOKOLLI

?Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.

Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t?i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.?, shkruan Meta në ?Facebook?.

Lajmet e fundit nga