Connect with Us

Premier League shtyn me një javë stërvitjen, zbulohet arsyeja

Premier Liga

Premier League shtyn me një javë stërvitjen, zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Shtyhet me një javë rinisja e stërvitjeve në Premier Ligë. Sipas “DailyMail”, qeveria ka shtyrë për të dielën në mbrëmje shpalosjen e “Fazës 2” të menaxhimit të emergjencës së Koronavirusit. Të gjitha klubet kishin parashikuar që të riktheheshin në stërvitje të hënën e 11 majit, por me çdo probabilitet, duhet pritur java pasardhëse.

Fillimisht, “Downing Street” kishte parashikuar që të lajmëronte masat e reja të sigurisë publike ditën e sotme, më 7 maj. Por shtyrjes së vendimeve të kryeministrit Boris Xhonson i shtohen edhe shqetësimet e disa mjekëve të klubeve, të cilët kanë shprehur dyshime të forta dhe kërkojnë qartësime në lidhje me përgjegjësinë dhe garancinë dhe përmendin edhe frazën “rrezik vdekjeje”.

Shqetësimet e 4 doktorëve do të adresohen në takimin e radhës të klubeve të Premier Ligës ditën e hënë. Protokollet e projektit “Rinisje” theksojnë se të gjithë lojtarët dhe stafi duhet të testohen dy herë në javë përpara se të hyjnë në fushën stërvitore me grupe të vogla lojtarësh, ndërsa Premier Liga po përpiqet të organizojë qendrat e saj të testimit, jashtë qendrave stërvitore të klubeve.

Premier Liga i prezantoi propozimet e saj për të 20-ta klubet javën e shkuar dhe u kërkoi doktorëve që të shprehnin vlerësimet dhe rezervat e tyre. Plani fillestar i Premier Ligës për të rinisur sezonin dhe përfunduar 92 ndeshjet e mbetura të tij është data 12 qershor dhe kjo vazhdon të mbetet një datë e vlefshme për të rinisur, pavarësisht shtyrjes së stërvitjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Sinjali i fortë nga Anglia/ Ja çfarë duhet të ndodhë që mos pezullohet Premier League

Publikuar

-

Nga

Kreu i Shoqatës së Ligës së Menaxherëve në Angli, Riçard Bevan ka paralajmëruar që në rast se nuk arrihet marrëveshja për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit në fushë neutrale, atëherë sezoni aktual do të anulohet.

Ka pasur një kundërshtim për këtë ide nga klubet që luftojnë për të mos rënë nga kategoria, por Bevan është shumë i qartë në qëndrimin e tij dhe shton se koha nuk pret.

I pyetur nga “BBC Radio 4” nëse një votë kundër të luajturit në fushë neutrale do të çonte në anulim të sezonit, ai u përgjigj: “Po, mendoj se kështu do të ndodhë. Qeveria do t’i bëjë të qartë klubeve që ndeshjet në shtëpi me shkallë stadiumi të populluara vënë në pikëpyetje rregullat e distancimit fizik.”

10 nga 20 stadiumet e skuadrave të Premier Ligës do të përzgjidhen për të luajtur ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20. Këto stadiume duhet të jenë larg zonave të populluara dhe të lehta për t’u mbyllur.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Propozimi i fundit nga Anglia/ Ndeshjet e Premier Ligës mund të shkurtohen dhe mos zgjasin 90 minuta

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Angli, Gordon Tejlor, ka përmendur mundësinë që dy pjesët e ndeshjeve të zvogëlohen nën 45 minuta ndërsa diskutimet për rinisjen e sezonit të Premier Ligës vazhdojnë.

Të premten, 20 klubet e Premier Ligës konfirmuan angazhimin e tyre për të luajtur 92 takimet e mbetura të sezonit 2019-20, por modalitetet janë ende duke u diskutuar. Për presidentin e PFA-së, parësore është siguria e aktorëve në fushë, e cila do të mbizotërojë në planet e Premier Ligës për të rinisur në mes të muajit qershor. “Ata nuk janë idiotë, do të vendosin sigurinë në radhë të parë”, thotë Gordon për “BBC Radio 4”.

“Po hartohet një protokoll që do të prezantohet, i cili po punohet me të gjithë ekspertët mjekësorë së bashku me ekspertët e fushës së qeverisë. Ne nuk e dimë të ardhmen. Ajo që dimë, janë propozimet që janë bërë, idetë që janë hedhur, mundësia për të pasur më shumë zëvendësime dhe ndeshjet ndoshta të mos luhen 45 minuta për secilën pjesë. Është diskutuar edhe për stadiumet neutrale”, nënvizoi shefi i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë. Megjithatë, sipas “Mirror”, që ka kontaktuar burime të Premier Ligës, shefat e kësaj të fundit janë habitur nga deklarata e Tejlorit dhe kanë thënë se nuk ka asnjë shans që minutazhi i ndeshjeve të reduktohet.

JUNAJTID – Kaq ka mjaftuar dhe në mediat angleze kanë hapur arkivat për të parë se si do të kishte qenë klasifikimi nëse ndeshjet do të zgjasnin 80 minuta në Angli. Dhe Mançester Junajid është klubi që do kishte përfituar më shumë, duke u renditur vetëm një pikë larg vendit të katërt, ndërsa Njukasëlli do të renditej në zonën e rënies. “Djajtë e kuq” do të kishin 4 pikë më shumë, ndërsa “Qymyrxhinjtë” -7.

Asnjë ndryshim për Mançester Sitin e vendit të dytë që rezultatet është munduar t’i sigurojë përpara minutave të fundit të ndeshjeve. -10 pikë për Liverpulin, që këtë sezon maksimumin e pikëve e ka arritur shpesh në çastet e fundit të takimeve. Klubet londineze të Çelsit dhe Arsenalit do të kishin respektivisht 2 dhe 3 pikë më shumë në klasifikim.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Sane drejt largimit, Guardiola duhet të zgjedhë mes Assensios dhe… Rashicës

Publikuar

-

Nga

Pas zërave se Jurgen Klopp shihte si alternativë të sulmit Milot Rashicën, një tjetër lajm i pabesueshëm vjen nga Premier League. Me shumë gjasa Leroy Sane do të largohet nga Man.City në merkaton e verës. Pep Guardiola nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u menduar ta bind atë të qendrojë por po sheh zëvendësuesin e tij të mundshëm.

Kampionati pritet të fillojë së shpejti dhe situate ekonomike e klubeve sa vjen e rëndohet, një aspekt “pozitiv” sa i përket blerjes së lojtarëve të mirë e deri diku të lirë nga ulja e çmimeve. E në rast largimi të Mane, trajneri i City ka tre alternative, Marco Assensio e Real Madrit, Leon Bailey e Bayer Leverkusenit dhe Milot Rashicën. Po po, Milot Rashicën. Të paktën kështu shkruajnë mediat angleze për të rejat e fundit të tregut të merkatos. Gazeta angleze ‘Manchester Evening News’ shkruan se Rashica është në listën e Man. City tashmë.

“Rashica vlerësohet në mesin e top-klubeve në Evropë dhe përformancat e tij këtë sezon janë rritur. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Werder Bremeni që po lufton për mbijetesë. Werderi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita. Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas.

Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si alo e po ashtu edhe si organizator. Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në disponim për afro 34 milionë euro”, ka shkruar gazeta angleze./

LEXO TE PLOTE