Connect with Us

Plani për rifillimin e futbollit, zbulohen emrat e ekspertëve që përfaqësojnë FSHF-në

Sport

Plani për rifillimin e futbollit, zbulohen emrat e ekspertëve që përfaqësojnë FSHF-në

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dërguar menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë, emrat e përfaqësuesve të grupit të punës  për të analizuar protokollin për kthimin e sigurt në fushën e lojës të futbollistëve, pas kërkesës së ministrisë, të bërë publike ditën e sotme.

Në shkresë është vendosur i pari emri i mjeku i përfaqësueses shqiptare të futbollit Xhianluka Stesina, i cili është njëkohësisht një nga punonjësit e J-Medical, qendrës shëndetësore të Juventusit.

Lista plotësohet nga mjeku i skuadrës së Kukësit, Mel Ostreni, si dhe nga mjekja e imazherisë, Arjana Sina. Gjithashtu bëhet e ditur nëpërmjet shkresës zyrtare të dërguar ministrisë se në këtë grup ekspertësh do të ishte i pranishëm edhe Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku për të garantuar disponibilitetin e administratës së FSHF.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Super Liga

Telushi: Të iki te Tirana? Një burrë nuk e bën këtë

Publikuar

-

Nga

“Ushtar Telushi” është lojtari i parë që përgjigjet te Partizani, për sukseset dhe dështimet e skuadrës. Kur ekipi ndodhet në formë të mirë, meritat i shkojnë fillimisht këtij mesfushori, për t’u ndarë edhe me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa në këtë sezon zhgënjyes për të kuqtë, është po Telushi që ka dhënë përgjigje i pari para mediave dhe tifozëve.

Këtë herë lojtari i Partizanit u premton tifozëve besnikëri, se nuk do ta shohin kurrë në anën tjetër të qytetit. Të paktën këtë gjë refuzon që ta bëjë menjëherë, për t’u veshur nga i kuq në blu, pasi siç e thotë edhe vetë, nuk i ka hije një burri që të bëj këtë veprim. Në intervistën e dhënë për “Fax Sport”, Telushi ka prekur edhe derbin e fundit të humbur me Tiranën në shifrat 5-1, ku askush nuk ka ardhur nga drejtuesit në dhomat e zhveshjes pas atij takimi për “t’u shkulur veshin”.

“Na mungon fusha e blertë, sepse nuk mund të rrimë dot pa ndeshjet, nuk mund të qendrojmë dot pa stërvitjet, pa shokët dhe pa ato humoret tona. Tani komunikojmë online dhe bëjmë ndonjë shaka aty, e pyesim njëri-tjetrin dhe dua të them që kur stërvitesh vetëm për një lojtar është shumë më ndryshe se në grup, se ndihesh si keq. Trajneri Sormani na ndjek në këtë stërvitje online dhe shpeshherë bën ndonjë batutë. Po bën një punë vërtet të mirë dhe interesohet për gjendjen tonë.

Humbja në derbi 5-1 ndaj Tiranës? Ajo ka qenë goxha e rëndë për ne dhe ne vetë nuk ndihemi mirë pas asaj ndeshje. Gjithsesi kjo i përket të kaluarës dhe ky pushim na ka bërë mirë për ta harruar. Te ne nuk futet brenda dhomave të zhveshjes presidenti dhe as drejtori, që të na shkulë veshin qoftë për humbjen ndaj Tiranës apo për ndonjë ndeshje tjetër.

Arbitrat na kanë bërë dëm shumë në disa ndeshje, duke na lënë disa pikë dhe fitore. Kanë ndikuar te ne, megjithëse nuk e di nëse e kanë me Partizanin apo janë gabimet e tyre. Nuk e di se çfarë të them për këtë pjesë. Olsi Rama ka bërë reagim ndaj arbitrave, se është njeri i drejtë dhe më përpara i ka mbështetur. Po ishin duke na rënë më qafë dhe prandaj qendron si reagim.

Të iki te Tirana? Po shiko, ne jemi futbollistë profesionistë dhe të gjithë bëjnë punën e tyre. Unë jam vërtet profesionist, por të iki nga Partizani tani dhe të kaloj te Tirana, nuk e shoh të mundur. Nëse mund të isha në një ekip tjetër dhe mund të shkoja, por nga Partizani është e pamundur të vete atje. Është e vërtet që kur dashurohesh me një klub dhe tifozeri, të shkosh te armiku i tyre, një burrë nuk e bën dot këtë”, u shpreh Telushi. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Premier League shtyn me një javë stërvitjen, zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

Shtyhet me një javë rinisja e stërvitjeve në Premier Ligë. Sipas “DailyMail”, qeveria ka shtyrë për të dielën në mbrëmje shpalosjen e “Fazës 2” të menaxhimit të emergjencës së Koronavirusit. Të gjitha klubet kishin parashikuar që të riktheheshin në stërvitje të hënën e 11 majit, por me çdo probabilitet, duhet pritur java pasardhëse.

Fillimisht, “Downing Street” kishte parashikuar që të lajmëronte masat e reja të sigurisë publike ditën e sotme, më 7 maj. Por shtyrjes së vendimeve të kryeministrit Boris Xhonson i shtohen edhe shqetësimet e disa mjekëve të klubeve, të cilët kanë shprehur dyshime të forta dhe kërkojnë qartësime në lidhje me përgjegjësinë dhe garancinë dhe përmendin edhe frazën “rrezik vdekjeje”.

Shqetësimet e 4 doktorëve do të adresohen në takimin e radhës të klubeve të Premier Ligës ditën e hënë. Protokollet e projektit “Rinisje” theksojnë se të gjithë lojtarët dhe stafi duhet të testohen dy herë në javë përpara se të hyjnë në fushën stërvitore me grupe të vogla lojtarësh, ndërsa Premier Liga po përpiqet të organizojë qendrat e saj të testimit, jashtë qendrave stërvitore të klubeve.

Premier Liga i prezantoi propozimet e saj për të 20-ta klubet javën e shkuar dhe u kërkoi doktorëve që të shprehnin vlerësimet dhe rezervat e tyre. Plani fillestar i Premier Ligës për të rinisur sezonin dhe përfunduar 92 ndeshjet e mbetura të tij është data 12 qershor dhe kjo vazhdon të mbetet një datë e vlefshme për të rinisur, pavarësisht shtyrjes së stërvitjes.

LEXO TE PLOTE

Sport

Pjeshkë apo kumbull? Hygerta Sako e lë pa fjalë fansin që e provokoi

Publikuar

-

Nga

Hygerta Sako tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut, jo vetëm me performancën e saj si një gazetare e zonja, por edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme që bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja e “Rubrikës Sportive” ka publikuar sot një foto në instagram dhe reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm. Njëri prej tyre e ngacmonte duke e cilësuar si “super pjeshka e TVSH”. Ndërkohë, durrsakja nuk ia ka përtuar dhe duke ruajtur standardin e batutës, i është përgjigjur: “Gabim. Jam kumbull”!

Fansi e ka ngacmuar sërish duke e provokuar dhe duke i thënë se për të kuptuar nëse është pjeshkë apo kumbull duhej provuar, por moderatorja sërish ia ka prerë shkurt: “Ëndrrat i ke personale, nuk t’i gjykoj…”.

Sako tregoi edhe njëherë se përveç bukurisë dhe aftësive si gazetare, ka edhe sensin e humorit e të vetëpërmbajtjes kur i vijnë ngacmime të tilla provokuese.

LEXO TE PLOTE