Connect with Us

Pjeshkë apo kumbull? Hygerta Sako e lë pa fjalë fansin që e provokoi

Sport

Pjeshkë apo kumbull? Hygerta Sako e lë pa fjalë fansin që e provokoi

Publikuar

-

Hygerta Sako tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut, jo vetëm me performancën e saj si një gazetare e zonja, por edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme që bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja e “Rubrikës Sportive” ka publikuar sot një foto në instagram dhe reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm. Njëri prej tyre e ngacmonte duke e cilësuar si “super pjeshka e TVSH”. Ndërkohë, durrsakja nuk ia ka përtuar dhe duke ruajtur standardin e batutës, i është përgjigjur: “Gabim. Jam kumbull”!

Fansi e ka ngacmuar sërish duke e provokuar dhe duke i thënë se për të kuptuar nëse është pjeshkë apo kumbull duhej provuar, por moderatorja sërish ia ka prerë shkurt: “Ëndrrat i ke personale, nuk t’i gjykoj…”.

Sako tregoi edhe njëherë se përveç bukurisë dhe aftësive si gazetare, ka edhe sensin e humorit e të vetëpërmbajtjes kur i vijnë ngacmime të tilla provokuese.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E bujshme/ Gati transferimi, Milot Rashica përgatitet për hapin e karrierës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Amedi është shprehur se Liverpuli dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin kosovar, Milot Rashica, i cili luan për skuadrën e Verder Bremenit në Gjermani.

Kjo deklaratë e madhe është bërë nga Amedi në një intervistë për “Syri TV”, por që është cituar edhe nga faqja angleze “Mirror”.

Milot Rashica luan aktualisht në Bundesligë. Ai ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, gjë e cila ka nxitur shumë skuadra të rëndësishme të shfaqin interes për të, si për shembull edhe Lajpcig.

“Ka shumë kërkesa për të. Di që nga Premier Liga e dëshiron Liverpuli, ndërsa nga Bundesliga e dëshiron Lajpcig. Jam i sigurt se ai do të këshillohet në mënyrën më të mirë për të marrë një vendim,” deklaroi Amedi

LEXO TE PLOTE

Sport

Manastirliu jep shpresë për futbollin: Nisëm sot bisedimet me FSHF-në

Publikuar

-

Nga

Mesa duket pritjes së gjatë të futbollit që ndihej i braktisur nga shteti në vendin tonë, i ka ardhur fundi. Këtë herë është vetë Ministrja e Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, e cila jep shpresë për të ardhmen.

Në një intervistë për “News24” ka diskutuar edhe sa i përket sportit më popullor në vendin tonë. Gazetarja e ka pyetur për futbollin se përse kishte ngelur i vetëm në këtë betejë, pasi Qeveria nuk zgjodhi që t’i pagonte klubeve as pagën e luftës.

Por Manastirliu është shprehur se ka nisur diskutimi me FSHF-në dhe është duke u parë mundësia për zhvillimin e aktiviteteve. Pra duke evituar përkohësisht mundësinë për ta mbyllur kampionatin në tavolinë, që është në të mirën e futbollit.

Pyetje: Kur baret të hapen, do jemi të kushtëzuar me orare?
Manastirliu: Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pyetje: Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?
Manastirliu: Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe do vendosim.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kallaku: Rama si ai nazisti te “Tomka dhe shokët e tij”

Publikuar

-

Nga

Qeveria ende nuk e ka dhënë një reagim sa i përket futbollit dhe nisjes së tij, teksa lojtarët janë në pritje për të parë dhe mësuar verdiktin përfundimtar. Ndërkohë një reagim epik ka ardhur nga ana e Sherif Kallakut, lojtari i Teutës.

Në “Instagram” ka postuar një pjesë të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, atje ku kryeministri Edi Rama është veshur si nazist. Ndërkohë mesazhi është i qartë se pavarësisht se fusha është e pushtuar, do të luftohet për të marrë sërish lirinë e futbollit. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE