LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorimi pa kriter i dezinfektantëve/ Pipero jep dy arsye pse duhet të hiqni dorë menjëherë

7 Maj 2020, 21:28, Lifestyle CNA
Përdorimi pa kriter i dezinfektantëve/ Pipero jep dy arsye pse duhet

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, është shprehur që në krye të herës, që përdorimi i dezinfektantëve në masë nga qytetarëve nuk ishte i nevojshëm.

Sonte në ?Opinion? Pipero ka treguar dhe disa nga kundërefektet që mund të japi në shëndet përdorimi pa kriter dhe i pa certifikuar i tyre.

?Unë personalisht e kam parë me shumë skepticizëm dezenfektimin në masë në mjediset publike dhe të jashtme. Ata tunelët dezinfektuese. Po ashtu do doja të thoja të bëhet kujdes sidomos me përdorimin e dezinfektantëve të pa certifikuar në mjediset e brendëshme.

Studimet kanë treguar se edhe në mjediset e jashtme është demtuar bimësiar, po ashtu rritet irritimi i rrugëve të sipërme të frymëmëmarrjes për qytetarët.

Ndërkohë në mjediset e brendëshme, përdorimi pa kriter me dezinfektant të pa licensuar në vend që të na japi ndihmë, na përkeqëson dhe na jep probleme për sytë dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jasht nuk e rekomandoj fare?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga