Connect with Us

Origjina e koronavirusit/ Pompeo këmbëngul për më shumë informacion

Bota

Origjina e koronavirusit/ Pompeo këmbëngul për më shumë informacion

Publikuar

-

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ata kinezë po vazhdojnë polemikat mbi origjinën e koronavirusit dhe masat kundër përhapjes së tij. Pekini po akuzon Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për lojëra politike me pretendimet e tij se COVID-19 e kishte origjinën në një laborator të Wuhanit. Sekretari Pompeo po bën presion për më shumë informacion mbi origjinën e koronavirusit.

Duket se nuk ka asnjë argument kundër faktit se përhapja e koronavirusit filloi në Wuhan.

Mosmarrëveshjet janë mbi atë se si ndodhi.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përball me pyetje të shumta nga gazetarët në lidhje me komentet e tij të fundit se ekzistojnë “prova të mëdha” se origjina e virusit ishte në një laborator kinez në Wuhan.

“Kjo mund të zgjidhet shpejt nëse Partia Komuniste Kineze respekton detyrimet e saj ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë transparente dhe e hapur, të bëjë gjërat e thjeshta që bëjnë vendet e tjera të botës, të jap siguri që pandemitë si kjo nuk do të dalin jashtë kontrollit.”

Ndërkohë në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës denoncoi përsëri Sekretarin Pompeo për komentet e tij, duke e akuzuar atë se po merret me “lojëra të brendshme politike”.
“Zoti Pompeo flet në mënyrë të përsëritur mbi origjinën e virusit, por ai kurrë nuk ka paraqitur prova sepse ato thjesht nuk ekzistojnë. Kështu që unë mendoj se kjo pyetje duhet t’u lihet shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësor, dhe politikanët nuk duhet të vazhdojnë të gënjejnë për këtë çështje për nevoja të politikës së tyre të brendshme”, tha Hua Chunying, Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

LEXO EDHE:  "Çdo rast i konfirmuar llogaritet si 5 të infektuar"/ Arben Gjata tregon spitalet e vëna në dispozicion

Edhe vende të tjera po kërkojnë më shumë informacion rreth shpërthimit të virusit në Wuhan, përfshirë Gjermaninë, Britaninë dhe Australinë.

Sekretari Pompeo tha të mërkurën se Kina duhet t’i lejojë shkencëtarët e saj të flasin.

“Kina ende refuzon të ndajë me ne informacionet që na duhen për t’i mbajtur njerëzit të sigurt, siç janë izolimet virale, mostrat klinike dhe detajet në lidhje me shumë pacientë të infektuar me Covid-19 në dhjetor të 2019. Nuk kanë dhënë informacion as për “pacientin zero”.”

Sekretari Pompeo tha se thirrjet e tij për transparencë nga Kina nuk kanë të bëjnë me politikën, por me shpëtimin e jetëve./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ambasadori i SHBA: Rusia të heqë dorë nga keqinterpretimi i historisë

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i SHBA pranë OSBE-së në Vjenë i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga keqinterpretimet e historisë që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe tha se historia duhet regjistruar dhe kujtuar në tërësinë e saj.

Ambasadori James S. Gilmore III komentoi të enjten me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

SHBA, tha ambasadori, kujtojnë pjesëmarrjen dhe humbjet e tyre në njerëz gjatë atij konflikti të madh, krahas aleatëve, duke përfshirë Rusinë e asaj kohe.

“Duke kujtuar historinë e plotë të Luftës së Dytë Botërore, – tha ambasadori Gilmore, – ne nuk mund të harrojmë se për shumë popuj në Evropën Qendrore dhe Lindore, fundi i shtypjes naziste u zëvendësua nga imponimi ose ri-imponimi, kundër vullnetit të tyre, i shtypjes komuniste. Për ta, bekimet e plota të lirisë, që Evropa Perëndimore i festoi në vitin 1945, erdhën vetëm në vitin 1989, 1990, ose më vonë.”

Ai tha se ndërsa ushtria dhe popullsia civile e Bashkimit Sovjetik bënë sakrifica të jashtëzakonshme për të mposhtur nazistët, nuk duhet harruar se Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri arritën marrëveshjen që e ndau Evropën Lindore në zonat e kontrolluara nga sovjetikët dhe nazistët.

LEXO EDHE:  Rrugët që lidhin Shqipërinë me Italinë/ Qytetarët të pasigurt nëse virusi depërton në vend

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shefi i mikrobiologjisë tregon kur pritet vala e dytë

Për shumë vende të Evropës, tha ambasadori Gilmore, viti 1945 shënoi jo kthimin në liri, por fillimin e gati 50 viteve të shtypjes nga Bashkimi Sovjetik.

“Ne, tha ambasadori i SHBA, i bëjmë thirrje Rusisë të heqë dorë nga pretendimet e ekzagjeruara të bazuara mbi keqinterpretimin e qëllimshëm të historisë.”

Ai tha se SHBA qëndrojnë në solidaritet me partnerët evropianë kundër falsifikimit të historisë nga Rusia./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Ratcliffe zë vendin e ambasadorit Grenell si drejtor i Inteligjencës në SHBA

Publikuar

-

Nga

Komisioni për Inteligjencë i Senatit të SHBA-ve ka mbajtur dje pasdite në Uashington DC, një seancën dëgjimore për konfirmimin e Kongresistit John Ratcliffe në postin e drejtorit Nacional të Inteligjencës së SHBA-ve.

Ratcliffe zëvendëson në këtë post ambasadorin Richard Grenell, duke e përmbyllur karrierën jetëshkurtër të tij si pjesë e kabinetit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ratcliffe u zotua se do “të flasë të vërtetën në pushtet” dhe t’i rezistojë presionit nga presidenti ose ndonjë zyrtar për të hijezuar inteligjencën, duke kërkuar të sigurojë demokratët e shqetësuar për gatishmërinë e tij për të dhënë informacion të sinqertë të lirë nga konsideratat politike, shkruan Washington Post.

“Pavarësisht nga ajo që dikush dëshiron që inteligjenca jonë të reflektojë, inteligjenca që unë do të ofroj nëse konfirmohet nuk do të ndryshohet ose ndikohet nga ndikimi i jashtëm,” tha Ratcliffe.

LEXO EDHE:  Rritet bilanci i viktimave në Greqi/ 3 humbje jetësh në 24 orë

LEXO EDHE:  "Çdo rast i konfirmuar llogaritet si 5 të infektuar"/ Arben Gjata tregon spitalet e vëna në dispozicion

Kongresisti 54 vjecar John Ratcliffe njihet si besnik i Presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

Ratcliffe njihet gjithashtu  si mbështetës i Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan dhe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ballkani Perëndimor ka prioritet për BE

Publikuar

-

Nga

Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën do duhet të dërgohet një sinjal i qartë: BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike megjithë krizën e Coronës, thotë Oliver Varhelyi për DW.

Deutsche Welle: Në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të flitet konkretisht për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit. Përse do të flitet atëherë në këtë samit?

Oliver Varhelyi: Samiti trajton të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ju e dini, që Ballkani është një rajon me diversitet. Kemi dy shtete, me të cilat ne negociojmë për anëtarësimin. Po ashtu kemi dy shtete, me të cilat kemi vendosur të fillojmë negociatat. Kemi edhe dy shtete të tjera, që as nuk janë kandidatë. Zgjerimi pra është vetëm një element. Natyrisht që do të jetë temë. Bëhet fjalë për perspektivën europiane, që është një fjalë tjetër për zgjerimin. Por edhe për vendime strategjike, që duhet të marrim për Ballkanin Perëndimor.

Si po e ndryshon pandemia e Coronës strategjinë dhe politikën në drejtim të Ballkanit?

Besoj, se pandemia e ka përforcuar angazhimin tonë për Ballkanin Perëndimor. Nëse shikoni, se çfarë po bëjmë aty, e kuptoni që kemi nisur ndihmë konkrete në të gjashtë shtetet. Kemi kërkuar që nga dita e parë kontakt për të ndihmuar në këtë krizë. Elementi i dytë i rëndësishëm është natyrisht nevoja që të investojmë në rajon në mënyrë strategjike. Kjo vlen si për politikën edhe për ekonominë. Nga ana ekonomike ne mundemi e duhet të bëjmë më shumë. Shpresoj, që në këtë drejtim nga samiti mundësisht të vijnë mesazhe të qarta të krerëve të shteteve e qeverive.

Mali i Zi dhe Serbia janë dy shtete që kanë ecur më shumë në rrugën e anëtarësimit, megjithëse presidenti serb, Aleksandar Vucic së fundmi është ankuar, se BE e ka lënë vetëm atë në kohën e pandemisë. Ai thotë, se nuk ka solidaritet europian. Çfarë thoni ju për këtë. Tenton ai më shumë në drejtim të Kinës apo SHBA-së?

Epo këtë e dëgjoj herë pas here. Por nëse lexon, se çfarë ka thënë presidenti Vucic në javët e kaluara, atëherë e sheh, që tani ai është mirënjohës për solidaritetin tonë, të cilin e ka marrë nga Europa. Në këtë pikë mesazhet e tij ishin të qarta. Ajo që kemi ofruar ne është bërë me mend. Ndihmën e vërtetë e sheh në terren. Por kjo është tani pas nesh. Ndihma është ndihmë, nëse vjen nga ne apo të tjerët. Nëse ne mund të ndihmojmë, duhet ta bëjmë këtë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave. Franca kërkoi më parë një rishikim të procesit të anëtarësimit dhe iu dha. Tani kërcënon Bullgaria me veto për negociatat me Maqedoninë e Veriut. A është BE gati për negociata serioze për anëtarësimin?

Po, mendoj se po. BE është gati. Në mars pati një përkushtim të qartë, kur të gjithë miratuan fillimin e negociatave. Jam shumë optimist, se do ta bëjmë këtë. Mendoj, se këto gjëra janë pjesë e kulturës europiane të negociimit, që herë pas here ka si hapa mbrapa edhe progres. Por në fund vlen rezultati. Nëse i shikoni arritjet e këtij Komisioni Europian, atëherë do të dalloni, që ne e kemi vënë Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin sërish në axhendën e ditës. Krerët në BE do të merren me këtë, madje në mesin e krizës së Coronës. Mendoj, se ky është një konfirmim i qartë nga ana e BE.

A keni një datë konkrete për fillimin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kur do të filloni?

Më kuptoni, me krizën e Coronës në rend të ditës është shumë e vështirë që t‘iu japim tani një datë. Por mund t’iu siguroj, se ne nga ana jonë punojmë fort, shumë fort që të përgatisim raportin vjetor të zgjerimit. Aty ne do të bëjmë një propozim për kuadër konkret të negociatave. Ky është hapi i parë drejt negociatave të vërteta. Komisioni Europian nuk humbet kohë, për të çuar përpara sa më shpejt të jetë e mundur procesin.

Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë larg fillimit të negociatave. Kur do të marrë një zgjidhje konflikti mes Kosovës dhe Serbisë për kufijtë dhe shtetin? A shikoni ndonjë shans këtu?

Besoj, se do të kemi një mundësi pas zgjedhjeve në Serbi (21.qershor 2020, shën.red.). Shpresoj që pastaj të fillojmë shumë shpejt të punojmë për një zgjidhje. Kam parë sinjale shumë pozitive në lidhje me virusin Corona. „Korsitë e gjelbra” që u ngritën në të gjithë unionin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kamionëve të transportit janë ngritur po ashtu edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një sinjal pozitiv shumë premtues, kur të bëhet fjalë që të zgjidhim edhe problemet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet koronavirusi/ Shkon në shtatë numri i viktimave në Itali

LEXO EDHE:  Nuk ndalet koronavirusi/ Shkon në shtatë numri i viktimave në Itali

SHBA negociuan një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë, që sërish ka dështuar në Kosovë. A është SHBA konkurrencë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Shikoni këtu nuk bëhet fjalë për një garë. Ky problem është shumë më i rëndësishëm, se pyetja, se kush do të marrë kurorën e dafinave në fund me suksesin e negociimit. E rëndësishme është që të kemi një zgjidhje. Ne jemi partnerët strategjikë të SHBA në këtë rajon dhe duhet të punojmë së bashku. Përsa i përket kontributit tim, jam më se i gatashëm që të luaj një rol këtu. Do të angazhohem as më shumë të jetë e mundur.

Çfarë perspektive shikoni për Bosnje-Hercegovinën? Kur vjen puna tek zgjerimi a nuk po bën ky vend hapa mbrapa?

Jo, nuk mendoj kështu. Qeveria e re ka marrë vendime serioze, që me ardhjen e saj. Para disa ditësh qeveria ia ka dalë, të bjerë në ujdi për 14 detyra prioritare, që duhet të përmbushen, para se Bosnja të jetë një vend kandidat. Ne kishim ofruar një listë me 14 kërkesa, që duhen plotësuar në rrugën e anëtarësimit, kemi miratuar edhe një plan kohor. Kjo më jep shpresë, që po ecet përpara dhe se me qeverinë ne Bosnje-Hercegovinë shpejt do të futem në bisedime.

Kroacia si presidente e radhës në BE duhet të jetë e zhgënjyer, që tani nuk do të ketë një samit pompoz në Zagreb, por vetëm një takim përmes videokonferencës. A do duhet të përsëritet ky samit në një takim të vërtetë?

E rëndësishme tani është që krerët e shteteve dhe qeverive kanë vendosur të mbajnë takimin, megjithë situatën, edhe pse është një takim virtual. Ky është një sinjal për të gjithë, jo vetëm për rajonin, që ne e kemi vërtet seriozisht, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Ne e shohim atë si një prioritet europian. Natyrisht, do të ishte shumë e rëndësishme të ulemi në një tavolinë, nëse flasim për planin për investime ekonomike pas krizës. Shpresoj që këtë ta bëjmë së shpejti.

Bisedën e zhvilloi Bernd Riegert.

Oliver Varhelyi (48) është komisioner i Bashkimit Europian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë. Diplomati hungarez ka qenë më parë përfaqësues i përhershëm i Hungarisë për Bashkimin Europian në Bruksel. Varhelyi ka qenë pjesëmarrës në negociatat për anëtarësimin e Hungarisë në BE në vitin 2004.

LEXO TE PLOTE