LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mira Rakacolli tregon pse po lehtësohen masat kundër Covid-19/ Bilanci i rënduar që kishim parashikuar

7 Maj 2020, 10:08, Lifestyle CNA
Mira Rakacolli tregon pse po lehtësohen masat kundër Covid-19/ Bilanci

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli,  ka dhënë argumente se përse është marrë vendimi për lehtësimin e masave kundër Covid-19.

Gjatë mbledhjes online me kryeministrin Edi Rama, Rakacolli foli me gjuhën e shifrave, ndërsa shtoi se treguesit flasin se situata është në kontroll.

“Nuk do të kishim lehtësim të masave, nëse do të kishim 15 raste mbi mesataren, nëse numri i shtrimeve do të ishte te 90 dhe ato që do të ishin në terapi intensive mbi 20. Jemi brenda numrave, treguesit që janë flasin që e kemi të kontrolluar! Duke fuqizuar survejancës, duke shtuar kujdesin shëndetësor dhe njëkohësisht duke shkruar kontrollet. Ne mendojmë që strategjia që ju kemi propozuar ka ecur mirë, dhe të vazhdojmë kështu. Do të ketë edhe një vlerë, ajo që u prezantuar është problemi i studimit të imunizimit që të shikojmë si do të jetë vijimësia nëse do jemi përballë një vale të dytë apo që ky virus do të jetë në listën e infeksioneve të mundshme”, tha Rakacolli.

Lajmet e fundit nga