Connect with Us

Miliona lekë për mjete dhe makineri/ Bashkia e Lezhës shpall fituesin e tenderit pa garë

Denoncim

Miliona lekë për mjete dhe makineri/ Bashkia e Lezhës shpall fituesin e tenderit pa garë

Publikuar

-

hapet fushata e ps ne lezhe

Bashkia e Lezhës ka shpallur së fundmi (27.04.2020) fituesin e tenderit formal, për blerjen e mjeteve dhe dhe makinerive në nevojë të Bashkisë.

Kompania fituese, dhe e vetmja në garë është “TIMAK” shpk. Fondi limit i këtij tenderi është 18,949.997 (tetëmbedhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e nëntë mijë e nëntë qind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë

“TIMAK” shpk ka ofruar çmimin 18,850.000 lekë, (tetembëdhjetë milion e tetqeind e pesëdhejtë mijë) pra thuajse sa vlera totale e tenderuar. Kjo garë por ka qenë thjesht formale pasi është zhvilluar vetëm me nje ofertues dhe cmimi i saj është shumë afër vlerës totale të tenderuar.

LEXO EDHE:  Dy javë para largimit, kreu i hekurudhave Dashi i LSI tender shitje 2 mijë tonë skrap

Gjithçka është publikuar në buletinin e radhës së Agjensisë së Prokurorimit Publik.
Në formularin e njoftimit të fituesit thuhet se kriteri i përzgjedhjes së fittuesit është çmimi më i ulët, ndërkohë që nuk ka pasur fare garë dhe çmimi i ofruar nga kompania fituese është ai maksimali./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali/ Kryebashkiaku i Ramës iu heq “bukën” 6 anëtarëve të një familje

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, kundër kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.

Sipas denoncuesit, kryebashkiaku i Kavajës ka pushuar nga puna rojen e një shkolle, vetëm sepse ai ishte demokrat, ndërkohë që ky ishte i vetmi anëtar i familjes prej 6 personash, që punonte.

Denoncuesi thekson se me atë rrogë, roja i shkollës ushqente fëmijët dhe nënen e sëmurë.

Berisha e cilëson këtë një aks banditesk të kryebashkiakut.

LEXO EDHE:  Tenderi 250 milionë lek/ Veliaj favorizon firmën fituese?

LEXO EDHE:  Dy javë para largimit, kreu i hekurudhave Dashi i LSI tender shitje 2 mijë tonë skrap

Po ashtu, denoncuesi thotë se “Javën e kaluar janë shkarkuar edhe 14 qytetare te tjere të Kavajas nga Bashkia dhe Ujesjellesi duke i hedhur ne mes te kater rrugeve.
Por a shkarkohen njerezit dhe a u hiqet buka e gojes nje fakiri sidomos ne kete situate kaq te trishte dhe te tmerrshme qe po kalon mbar Bota?
Kta nuk kane as din e iman,as Rmazan,as Pashke e as Bajram!”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi: Punëtorëve të një fasonerie në Korçë nuk i jepet paga e luftës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë pak më parë një denoncim për disa punëtorë të një fasonerie në Korçë që nuk janë paguar.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari Dixhital, Berisha shkruan në rrjetet sociale se punëtorët janë lënë në rrugë dhe nuk kanë përfitur nga paketa e luftës.

Sipas tij, pronarët e fasonerisë ia hedhin fajin tatimeve, ndërsa tatimet ia pasojnë atë eprorëve.

“Punëtorët e një fasonerie lihen në rrugë, nuk përfitojnë paketën e luftës. Ky shtet i korruptuar ka lënë në rrugë 100 punëtorë dhe familjet e tyre. Tatimet e qytetit të Korçës ia hedhin fajin eprorëve të fasonerisë ndërsa eprorët ia hedhin fajin tatimeve. A mund ta dimë ne sesi do zgjidhet ky problem… A ka qeveri ky shtet??? Pronarët e fasonerisë nuk kanë pasur guximin as të shkojnë dhe të përballen me ato punëtorë. Një prej atyre punëtoreve është dhe nëna ime. Kompania Lorenso Shpk nuk ka pasur asnjë masë gjatë epidemisë Covid-19, një pjesë e punëtorëve kanë qenë të pa siguruara dhe tani po përballen dhe me varfërinë. Pse nuk merren masa për këto fasoneri??? Pse shkon Krimi Ekonomik dhe diskuton privatisht me administratën dhe nuk u jep asnjë përgjigje punëtorëve ? Apo mos ndoshta po presim korrupsionin e radhës? Kjo e gjitha është një lojë partiake sepse disa subjekte mbështeten dhe disa të tjera jo”, thuhet në denoncim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Malltezi ngre alarmin/ “Në Lalëz po ndërtohen pontile me gurë, rrezikohet dëmtimi i plazhit”

Publikuar

-

Nga

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë dhe drejtues i Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin në PD

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Malttezi ngre alarmin se po bëhen pontile me gurë në Lalëz pa pasur asnjë studim paraprak, asnjë proces Vlerësimi për Ndikimin në Mjedis dhe asnjë dëgjesë publike siç i kërkon ligji.

Demokrati pyet ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosin, se kush po e dëmton bregun në Lalëz dhe i kërkon të bëjë punën e tij siç duhet.

“Sa hidhesh degë më degë për t’i bërë tualetin një qeverisjeje hajdutësh bëj punën që e ke me detyrim, ndalo veprimtarinë e jashtëligjshme dhe kërko që të bëhen studime të detajuara para se të dëmtohet mjedisi. Ka profesorë të nderuar (nga Agim Selenica, Fatos Hoxha, etj.) që mund të ndihmojnë për dinamikat dhe modelimin e zonave detare, për sedimentologjinë dhe erozionin e lidhur me pontilet dhe të sugjerojnë zgjidhje në rast se duhen pontile. Por jo të dëmtosh vijën bregdetare dhe të fusësh kokën në rërë si struci. Kërko studime dhe proces të rregullt VNM se për këtë paguhesh, të mbrosh mjedisin që nuk ka gojë të mbrohet vetë.

Plazhet janë formuar përgjatë miliona viteve nga sedimentet e depozituara, ndaj vija bregdetare natyrore është e drejtë, pasi ka edhe erozion bregdetar nga veprimi i dallgëve, por edhe mbushje me sedimente që vijnë nga lumenjtë dhe këto sedimente kanë krijuar plazhe të bollshme në bregdetin ranor të Detit Adriatik që ka plot lumenj. Por vendosja e pontileve të pandërprera në bregdet dhunon proceset natyrore, nga njëra anë e pontilit (ajo më pranë lumit) krijon mbathje, pra sedimentet zgjerohen, por nga ana tjetër, kemi edhe veprim gërryes të dallgës. Pra, njëkohëisht, me pontilet kemi në njërën anë mbathje me sedimente (zgjerim të brezit ranor) por fill nga ana tjetër kemi erozion të detit. Ndërhyrjet e këtilla nuk janë natyrale dhe rrezikojnë edhe vilat edhe cilësinë e ujit të detit”, shkruan ai.

Malltezi thekson se deri tani vija bregdetare e plazheve në Gjirin e Lalzit ka qenë shumë e pastër, natyrore dhe me plazhe ranore të gjera me mbi 120 metra gjerësi nga sedimentet e depozituara prej mijëra vitesh nga Lumi i Erzenit, por sipas tij tashmë po ndërtohet një pontil me materiale të pakalueshme.

LEXO EDHE:  Qeveria bën tender për djegien e plehrave pa hyrë ligji në fuqi

LEXO EDHE:  Deputeti ironizon Bashën/ Përbetimet për Ramën, njëlloj si trimëritë e lepurit për të rrafë elefantin

“Kohët e fundit në mënyrë të fshehtë, pa asnjë studim të mirëfilltë për dinamikat detare, proceset bregdetare apo modelim të sjelljes se batimetrisë dhe pengesave të pakalueshme, në plazhin e Gjirit të Lalzit po ndërtohet pontil me materiale të pakalueshme gjë e cila rrezikon të dëmtojë plazhin (krijon sedimentim në pjesën jugore dhe erosion në pjesën veriore të pontilit, por edhe dëmton cilesinë e ujit të detit ngaqë nuk lejohet qarkullimi i lirë i ujit).

Zgjidhja alla-Shqiptarçe tek Mali i Robit ka qenë duke ndërtuar pontil pas pontili me material të pakalueshëm por problemi transferohet nga një zonë në tjetrën që vijon. Pra, pas ndërtimit të pontilit të parë (zgjerimit të rërës nga njëra anë) dhe krijimit të erozionin nga ana tjetër, ata që banojnë më pas dhe shohin sesi po i vjen deti (po ndodh erozioni) në vend që të heqin pontilin e parë që solli problemin, e vijojnë zgjidhjen “alla Shqiptarce” duke ndërtuar edhe këta një pontil tjetër. Kjo bën që të kemi vërtetë mbathje me sedimente, pra zgjerim brezi ranor, por ndërkohë kanë cënuar cilësinë e ujit të detit pasi nuk qarkullon dhe kthehet në ujë të ndenjur. Po ta shikojmë, edhe me sy të lirë nga fotografime nga ajri duket qartë kjo dukuri, që deti duket si gjol.

Duhet ndalur baterdia me pontile të pandërprera në Lalëz. Ka zgjidhje të pranueshme nëse ka një proces të ndershëm. Pontilet mund të jenë me këmbë (pilota) që mos ndërpresin qarkullimin e ujit, ose variante të tjera që kanë ndikim të ulët në mjedis. Mund të diskutohen zgjidhje të pranueshme por jo të bëhet fakt dëmi në mjedis pa asnjë proces Vlerësimi Ndikimi në Mjedis dhe pa asnjë dëgjesë me palët e interesuara pasi këto janë detyrime ligjore dhe jo dëshira të ndokujt”, përfundon demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE