Connect with Us

Mashtrimi me TVSH/ Gjykata jep vendimin për 24 të arrestuarit

Kronika

Mashtrimi me TVSH/ Gjykata jep vendimin për 24 të arrestuarit

Publikuar

-

24 biznesmenët e arrestuar në shtator të vitit të kaluar për evazion fiskal janë njohur sot me vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës.

Gjykata ka dhënë 46 vite e katër muaj burg në total me gjykim të shkurtuar për të pandehurit.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa dyshohet se me skemën e mashtrimit me TVSH-në i shkaktuan shtetit një dëm prej 4 mln eurosh.

Ndërkohë, avokati Enea Cenko ka deklaruar se do ta ankimojë vendimin, pasi pretendon se pjesa më e madhe e të pandehurve nuk kanë patur dijeni për mashtrimin dhe merrnin paga të ulëta.

LEXO EDHE:  Lihet i lirë shefi i Kardiologjisë në Shkodër/ Gjykata: Arrestimi i paligjshëm

Masat e sigurisë:

Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

Aleksandër Gusho – 1 vit burg

Asim Çaçi – 8 muaj burg

Bledar Metko – 8 muaj burg

Bruno Osmani – 1 vut burg

Diana Ramizi – 1 vit burg

Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

Erisa Islam – 1 vit burg

Gentjan Dedja – 1 vit burg

Gerdi Laho – 8 muaj burg

Kristi Rrënja – 1 vit burg

Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

Kudret Memaga – 1 vit burg

Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

Myfaret Ballushi – 1 vit burg

Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

Santiljano Çifligu – 1 vit burg

Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

Enver Sheshi – 6 vite burg

Valter File – 4 vite burg

Nefail Jaho – 4 vite burg

Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Tiranë/ Sekuestrohen para dhe telefona 

Publikuar

-

Nga

Në sajë të operacionit “Combination” për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë vënë në pranga 2 persona.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë identifikuan dhe lokalizuan dy shpërdarësit e drogës H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë.

Arrestimi i shtetasve H. H dhe A. A. u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë?/ Gjykata liron të arrestuarit

LEXO EDHE:  Gjyqi me Nishanin/ Ministri i ri i Brendshëm tregon prapaskenat

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me iniciale A. Xh., 21 vjeç dhe  D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkaq, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga kati 7-të i banesës/ Humb jetën burri në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një person i ka humbur jetën rreth orës 12:30 në banesën e tij në Durrës, pasi ka rënë nga kati i 7-të i banesës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 te banesat sociale. Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë trupin e viktimës me iniciale G.D.

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës,  shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë?/ Gjykata liron të arrestuarit

LEXO EDHE:  KQZ:LSI propozon anëtarin e trete te grupeve te numerimit

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Protestë në sheshin Skënderbej/ Policia përplaset me qytetarët, shoqëron me dhunë disa prej tyre

Publikuar

-

Nga

Një protestë është duke u zhvilluar ditën e sotme në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar nën moton thuaji “jo diktaturës”. Mirëpo në tubim ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për t’i larguar.

Mësohet se efektivët kanë shoqëruar të paktën tre protestues me dhunë, ndër të cilët edhe avokati Zaçe Islami. Islami bëri thirrje që qytyetarët të mos i binden urdhërave të kryeministrit Edo Rama, pasi pretendon se përmes vaksinimit do të kontrollohen njerëzit.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri përballet sërish me Gjykatën/ Ndryshon masa e sigurisë?  

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri / Shkencërisht, heqja e pragut të TVSH është politikë e keqe

Gjithashtu është shoqëruar edhe studenti Klajdi Bello, i cili u bë një zë i fortë në protestën studentore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE