Connect with Us

Manipuluan me çmimet/ Gjobiten me 4 milion euro 14 kompani të nafte

Kosova & Rajoni

Manipuluan me çmimet/ Gjobiten me 4 milion euro 14 kompani të nafte

Publikuar

-

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, ka gjobitur me 4 milionë euro 14 kompani nafte pasi kishin manipuluar çmimet.

Sipas asaj që raporton “Koha” kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Në nëntorin e kaluar AKK-ja kishte gjetur fakte se për shkak të manipulimit me çmimin e naftës, fitimi i kompanive ishte rritur deri në 124 për qind.

Dyshohet se kompanitë e naftës janë marrë vesh paraprakisht me njëra-tjetërn për rritjen e çmimit të naftës.

Pas zhvillimit procedural, Komisioni i Autoritetit, më 6 maj 2020 ka vendosur masën ndëshkuese administrative në shumën prej 4 milionë euro ndaj 14 kompanive nën hetim.

LEXO EDHE:  “Blici Rrugor”/ Mbi 600 gjoba brenda orës

Sipas informacioneve, të 14 kompanitë, me veprimet e tyre, kanë kryer shkelje të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës , përkatësisht nenit 4 për “Marrëveshje të ndaluara apo praktikë e bashkërenduar”.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk i ka bërë ende publike emrat e kompanive dhe dënimet individuale për secilën nga to, por sipas asaj që raporton “Koha” mes tyre dyshohet se janë  “Hib Petrol”, “Al-petrol”, “Ex Fis”, “Lab Oil” e “Petrol Company”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Regjistrohet viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër viktimë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kosovë si shkak i koronavirusit.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton në raportin ditor se ka humbur jetën një 63-vjeçare që vuante nga sëmundje kronike të veshkave dhe disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë, raportohet se në klinikë janë duke marrë mjekimin 12 pacientë, 9 nga të cilët janë në gjendje të stabilizuar dhe 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.

Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 40 persona

LEXO EDHE:  Të pabindur ndaj masave për koronavrusin/ Gjobiten 89 këmbësorë, bllokohen pesë automjete

Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën në Kosovë 27 të infektuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

21 të prekur në 24 orë në Greqi/ Humb jetën një tjetër i infektuar

Publikuar

-

Nga

21 të konfirmuar me koronavirus u raportuan pasditen e sotme në Greqi nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Profesor Sotiris Tsiodras.

Media e shtetit fqinj “Kathimerini” raporton se 11 nga këto raste kanë të bëjnë me strukturën shëndetësore të Forcave të Armatosura. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë në Greqi deri tani ka arritur në 2.663.

Tsiodras njoftoi se gjithahstu ka humbur jetën një person në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin e vdekjeve në 147.

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 40 persona

LEXO EDHE:  "Kush vë gjoba do ikë nga puna" / Ish-drejtori i AKU-së kritikon Ramën

Ndërkohë, aktualisht 36 pacientë janë në trajtim intensiv dhe 82 janë shëruar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kriza politike në Kosovë/ Kurti: Zgjidhja janë zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosvës Albin Kurti e sheh zgjidhjen e krizës aktuale politike vetëm tek mbajtja e zgjedhjeve të reja. I ftuar në emisionin Përballë, Kurti tha se Vetvendosjes i është dyfishuar mbështjetja në popull pas zgjedhjeve të fundit.

“ Na është përgjysmuar mbështetja në parlament, por na është dyfishuar mbështjetja në popull. Që nga zgjedhjet ne na është dyfishuar mbështjetja e popullit.

Kjo është dëshmi më shumë që të kthehemi tek qytetarët, të freskojmë legjitimitetin. Kësaj radhe ne e kemi bërë të qartë, Vetvendosje duhet të dale e para dhe më shumë se sa e para. ”- tha Kurti.”

LEXO TE PLOTE