Connect with Us

Manastirliu jep shpresë për futbollin: Nisëm sot bisedimet me FSHF-në

Sport

Manastirliu jep shpresë për futbollin: Nisëm sot bisedimet me FSHF-në

Publikuar

-

Mesa duket pritjes së gjatë të futbollit që ndihej i braktisur nga shteti në vendin tonë, i ka ardhur fundi. Këtë herë është vetë Ministrja e Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, e cila jep shpresë për të ardhmen.

Në një intervistë për “News24” ka diskutuar edhe sa i përket sportit më popullor në vendin tonë. Gazetarja e ka pyetur për futbollin se përse kishte ngelur i vetëm në këtë betejë, pasi Qeveria nuk zgjodhi që t’i pagonte klubeve as pagën e luftës.

Por Manastirliu është shprehur se ka nisur diskutimi me FSHF-në dhe është duke u parë mundësia për zhvillimin e aktiviteteve. Pra duke evituar përkohësisht mundësinë për ta mbyllur kampionatin në tavolinë, që është në të mirën e futbollit.

Pyetje: Kur baret të hapen, do jemi të kushtëzuar me orare?
Manastirliu: Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pyetje: Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?
Manastirliu: Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe do vendosim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kallaku: Rama si ai nazisti te “Tomka dhe shokët e tij”

Publikuar

-

Nga

Qeveria ende nuk e ka dhënë një reagim sa i përket futbollit dhe nisjes së tij, teksa lojtarët janë në pritje për të parë dhe mësuar verdiktin përfundimtar. Ndërkohë një reagim epik ka ardhur nga ana e Sherif Kallakut, lojtari i Teutës.

Në “Instagram” ka postuar një pjesë të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, atje ku kryeministri Edi Rama është veshur si nazist. Ndërkohë mesazhi është i qartë se pavarësisht se fusha është e pushtuar, do të luftohet për të marrë sërish lirinë e futbollit. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti Meta takon Dukën dhe i bën apel qeverisë: Të nisë futbolli, nuk ka vaksinë më të mirë se sa sporti!

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri vazhdon të diskutohet ende për rifillimin e kampionatit futbollistik, i cili është pezulluar për shkak të përhapjes së

FSHF prej disa ditësh i kërkon qeverisë leje për rinisjen e stërvitjeve, që më pas do të sillte edhe rinisjen e futbollit. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur edhe protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur, por një përgjigje nuk e kanë marrë ende.

Ditën e sotme kreu i FSHF-, Armand Duka ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ku është folur pikërisht për këtë çështje. Meta në postimin e tij në faqen zyrtare shkruan se është njohur me protokollin sanitar, duke thënë gjithashtu se nuk ka vaksinë më të mirë për virusin se sporti, duke i bërë kështu edhe një apel të qartë qeverisë shqiptare.PROTOKOLLI

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.

Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.”, shkruan Meta në “Facebook”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Takimi i çuditshëm, ja si sillet Zidane me futbollistët e Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Duke respektuar rregullat e distancimit social, me maska dhe doreza, trajneri i Realit të Madridit dhe futbollistët u takuan pas 2 muajsh.

Zinedin Zidan donte që të ishte prezent në momentin që lojtarët do të riktheheshin në qendrën stërvitore “Valdebebas” dhe në ambientet e jashtme të saj shkëmbeu disa biseda me lojtarët e tij.

Kryesisht shëndeti i lojtarëve dhe i familjarëve të tyre ishte tema kryesore e këtij takimi. Zidan foli thuajse me të gjithë lojtarët, por u ndal më shumë me kapitenin Serxho Ramos, me të cilin diskutoi edhe vazhdimësinë e sezonit.

Eden Hazard gjithashtu i tha trajnerit francez që ndihej mjaft mirë dhe i rikuperuar nga operacioni që kreu përpara disa kohësh. Stafi i Zidanit ka kontaktuar me lojtarët për t’u shpërndarë planin e punës që do të bëhet, edhe pse ata do të jenë gjithmonë prezentë në qendrën stërvitore.

LEXO TE PLOTE