Connect with Us

“Kartë krediti për të paguar dhe karrige 1 metër larg”/ Rregullat për rihapjen e lokaleve

Sociale

“Kartë krediti për të paguar dhe karrige 1 metër larg”/ Rregullat për rihapjen e lokaleve

Publikuar

-

Në datën 18 maj, pritet që lokalet të rifillojnë punën pas një shkëputje 2 mujore për shkak të koronavirusit.

Qeveria ka publikuar në portalin e- Albania rregullat e reja të rihapjes së bareve dhe restoranteve.

Në këto rregulla përfshihen masat strikte të distancimit social të cilat janë karriget që duhet të kenë 1 metër distancë kurse për të qarkulluar në ambientet e jashtme ku do të hapen lokalet duhen shenja vizuale si dhe korridore të posaçme.
Po ashtu nuk rekomandohet përdorimi i parasë ”cash” por kjo nuk është e ndaluar por më mirë do të ishte kartë krediti.

LEXO EDHE:  Publikohet lista/ Cilat janë bizneset që do të hapen në 27 prill

Po ashtu ka një sërë rregullash për punonjësit e bareve dhe restoranteve për të dezinfektuar duart si dhe për të mospërdorur maska dhe doreza më shumë se një herë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Pensionistët sillen vërdallë në Laç/ Posta u mbyll qepenat: Kemi urdhër të mos u japim para

Publikuar

-

Nga

Prej dy muajsh, Shqipëria po përballet me pandeminë e koronavirusit për shkak të të cilit janë marra masa shtrenguese.

Pensionistët janë ata të cilët duhet të respektojnë rreptësisht masat kundër koronavirusit, duke u izouar në shtëpi.
Për këtë, qeveria ka vendosur që pensionet tu shkojnë në shtëpi, për të shmangur daljen e te moshuarve. Por, pensionistët e Laçit po përballen me probleme në këtë kohë pandemie dhe krize.

Në një video të siguruar nga CNA.al, një numër i madh pensionistësh janë mbledhur para postës së qytetit duke pritur të marrin pensionet.
Ata shprehet se askush nuk ua ka çuar atyre në shtëpi, ashtu siç kryeministri Rama ka urdhëruar. Por, nuk mbaron me kaq! Punonjësit e postës kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë të moshuarit të futen të marrin pensionin.

Ata kërkojnë pensionin, ta merrnin aty ku e kishin marrë përherë, në sportel, në postë. Por askush nuk u përgjigjet. E vetmja fjalë është: bëni fotokopje të kartës së identitetit, shënoni adresën dhe numrin e telefonit. “Do t’jua sjellim në shtëpi”- u është thënë.

LEXO EDHE:  “Rekomandohet që hapja të jetë rajonale”/ Pipero tregon kur duhet përdorur maska

LEXO EDHE:  Elbasan, godoti kreun e Policise Bashkiake, arrestohet pronari i lokalit

Ky, në fakt, ka qenë “vendimi” i kryeministrit Rama, që pensionistët të mos ishin të rrezikuar për të dalë nga shtëpia, për të mbrojtur jetën e tyre nga koronavirusi.
Ata shprehen se kanë mbi 2 muaj që presin të marrin pensionin por nuk kanë zgjidhur asnjë gjë. Kur doli njëra nga punonjëset e postës, të gjithë iu vërsulën që t’i kërkonin paratë, punonjësja gjithë arrogancë, u përgjigj se kishin marrë urdhër nga drejtori, që të mos paguhej asnjë pensionist, por të hidhnin letrën në kuti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasojat e koronavirusit/ Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore, ndëshkim kush nuk i respekton

Publikuar

-

Nga

Situata e koronavirusit, ka ndryshuar edhe rregullat e Maturës Shtetërore 2020.

Ditën e sotme, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka dhënë disa informacione në lidhje me rregullat dhe procedurat që maturantët do të duhet t’u nënshtrohen.

Ajo theksoi se ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxënësit hyjnë në mjedisin e provimit, mënyrën se si ulen, mënyrën se si monitorohen etj.

Po ashtu, Vrapi tha se ka edhe rregulla më të forta që lidhen me mos-marrjen e celularit dhe mos-komunikimin në mjedisin e provimit:

LEXO EDHE:  Rregulla të reja për shitblerje të automjetit

LEXO EDHE:  Do mund të paguheni 60,000 dollarë për të jetuar në këtë parajsë

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit.  Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, mbyll video-mesazhin e saj Rezana Vrapi.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5ºC në relievet malore deri në 10ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO EDHE:  “Më mirë të të zërë virusi se pushteti”/ Ironizon Manjani: Rregulli i qeverisë lesh e li

LEXO EDHE:  “Rekomandohet që hapja të jetë rajonale”/ Pipero tregon kur duhet përdorur maska

Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 17ºC në relievet malore deri në 25ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO TE PLOTE