Connect with Us

Ironia e doktorit/ Virusi na sulmoi me çeta partizane

Sociale

Ironia e doktorit/ Virusi na sulmoi me çeta partizane

Publikuar

-

Mjeku Gëzim Xhepa, ishte ndër të parët që kundërshtoi izolimin total ne vend. Ai hodhi dyshime se koronavirusi ka qarkulluar në vendin tonë që nga muaji janar.

Mjeku Xhepa, i cili publikoi imazhet pulmonare të imazheristit Renato Osmënaj, përmes të cilave hidhen dyshime të forta për qarkullimin e koronavirusit në Shqipëri prej fillimit të muajit janar, ka ironizuar në rrjetet sociale reagimet zyrtare lidhur me Covid-19.

“Humbi piku…., humbi dhe vala e dytë…, po dhe të sëmurët e fund-janarit dhe fillim-shkurtit nuk janë COVID…!!! Corona e paska sulmuar Shqipërinë me çeta partizane…, jo me ushtri… Prandaj nuk ra në sy armiku i padukshëm…!!!”, shkruan Xhepa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Kartë krediti për të paguar dhe karrige 1 metër larg”/ Rregullat për rihapjen e lokaleve

Publikuar

-

Nga

Në datën 18 maj, pritet që lokalet të rifillojnë punën pas një shkëputje 2 mujore për shkak të koronavirusit.

Qeveria ka publikuar në portalin e- Albania rregullat e reja të rihapjes së bareve dhe restoranteve.

Në këto rregulla përfshihen masat strikte të distancimit social të cilat janë karriget që duhet të kenë 1 metër distancë kurse për të qarkulluar në ambientet e jashtme ku do të hapen lokalet duhen shenja vizuale si dhe korridore të posaçme.
Po ashtu nuk rekomandohet përdorimi i parasë ”cash” por kjo nuk është e ndaluar por më mirë do të ishte kartë krediti.

Po ashtu ka një sërë rregullash për punonjësit e bareve dhe restoranteve për të dezinfektuar duart si dhe për të mospërdorur maska dhe doreza më shumë se një herë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Përballja e vështirë me koronavirusin/ BE i kërkon falje Italisë

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA, miratojnë 6 simptoma të reja të koronavirusit

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Pensionistët sillen vërdallë në Laç/ Posta u mbyll qepenat: Kemi urdhër të mos u japim para

Publikuar

-

Nga

Prej dy muajsh, Shqipëria po përballet me pandeminë e koronavirusit për shkak të të cilit janë marra masa shtrenguese.

Pensionistët janë ata të cilët duhet të respektojnë rreptësisht masat kundër koronavirusit, duke u izouar në shtëpi.
Për këtë, qeveria ka vendosur që pensionet tu shkojnë në shtëpi, për të shmangur daljen e te moshuarve. Por, pensionistët e Laçit po përballen me probleme në këtë kohë pandemie dhe krize.

Në një video të siguruar nga CNA.al, një numër i madh pensionistësh janë mbledhur para postës së qytetit duke pritur të marrin pensionet.
Ata shprehet se askush nuk ua ka çuar atyre në shtëpi, ashtu siç kryeministri Rama ka urdhëruar. Por, nuk mbaron me kaq! Punonjësit e postës kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë të moshuarit të futen të marrin pensionin.

Ata kërkojnë pensionin, ta merrnin aty ku e kishin marrë përherë, në sportel, në postë. Por askush nuk u përgjigjet. E vetmja fjalë është: bëni fotokopje të kartës së identitetit, shënoni adresën dhe numrin e telefonit. “Do t’jua sjellim në shtëpi”- u është thënë.

LEXO EDHE:  Koronavirus fut në ankth qytetarët/ Reagon Ambasada shqiptare në Pekin

LEXO EDHE:  “E tha për herë të parë, nuk është pak”/ Gazetari ironizon Ramën

Ky, në fakt, ka qenë “vendimi” i kryeministrit Rama, që pensionistët të mos ishin të rrezikuar për të dalë nga shtëpia, për të mbrojtur jetën e tyre nga koronavirusi.
Ata shprehen se kanë mbi 2 muaj që presin të marrin pensionin por nuk kanë zgjidhur asnjë gjë. Kur doli njëra nga punonjëset e postës, të gjithë iu vërsulën që t’i kërkonin paratë, punonjësja gjithë arrogancë, u përgjigj se kishin marrë urdhër nga drejtori, që të mos paguhej asnjë pensionist, por të hidhnin letrën në kuti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasojat e koronavirusit/ Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore, ndëshkim kush nuk i respekton

Publikuar

-

Nga

Situata e koronavirusit, ka ndryshuar edhe rregullat e Maturës Shtetërore 2020.

Ditën e sotme, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka dhënë disa informacione në lidhje me rregullat dhe procedurat që maturantët do të duhet t’u nënshtrohen.

Ajo theksoi se ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxënësit hyjnë në mjedisin e provimit, mënyrën se si ulen, mënyrën se si monitorohen etj.

Po ashtu, Vrapi tha se ka edhe rregulla më të forta që lidhen me mos-marrjen e celularit dhe mos-komunikimin në mjedisin e provimit:

LEXO EDHE:  Rama pendohet për replikat me qytetarët, ironizon PD-në/ “Ndjesë edhe demokratikasit më heroik”

LEXO EDHE:  Rama pendohet për replikat me qytetarët, ironizon PD-në/ "Ndjesë edhe demokratikasit më heroik"

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit.  Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, mbyll video-mesazhin e saj Rezana Vrapi.

LEXO TE PLOTE