Connect with Us

E bujshme/ Gati transferimi, Milot Rashica përgatitet për hapin e karrierës

BundesLiga

E bujshme/ Gati transferimi, Milot Rashica përgatitet për hapin e karrierës

Publikuar

-

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Amedi është shprehur se Liverpuli dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin kosovar, Milot Rashica, i cili luan për skuadrën e Verder Bremenit në Gjermani.

Kjo deklaratë e madhe është bërë nga Amedi në një intervistë për “Syri TV”, por që është cituar edhe nga faqja angleze “Mirror”.

Milot Rashica luan aktualisht në Bundesligë. Ai ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, gjë e cila ka nxitur shumë skuadra të rëndësishme të shfaqin interes për të, si për shembull edhe Lajpcig.

“Ka shumë kërkesa për të. Di që nga Premier Liga e dëshiron Liverpuli, ndërsa nga Bundesliga e dëshiron Lajpcig. Jam i sigurt se ai do të këshillohet në mënyrën më të mirë për të marrë një vendim,” deklaroi Amedi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Zyrtare/ Bundesliga rifillon pas 9 ditësh, ndeshjen e parë e nis lojtari i kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Nuk ka vonuar shumë dhe pas deklaratës së kancelares Angela Merkel se futbolli mund të rifillonte në Gjermani,është caktuar edhe data e nisjes së Bundesligës 1 dhe 2. Gjatë pasdites, Liga e Futbollit informoi 36 klubet e dy kampionateve se drejtuesit kishin vendosur që ndeshjet të nisnin nga data 15 maj, me qëllimin për të mbyllur sezonin brenda fundit të qershorit.

Kjo do të thotë se të premten më 15 maj në fushë do të zbresin skuadrat që do t’i japin startin javës së 26 të Bundesligës, Dyseldorf dhe Paderborn. Kështu, në fushë i pari pas rifillimit do të jetë mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klaus Gjasula, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te klubi i cili aktualisht luan për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Vendimi ishte kundërshtuar nga skuadra e Verder Bremen e cila ishte kundër datës 15 maj dhe kërkonte 22 majin për rifillimin. Klubi kishte argumentuar se skuadra nuk ishet në formën e duhur fizike pasi kishte nisur më vonë se të tjerët stërvitjet për shkak të rregullave në këtë land. Por edhe klubi i Rashicës është detyruar të pranojë vendimin e Ligës dhe do të përpiqet të bëhet gati për të luajtur për mbijetesën. /vipsport.al/

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lajm i gëzueshëm në familjen e Robert Lewandowskit

Publikuar

-

Nga

Bomberi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowskit është bërë sërish baba. Sulmuesi i kombëtares polake ka e ka ndarë lajmin me ndjeksit e tij në rrjetet sociale.

Ai dhe bashkëshortja e tij Anna kanë njoftuar sot lindjen e vajzës së tyre të vogël, Laura!

Të gjithë fansat i kanë shprehur urimet sulmuesit, i cili është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Bundesligë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bëri testin e koronavirusit, del përgjigja për Milot Rashicën

Publikuar

-

Nga

Bundesliga është duke përgatitur rifillimin e stërvitjeve në grup dhe së shpejti edhe kampionatin. Kështu, lojtarët iu janë nënshtruar testeve. Para pak ditëve jabë bërë tamponët e parë ku pozitivë rezultuan disa futbollistë nga klubi i Këln.

Ndërkohë, pasi janë marrë edhe tamponët e dytë dhe kanë mbërritur edhe përgjigjet e testimeve të dyta. Klubi i Verder Bremen ka publikuar në rrjetet sociale se përgjigjet e të gjithë futbollistëve janë negativë dhe nuk janë të prekur nga COVID-19.

Në këtë formë, në ekipin ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është i gatshëm për vazhdimin e kampionatit, ndërsa kanë një objektiv të rëndësishëm si ai i mbijetesës në elitën e futbollit gjerman.

LEXO TE PLOTE