Connect with Us

Duka: Stadiumi i Kamzës nuk do prishet, ja kur fillon kampionati

Sport

Duka: Stadiumi i Kamzës nuk do prishet, ja kur fillon kampionati

Publikuar

-

Armand Duka ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme, Ilir Meta. Kreu i FSHF ka kërkuar ndihmë në këtë instancë, që shteti të hidhte sytë edhe nga futbolli. Kjo pasi deri më sot nuk po vinte ende një përgjigje nga ana e Qeverisë, sa i përket diskutimeve për rikthimin në stërvitje dhe më pas për të zhvilluar takimet.

Menjëherë do të vinte edhe përgjigja nga Ministrja e Shëndetsisë pas takimit që u bë në mëngjesin e sotëm, duke i kërkuar FSHF-së grupin e posaçëm të punës, për të diskutuar rreth zgjidhjes së mundshme të kësaj situate dhe mundësisë për rifillimin e kampionatit. Armand Duka ka qenë i ftuar në “Ora News”, atje ku përpos temës së përfolur kaq shumë në këto ditë, ka shpresë se stadiumi i Kamzës nuk do të prishet, pasi kjo është kundra ligjit.

”Edhe pas kërkesave tona të njëpasnjëshme në mënyrë institucionale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, deri më sot nuk kemi pasur një përgjigje zyrtare se kur mund të diskutohet apo se kur mund të ketë një datë se kur mund të rifillojë futbolli në Shqipëri, apo dhe sportet e tjera. Për këtë kam kërkuar edhe ndihmën e presidentit, kam pasur një takim sot me presidentin. I kam paraqitur protokollin që kanë përgatirur specialistët Federatës Kombëtare të Futbollit për mënyrën se si mund të organizohen ndeshjet si dhe për të kërkuar mbështetjen e tij për rifillimin e futbollit. Në gjykimin tonë, futbolli, stërvitja dhe aktivitetet nuk janë në nivel risku të lartë për shoqërinë shqiptare, madje janë me më pak rrisk se aktivitetet e tjera që janë liberalizuar apo që kanë filluar në Shqipëri.

Sot kemi pasur një lajm të mirë, kemi pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë, ka dërguar një shkresë në federatë ku na kërkon një grup specialistësh për të diskutuar datat e rihapjes. Ja kemi dërguar me urgjencë përgjigjen dhe tani presim se kur do të ketë një datë sa më shpejt. Shqipëria nuk ka asnjë aryse që mos ta përfundojë  kampionatin sepse ne nuk kemi pasur një nivel të lartë të përhapjes së virusit. Kurba te ne është e sheshtë dhe risku është më i vogël. E mira është që ne të rikthehemi në kohë dhe të fillojmë me kushte të përshtatshme. Uroj që ne ta kemi këtë dritë jeshile para fundit të majit për të filluar aktivitetin. Pra javën e ardhsme fillojmë stërvitjen, dhe në fundit të majit të rifillojmë aktivitetet sportive.  Kjo do të bëjë që ne të përfundojmë kampionatin në datat e përcaktuara nga UEFA para fundit të korrikut ose brenda 3 gushtit.

Stadiumi i Kamzës do të prishet? Shpresoj të jetë thashethem, nuk do të prishet. Kjo është komplet kundër ligjit, nuk mund të ndërrosh një ambient sportiv për qëllime të tjera. Unë kam dëgjuar edhe kryetarin e Bashkisë Kamzës sot në një emision televiziv dhe tha se nuk është e vërtetë, pra se nuk do të shembet stadiumi i Kamzës. Do të ishte kundër ligjit”, tha Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi zhgënjen sërish, barazon me Veronën

Publikuar

-

Nga

Inter ka lënë sërish pikë, kesaj here në transfertë te Verona. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Kumbulla e Amir Rrahmani, teksa ky i fundit arriti të regjistronte një asistim, që për të ishte i pari në Serie A, e që pati vlerën e një pike për Veronën.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt, kur Verona në minutën e dytë kaloi në epërsi fal golit të Darko Lazovic. Inter reagoi për 1:1 me Antonio Candreva, i cili golin gjeti atëherë kur luhej minuta e 49’ e ndeshjes.

Përmbysja nga ‘Zikaltrit’ erdhi në minutën e 55’, kur Federico Dimarco dërgoi topin në rrjetën e tij. Kur pritej që Inter të dilte me tri pikë nga udhëtimi në veri, Amir Rrahmani asistoi për golin e Miguel Veloso, në minutën e 86’.

Me këtë barazim Verona numëron 43 pikë në pozitën e nëntë, kurse Inter shkon në 65 pikë dhe humbet pozitën e tretë në tabelë, duke mbetur në pozitën e katërt.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United në formë, fiton me lehtësi edhe ndaj Aston Villës

Publikuar

-

Nga

Manchester United po vazhdon me formën e lartë në Premierligë. Skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer, ka marre fitore me rezultatin 0-3, në transferte kundër Aston Villa.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen emra si Bruno Fernandes e Mason Greenwood, të cilët gjetën golin, por edhe Paul Pogba.

Goli i parë erdhi në minutën e 27’, kur Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Epërsia u dyfishua nga Greenwood pak momente para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u tregua edhe një gol. Kësaj radhe ishte Paul Pogba, i cili realizoi gol mjaft të bukur për rezultatin final 0:3.

Me këtë fitore, Man United shkon në kuotën e 59 pikëve, duke qëndruar në pozitën e pestë, me një pikë më pak sesa Leicester City në pozitën 4 dhe dy pikë më pak se Chelsea në pozitën tre.

Aston Villa mbetet në pozitën e parafundit, me 27 pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lajm i madh për Vllazninë, arrihet marrëveshja me biznesmenin që kërkon aksione në klubin shkodran

Publikuar

-

Nga

Një lajm i madh ka ardhur ditën e sotme për të gjithë tifozët e Vllaznisë, teksa klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se është nënshkruar një marrëveshje për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk, në krye të së cilës qëndron Alban Xhaferi, i cili para pak kohësh njoftoi se dëshiron të marrë klubin në pronësinë e tij.

Ja njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta.

LEXO TE PLOTE