LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e nëntë pa humbje jete/ Manastirliu: Vijojmë me fazat e ri-hapjes, duke rritur kapacitetet për testimet

7 Maj 2020, 12:35, Lifestyle CNA
Dita e nëntë pa humbje jete/ Manastirliu: Vijojmë me fazat e

?Strategjia e ekspertëve funksionoi dhe këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Sistemi shëndetësor funksionoi në të gjitha hallkat e tij, nga shëndeti publik, në shërbimin e urgjencës dhe në të gjithë strukturat e shëndetësisë. Sot është dita e nëntë pa humbje jete dhe ky fakt na gëzon se për ne, çdo jetë e humbur është e dhimbshme?, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë komunikimit online të takimit të thirrur nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Duke vlerësuar rezultatet e deritanishme, Manastirliu tha se do të rriten kapacitetet e testimit.

?Po përgatitetimi për fazat e ri-hapjes dhe paralelisht po forcojmë kapacitetet tona me testimin dhe gjurmimin e rasteve, por edhe testimet serologjike për grupet e riskut sipas skemës dhe metodologjisë së vlerësuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të parë imunizimin e tyre dhe më pas edhe në popullatë?, tha Manastirliu.

Komiteti Teknik i Ekspertëve i thirrur nga Kryeministri Rama ka sugjeruar vijimin me strategjinë e ri-hapjes, duke konsideruar se situata e deritanishme e COVID19 është e qëndrueshme, por do të vlerësohet në dinamikë, sipas treguesve të përcaktuar.

?Situata duket që është mirë e kontrolluar dhe siç u kemi thënë kur kemi propozuar strategjinë e hapjes, treguesit do të ishin numri i të infektuar të rinj, numri i të shtruarve në spitale dhe atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv, apo atyre qe mund të kishin humbur jetën. Nëse do të kishim mbi 15 raste ditore pozitive mesatarisht, 90 shtrime në spitale, apo 20 qytetarë që do të kishin nevojë për kujdes intensiv, do të na duhej të qëndronim në vend. Sot kemi 11 raste ditore pozitive mesatarisht dhe 30 shtrime. Fatmirësisht nuk i kemi arritur ato tregues që e frenojnë hapjen?, tha prof. Mira Rakacolli nën cilësinë e kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Duke pasqyruar situatën e deritanishme në spitalin infektiv, prof. Najada Çomo, pjesë e komitetit të ekspertëve u shpreh: ?Më shumë se 250 pacientë me COVID19 janë trajtuar në spitalin infektiv dhe kemi përballuar një situatë jo të lehtë. Nga pacientët e shtruar, 170 janë shëruar.  Aktualisht kemi 30 të shtruar mes tyre kemi edhe të sëmurë rëndë, por të gjithë pacientëve po ju ofrohet mjekimi i duhur sipas standardeve bashkëkohore?, tha Çomo.

Duke kërkuar vijimin e respektimit të masave nga qytetarët, prof. Kalo tha: ?Si mjek infeksionist dhe pjesë e komitetit teknik të ekspertëve jemi në një stad ku falë përkujdesjes që është bërë dhe duke respektuar masat e vendosura, jemi në parametra optimalë të sëmundjes. Nuk mendoj se do kemi rikthim të valës së madhe në vjeshte, por Covid do të jetë i përzier me infeksionet e tjera respiratore. Por është e rëndësishme të respektohen masat masat e marra nga qytetarët dhe të vazhdojmë të mbajmë gjendjen që kemi dhe të mos të tejkalojmë kapacitetet që kemi për mirëmenaxhimin e situatës?, tha Kalo.

Drejtuesja e Shërbimit Epidemiologjik dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Silva Bino ka deklaruar se këtë muaj është trefishuar numri i testimeve dhe është përforcuar gjurmimi i kontaktve.

?Situate duket jo keq, ne kemi trefishuar numrin e testimeve. Ne kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Duke qenë se bie niveli e perhapjes se virusit ateherë mënyra e re që po apliklojmë është gjetja e rasteve në mënyrë aktive?, tha Bino.

Prof. Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, gjatë mbledhjes online të Komitetit Teknik të Ekspertëve me Kryeministrin Edi Rama, tha se testimi serologjik po kryhet sipas rekomandimeve të OBSH dhe CDC.

?Testet duhet të validohen nga vetë përdoruesit plus të dhënave që ka kiti. Kemi testuar 440 individë, kryesisht janë studiuar personel shëndetor që janë më në risk. Janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe theksi është vënë në këto ditë e para në valdimin e testit dhe nga rezultatet mund të themi që kanë dalë rezultate të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11. 2%?, tha Koraqi.

Duke hedhur poshtë aludimet për qarkullim të COVID19 në Shqipëri më herët, Komiteti Teknik I Ekspertëve ka sugjeruar vijimin me strategjinë e rihapjes graduale, por duke ndjekur me shumë kujdes situatën epidemiologjike në vend.

Lajmet e fundit nga