Connect with Us

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Hap krahun, e ke shkatërruar PD-në

Politikë

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Hap krahun, e ke shkatërruar PD-në

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha një ditë më parë, ndërsa mbajti një deklaratë për mediat, vijoi të përsërisë të njëtat fjali, që e ka bërë zakon në çdo dalje mediatike.

Por, ndërkohë duket se demokratët janë të lodhur nga fjalët boshe, dhe duan vepra jo fjalë.

Ata e akuzojnë Bashën për shkatërrimin e PD-së, dhe i kërkojnë të hapë krahun, dhe të mos bëjë premtime boshe.

E ndërsa video u publikua live edhe në faqen e Bashës në rrjetet sociale, ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta kundër kreut të Republikës së re.

“Atehere kur gjyshja ime te ngrihet nga varri ti do bahesh kryeminister . Hap rrugen figurave te reja te PD ose shumë shpejt kjo parti do zhduket”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  101 milionë euro, dy kandidatëve për kryetar bashkie/ PD zbulon aferën e Ramës

Gjithashtu një tjetër shkruan “ Basha , vjet e tutje premtoje qe do kerkojme ndryshimin e sistemit zgjedhor , tani pse nuk e ze ne goje fare , apo doni te beni biznes ne perzgjedhjen e deputeteve”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Duam vepra, dhe jo fjalë”, ndërsa një tjetër shkruan “Basha e ka prishur PD-në”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e presidentes së KE për reformat/ Basha: Nga këto prioritete varet e ardhmja jonë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka shpërndarë një deklaratë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor, si sundimi i ligjit, vlera demokratike si dhe lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, zoti Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zyrtare/PAA e Dukës do të kandidojë në siglën e PD

LEXO EDHE:  PD padit komisonerët e zgjedhjeve të 30 Qershorit

“Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”, deklaron kreu i opozitës./ CNA.al

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”/ Presidetja e KE thirrje qeverive: Zbatoni reformat

LEXO TE PLOTE

Politikë

Megaskandali-Gazetari zbulon skemën korruptive/ Si u zhvatën 12.6 milion euro nga taksat e shqiptarëve  

Publikuar

-

Nga

Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka denoncuar një rast skandali, ku me vendim qeverie një godinë me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri ndërsa zbulon të gjithë skenarin e abuzimit, shkruan se drejtësia e re duhet të reagojë.

“Damka 12.6 mln euro mbi Drejtësinë e Re
Një institucion “hibrid”, domethënë as publik dhe as privat, ndërton një godinë me kosto më pak se 2 milionë euro. Dy vjet pas përfundimit, godina shitet, por tashmë për 12.6 milionë euro. Ky nuk është një skenar filmi, por histori e vërtetë. Institucioni “hibrid” është Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Blerësi është qeveria. Paratë janë të qytetarëve shqiptarë.

Javën e kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, i cili finalizon blerjen e Polit të Drejtësisë, godinës ku janë vendosur institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u mbajt sekret duke mos u publikuar as në faqen e Këshillit të Ministrave dhe as në fletoren zyrtare sic e kërkon ligji. Arsyet gjenden në përmbajtjen e tij!

Sipas aktit të miratuar, buxheti i shtetit do t’i paguajë Dhomës Kombëtare të Avokatisë 12.6 milione euro për blerjen e ndërtesës, e cila ka kushtuar 6 herë më pak dhe mbi të gjitha është ngritur në tokë të falur shtetërore.

Në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës i fali Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë publike tek Fusha e Aviacionit. Sipas vendimit, toka shtetërore falej për të ndërtuar Korpusin e Avokatisë, pjesë e të cilit do të ishin zyrat e Dhomës Kombëtare, por edhe shkolla ku do të trajnoheshin avokatët. Kjo ishte një kërkesë e hershme nga Bashkimi Europian dhe në vendim qeveria sanksionoi shprehimisht se Dhoma e Avokatëve e kishte të ndaluar të ndryshonte destinacionin e tokës. Por çfarë ndodhi më pas?

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi me fondet e veta godinën duke e mbajtur sekret çmimin e ndërtimit. Por ajo nuk mund të mbante dot sekret tatimin e paguar në Bashki. Sipas regjistrit të taksave në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që është paguar për Korpusin e Avokatisë është 19.4 milionë lekë. Meqë kjo taksë është sa 8 për qind e vlerës së investimit, atëherë e gjithë ndërtesa ka kushtuar 232 milionë lekë ose më pak se 1.9 milionë euro.

LEXO EDHE:  Ndërpritet seanca/ PD mbledh grupin parlamentar

LEXO EDHE:  101 milionë euro, dy kandidatëve për kryetar bashkie/ PD zbulon aferën e Ramës

Por pas përfundimit të godinës, dikujt në qeveri i lindi idea për te bere biznes. Në prill të vitit të kaluar, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune me përfaqesues nga disa ministri për të bërë vlerësimin e godinës dhe për të hartuar projektkontratën e blerjes. Grupi bëri vlerësimin, përgatiti projektkontraten dhe javën e kaluar godina me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro. Pyetja tani është se kujt po i shkojnë paratë?”-shkruan Tomorri.

Më tej, ai thekson se Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF, e cila financohet nga kontributet e anëtarëve dhe donacionet e ndryshme.

“Në një farë mënyre, një institucion “trans” as publik dhe as privat. Institucione të tilla zakonisht bëhen ura korrupsioni, pasi marrin favore publike për të kënaqur interesa private. Në këtë rast skema është flagrante. Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë.

Tashmë institucionet e drejtësise duhet të hetojnë mbi të gjitha, shtëpinë e tyre dhe zyrat ku ulin të ndenjurat ccdo ditë. Si u ble një godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore të falur 6 herë më shtrenjtë nga kostoja e ndërtimit? Si u përllogarit vlera e blerjes dhe ku do të shkojnë paratë? Këto përgjigje duhet t’i kërkojnë me forcë edhe ambasadorët apo ish ambasadorët e partnerëve strategjike, të cilët ishin të ftuarit specialë në inaugurimin e godinës një vit më parë. Nese nuk kane interesa okulte, do te duhet ta bejne me patjeter. Në të kundërt, reforma në drejtësi do të ketë një damkë të madhe pas vetes. Atë të drejtësisë së ngritur mbi Tempullin e Korrupsionit, i cili nuk hedh dyshime vetem brenda vendit.”-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Salianji bën llogaritë me eksperët e PD/ Ja sa para ka humbur në muaj një bar kafe

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, së bashkë me profesionistë kontabël dhe përfaqësues të biznesit denoncuan goditjen e biznesit të vogël nga mbyllja e ekonomisë dhe ndihmës së papërfillshme të qeverisë.

Ata kanë llogaritën humbjet mujore të një biznesi të vogël, të përhapur gjerësisht në Shqipëri, bar kafe, ku bie në sy sesa të larta janë taksat dhe tarifat në krahasim me ndihmën e qeverisë.

“Për fat të keq Shqipëria është futur dhe po futet në një cikël të falimentit dhe të krizës ekonomike për shkak të masave gjysmake dhe për shkak të zhvatjes që qeveria i ka bërë bizneseve edhe në këtë periudhë krize. Po shkojmë me shpejtësi drejt varfërimit dhe falimentit të shqiptarëve”, tha Salianji, duke ftuar ekspertët të bëjnë llogaritë e traumës ekonomike të pësuar dhe të hyrjes në borxhe.

Uran Derri, konsulent financiar tregoi me detaje për shpenzimet reale të një bar kafe me 5 punonjës, rrogat kontributet, qeraja, faturat aforfe të energjisë elektorke dhe të ujit, pagesa për konsulencën e ekonomistit, pagesa për taksën vendore dhe kosto të tjera bankare apo për mirëmbajtjen e sistemeve fiskale. “E gjithë llogaria në muaj i kushton pronarit të biznesit 307 680 lekë ose rreth 3 milionë lekë. Nga këto shpenzime, qeveria paguan vetëm 26 mijë lekë për secilin, duke bërë që borxhi i një biznesi bar kafe me 6 persona të jetë rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj”, u shpreh ai.

Edhe konsulenti tjetër financiar, Fredjan Shehu, i cili ka bërë llogaritë e një klinike dentare, doli në të njëjtin përfundim, se humbet e biznesit dhe të të punësuarve janë të mëdha, ndërsa ndihma e qeverisë, farë e vogël. Përveç pagës së asistentes që e ka më të lartë se të punësuarit në bar kafe, shpenzimet e tjera janë të ngjashme, pasi asnjë taksë apo tarifë vendore nuk është falur. “Në total si kosto në kohë normale shkojnë 165 018 lekë ose 1 milionë e 650 mijë, pasi edhe kontributet paguhen për pagë reale 35 mijë lekë. Humbja e një klinike të vogël dentare është 124 018 lekë apo 1 milionë e 240 mijë lekë në muaj.”- tha eksperti Fredjan Shehu,

Pronarja e një parukerie tregoi se për shkak të ndihmës së pamjaftueshme të qeverisë, kishte prekur kursimet, pasi pagesa e qeverisë nuk i del as për të paguar taksat dhe tarifat vendore. Këtë gjë e pohoi edhe Shpëtim Agolli, përfaqësues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm për qytetin e Tiranës.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zyrtare/PAA e Dukës do të kandidojë në siglën e PD

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Kryemadhi “shpërthen” në fyerje ndaj Bashës

“Qeveria jo vetëm nuk ka ndihmuar, por po e çon biznesin e vogël drejt falimentit. Ne si shoqatë i kemi kërkuar qeverisë nëpërmjet 11 pikave se çfarë duhet të bëjë me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi. Deri tani sipas të dhënave që kemi nga INSTAT-i dhe Thesari qeveria ka paguar me pagën 260 mijë lekë rreth 60 mijë punonjës ose 12.5 milionë euro. Është një shifër shumë e vogël. I bëjmë thirrje qeverisë që të ulet me grupet e interesit që t’i shikojë edhe një herë paketat, sepse, në qoftë se vazhdon kështu, bizneset do të jenë drejt falimentit dhe familjet do të vuajnë në një krizë shumë më  të rrezikshme për ekonominë e vendit.”- u shpreh ai

Ervin Salianji bëri përgjegjëse qeverinë për thellimin e krizës ekonomike dhe varfërisë për shumicën e shqiptarëve.

“Asnjë qeveri nuk ka bërë këtë që ka bërë qeveria Rama, që u merr para bizneseve të vogla, që u merr para më të pamundurve për t’ua çuar ato oligarkëve dhe gjithë bizneseve që marrin tendera publikë edhe në këtë periudhë dhe favorizohen nga qeveria. Në mënyrë të qartë u shpjegua nga ana e biznesve dhe ekspertëve se si humbjet e bizneseve në këtë periudhë krize kur dyqanet dhe bizneset kanë qenë të mbyllura, kanë qenë në shifra të mëdha dhe nuk kanë pasur mundësi që të mbulojnë përveç humbjeve edhe shpenzimet familjare, duke u detyruar të futen në borxhe. Shifrat flasin vetë dhe gjithë situata flet vetë që qeveria Rama gjatë gjithë kohës ishte e interesuar vetëm për pushtet personal dhe jo për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Republikës, të cilët paguajnë taksa”, nënvizoi ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE