LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga pallati ku po punonte/ Ndërron jetë punëtori në Tiranë

7 Maj 2020, 12:17, Kronika CNA
Bie nga pallati ku po punonte/ Ndërron jetë punëtori në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ndërsa punëtori që ka ndërruar jetë është 63 vjeçari M.P.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për fat të keq ai ndërroi jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kushtet teknike nëse janë zbatuar rregullat në punë.

Lajmet e fundit nga