LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga kati 7-të i banesës/ Humb jetën burri në Durrës

7 Maj 2020, 11:05, Kronika CNA
Bie nga kati 7-të i banesës/ Humb jetën burri në Durrës

Një person i ka humbur jetën rreth orës 12:30 në banesën e tij në Durrës, pasi ka rënë nga kati i 7-të i banesës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 te banesat sociale. Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë trupin e viktimës me iniciale G.D.

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës,  shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga