LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Tiranë/ Sekuestrohen para dhe telefona 

7 Maj 2020, 11:19, Kronika CNA
Arrestohen dy shpërndarësit e drogës në Tiranë/

Në sajë të operacionit ?Combination? për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë vënë në pranga 2 persona.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë identifikuan dhe lokalizuan dy shpërdarësit e drogës H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë.

Arrestimi i shtetasve H. H dhe A. A. u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me iniciale A. Xh., 21 vjeç dhe  D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkaq, materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve?, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga