Connect with Us

Arben Kraja, drejtori i Rilindjes

Vetingu

Arben Kraja, drejtori i Rilindjes

Publikuar

-

Një ndër institucionet e dala nga reforma në Drejtësi, për të cilin është trumbetuar fort në media, është Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.

Në lidhje me këtë institucion pritshmëritë e opinionin ishin të larta, por sot gjashtë muaj pas ngritjes së tij, duket se është shumë larg pritshmërive.

Institucioni që pretendohej se do bënte drejtësi për shqiptarët, që do të hetonte korrusionin e këtyre 30 viteve, në fakt duket se është kthyer në “avokat” të korrupsionit politik.

Kreu i këtij institucioni, i cili ishte shpresa për drejtësi e shqiptarëve është Arben Kraja. një prokuror, i akuzuar  si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, në kohën e diktaturës.

Në fakt më shumë sesa luftë ndaj korrupsionit, duket se po bëhet show me disa tendera. Kryeprokurori i SPAK po tregon se është thjeshtë dhe vetëm një “drejtor i Rilindjes”.

Arben Kraja jo vetëm që nuk po e lufton korrupsionin e vërtetë të qeverisë por po bën rolin e drejtorit të Rilindjes për të shpëtuar qeverinë duke e mbrojtur jo vetëm nga korrupsioni i inceneratorëve, por duke mbrojtur edhe personazhe publike të kapura në flagrancë si Ben Blushi.

Kujtojmë këtu se CNA.al prej kohësh ka denoncuar pasurinë e “cmendur” të ish-politikanit Ben Blushi, i cili një pronë me vlerë 500 milionë lekë, e blen për vetëm 30 mijë euro. (Lexo ketu)

Po ashtu ne kemi denoncuar me fakte edhe ortakërinë me pronarët e kompanisë së inceneratorëve, por edhe pse gjithçka është e vërtetuar me dokumente, kanë rënë në “vesh të shurdhët”. Kreu i SPAK, Arben Kraja duke “qorr” para fakteve të publikuara.

LEXO EDHE:  Aludimet e Yuri Kim për marrëveshje prapa krahëve/ Soreca: Nuk është koha për të rihapur diskutim

Por, kush është Arben Kraja

Arben Kraja u zgjodh në dhjetor të vitit 2019, në krye të SPAK.

Arben Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit.

Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, megjithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sa i takon pasurisë, ai është një milioner. (Lexo këtu).

Por ndaj Arben Krajës ka pasur edhe akuza të forta, që lidhen me sistemin e diktaturës.

Vetë Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka konfirmuar se kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë hetues më 1990-ën dhe se ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit. (Lexo këtu)

Ky është personi që pritej të bënte drejtësi për shqiptarët, por duket se do të jetë krejt e kundërta./ CNA.al

Pushimin e çështjes së CEZ e ka bërë Arben Kraja

Autoriteti i Dosjeve konfirmon/ Arben Kraja hetues i komunizmit, trajtoi çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit

U zgjodh në krye të SPAK/ Kush është Arben Kraja, si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Publikuar

-

Nga

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar përfundimisht nga detyra, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 28 Maj të vitit të shkuar.



“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.09.2020″, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  E zbulon kreu i KLP-së / Më 21 maj betohen dhe 3 prokurorë te Meta, ja sa do paguhen

LEXO EDHE:  “Janë hedhur tonelata...”/ LSI, thirrje urgjente BE dhe SHBA: Hetimi i Reformës në Drejtësi nuk pret më!

Gjatë hetimit KPK kishte konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ Vetingu “i pret” kokën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtari të Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pasi janë janë konstatuar probleme të shumta lidhur me pasurinë.

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në seancë. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.



Gaxha i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe u shpreh se raporti i KPK është me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova.

LEXO EDHE:  Miliarderi i LSI/ Pas “tradhtisë”, burri i konsulles mongoleze në krah të Kryemadhit

LEXO EDHE:  “Janë hedhur tonelata...”/ LSI, thirrje urgjente BE dhe SHBA: Hetimi i Reformës në Drejtësi nuk pret më!

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare si dhe problematika të shumta në lidhje me pasurinë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” prokurorit të Fierit

Publikuar

-

Nga

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” Fatmir Lushi prokurorin e Fierit

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Fatmir Lushin, duke e shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ky i fundit u shkarkua pak muaj më parë nga detyra nga KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim duke mos kaluar kështu Vettingun.

Vendimi



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXO EDHE:  “Janë hedhur tonelata…”/ LSI, thirrje urgjente BE dhe SHBA: Hetimi i Reformës në Drejtësi nuk pret më!

LEXO EDHE:  Yuri Kim i “tërheq veshin” politikës/ Jo presione ndaj SPAK, ka persona që po tentojnë ta intimidojnë

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: