Connect with Us

Ahmetaj shpjegon paketën e tretë/ Çfarë parashikon dhe si do e ndihmojë ekonominë e shqiptarëve

Ekonomi

Ahmetaj shpjegon paketën e tretë/ Çfarë parashikon dhe si do e ndihmojë ekonominë e shqiptarëve

Publikuar

-

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi Arben Ahmetaj, tregoi se çfarë do të përmbajë paketa e tretë ekonomike.

Ahmetaj deklaroi se paketa e tretë do jetë paketa e rimëkëmbjes dhe do të ndihmojë edhe prodhimin e turizmin.

“Paketa e tretë është paketa e rimëkëmbjes ekonomike që do të merret me injektim në sektor me investime publike dhe private, me kujdes në shtyllën sociale, ku do t’i referohemi me një buxhet nevojës më të madhe, por nuk do ketë paketa të tipologjisë 1 dhe të tipologjisë 2. Nuk do ketë subvencion. Po diskutohet instrumenti i tretë i garancisë për të ndihmuar prodhimin dhe turizmin. Dhe për turizmin ne kemi shtyrë tatim-fitimin për vitin tjetër”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Video-“Discover Albania”/ Të gjitha aventurat që iu presin në Shqipëri

Teksa u pyet nëse do të ketë një pagë për turizmin, ministria tha se: “Turizmi shqiptar patjetër që do pësojë goditje, por do pësojë goditje shumë më pak se të gjithë le të themi rajoni. Ne do hapemi me kujdes, ne kemi atë fat që dikur e kishim pak si disavantazh. Ose atë disavantazh që e kemi pasur dikur sot e kemi fat. 85 % të turistëve i kemi tokësorë. Teorikisht ne me Greqinë e kemi kufirin e hapur. Paketa e tretë është paketa e ringritjes ekonomike. Besoj do jetë gati në fund të qershorit. Është një plan më shumë se 3-vjeçar se godet objektivat deri në 2025-ën”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Ahmetaj: BE-ja nuk na ka dhënë asnjë lek për rindërtimin, janë akoma premtim

Publikuar

-

Nga

Ministri i i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka treguar se paratë e premtuara nga BE në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin, nuk i janë dhënë ende Shqipërisë.

Ahmetaj u pyet në emisionin “Opinion” për rindërtimin dhe tregoi se paratë e premtuara pritet të derdhen në buxhetin e shtetit një pjesë në korrik dhe një pjesë në vjeshtë.

“Dua të jem shumë i sinqertë, akoma në buxhet të shtetit nuk ka ardhur asnjë lek. Akoma nuk ka ardhur asnjë lek. Edhe 180 milionëshi që do të vijë nga BE nuk ka ardhur akoma. Mendohet që do të vijë 80 milionë në Korrik dhe 100 milionë në vjeshtë. Deri tani jemi në kuadrin e premtimeve sa i përket Covid-it”, tha ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia/ Ahmetaj zbulon kur mund të rikthehemi në normalitet

Publikuar

-

Nga

“Si në shkurt të këtij viti do jemi vitin tjetër në këtë kohë”. Kështu deklaroi ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga Covid-19, Arben Ahmetaj, teksa po fliste për rikthimin e gjendjes ekonomike në normalitet.

Ahmetaj tha në emision “Opinion” se në një normalitet të ri vendi mund të arrijë në muajt shtator-tetor.

“Është goditur kërkesa dhe jo vetëm, por i gjithë zinxhiri. Ne jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit, edhe nga hapja e europës. Hapja e shteteve tjera do na lehtësojë, por në gradualitet unë besoj se do të arrijmë në normalitetin e ri diku në shtator-tetor. Si në shkurt të këtij viti do jemi vitin tjetër në këtë kohë. Ky ëshët parashikim optimist. Ne do kemi një rënie, po në formën e V-së do kemi ngritjen. Punësimi do rikthehet në qershor. Ne turizmin do ta hapim kujdesshëm”, deklaroi ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ahmetaj tregon shifrën/ Ja sa ka shkuar dëmi ekonomik nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga Covid-19, Arben Ahmetaj, ka treguar shifrën se sa mund të shkojë dëmi ekonomik nga pandemia në vendin tonë.

Ahmetaj tha se dëmi ekonomik mund të shkojë -5%, e përkthyer ndryshe gati 1 miliardë dollarë.

“Dëmi ekonomik do të shkojë në -5%. Nëse do ta transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto do shkojë gati 1 miliard dollarë. Unë mendoj se do shkojë pak më lart, të 1.3 miliardë dollarë që do të ndjehet edhe nga të gjitha bizneset”, u shpreh ai në emisionin në “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE