LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Virusi është drejt fundit të sezonit”/ Brataj: Mund të jemi pak më të qetë!

6 Maj 2020, 11:52, Lifestyle CNA
“Virusi është drejt fundit të sezonit”/ Brataj: Mund

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj ka bërë me dije se virusi është në fund të sezonit.

Sipas tij, piku ka kaluar dhe për këtë ka dhënë edhe argumente se përse pritet që me verën të zhduket koronavirusi.

Brataj ka folur edhe për sjellën e qytetarëve përballë këtij virusi, duke thënë se frika dhe ankthi që shqiptarët patën në fillim ka ndikuar në një kurbë pozitive të të infektuarve dhe të të prekurve me koronavirus.

“Piku ka kaluar, fakti i kësaj kurbe të sheshtë është menaxhimi i stiuatës, rezultati ka qenë efikas falë masave të marra në fillim, frika dhe ankthi i njerëzve ka qenë vendimtar të njerëzve që respektuan karantinën, ndryshe nga sa po ndodh tani. Ne morëm masat menjëherë, kjo pati shumë faktor pozitiv, që shtet po lirojnë masat, e kanë në kontroll numrin e të infektuarve, mund të ketë një rritje të tyre është diçka që e presim, por nuk duam që të ketë një rritje që është i pamenaxhueshëm deri në mbipopullimin e spitaleve. Faktori kryesor është distancimi social, është në familjen e koronavirusit prandaj do të sillet pak a shumë si ato, nuk mund të flasim në këto momente, temperatura ndikon në shkatërrimin e tij, sars apo mers, përfundoi në korrik ku ishte temperatura më e lartë, jemi drejt përfundimit të këtij sezoni”, tha Brataj për Report Tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga