Connect with Us

Trump ndryshon plan/ Grupi i punës për COVID-19 nuk do të shpërndahet

Bota

Trump ndryshon plan/ Grupi i punës për COVID-19 nuk do të shpërndahet

Publikuar

-

Trump jep urdhër/ Të përjashtohen imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Presidenti i SHBA Donald Trump e ndryshoi planin për shpërndarjen e grupit të punës për koronavirusin.

Ai njoftoi të mërkurën se do ta mbajë grupin e punës për një kohë të pacaktuar, por me detyrën që të përqendrohet tek ruajtja e sigurisë për amerikanët dhe rihapja e ekonomisë së vendit.

Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar ta mbyllte brenda këtij muaji grupin e punës ndërsa shifra e rasteve të reja të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet me më shumë se 20,000 në ditë kurse numri i të vdekurve qëndron mes 1,000 dhe 2,000.

Nënpresidenti Mike Pence tha se administrata po shqyrtonte fundin e majit ose fillimin e qershorit si afat për ta zhvendosur menaxhimin e koronavirusit përsëri tek agjencitë federale në vend të grupit të punës. Ai e quajti këtë hap “pasqyrim të përparimit të jashtëzakonshëm që kemi bërë si vend”.

“Siç kam thënë edhe më parë, ndërsa vazhdojmë të praktikojmë distancimin fizik dhe shtetet bëjnë plane për rihapjen e sigurtë dhe të përgjegjshme, unë besoj realisht – dhe prirjet e mbështesin këtë – se ne mund të kalojmë në një fazë krejt të ndryshme,” tha të martën nënpresidenti.

Ronald Klain, një kritik i shpeshtë i Presidentit Trump, i cili kryesoi punën për t’iu përgjigjur shpërthimit të ebolës në Afrikën Perëndimore në vitin 2014 nën ish-presidentin Barack Obama, u shpreh me forcë kundër planeve të administratës.

“Unë u tërhoqa si koordinator i përgjigjes ndaj ebolës në Shtëpinë e Bardhë vetëm kur numri i prekurve zbriti në 5 raste në javë. Po, 5 raste në javë,” shkruante ai në Twitter.

LEXO EDHE:  Shtatzënë për herë të dytë/ Elita Rudi i nënshtrohet tamponit

MOS E SHPËRNDANI GRUPIN E PUNËS

Edhe Ali Mokdad, profesor në Institutin e Statistikave dhe Vlerësimeve për Shëndetin të Universitetin e Uashingtonit, tha se nëse do të ishte përgjegjës, ai do të zhvendoste fokusin e grupit të punës në vend që ta shpërndante atë.

“Unë nuk do ta shpërndaja, por do të krijoja një grup pune për shërimin nga COVID-19,” tha prof Mokdad.

Instituti lëshoi një parashikim të ri të hënën duke parashikuar 135,000 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri në fillim të gushtit. Sipas këtij parashikimi, shifrat marrin parasysh lehtësimin e masave të qëndrimit në shtëpi dhe të distancimit fizik që po ndodhin në rreth 30 shtete amerikane.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë 1.2 milion infeksione të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 71,000 vdekje.

ENDE PA KURË

Ende nuk ekziston një kurë për koronavirusin, por Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar për përdorim urgjent një ilaç të përdorur tek pacientët me ebola për të trajtuar ata që janë shtruar në spital me COVID-19.

Prodhuesi i ilaçit Remdesivir, kompania Gilead Sciences, njoftoi të martën se është në bisedime me kompanitë farmaceutike në lidhje me prodhimin e ilaçit për njerëzit në Evropë, Azi dhe botën në zhvillim. Kompania tha se qëllimi i saj është “ta bëjë Remdesivirin të përballueshëm për qeveritë dhe pacientët në të gjithë botën”.

Një test në SHBA tregon se ky ilaç e shpejton me rreth 30 përqind kohën e shërimit tek pacientët me koronavirus./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Von der Leyen: BE gati të diskutojë për heqjen dorë nga patentat e vaksinave

Publikuar

-

Nga

Von der Leyen: BE gati të diskutojë për heqjen dorë nga patentat e vaksinave

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të enjten se Bashkimi Evropian është i gatshëm të diskutojë një propozim për të hequr dorë nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat COVID-19. Ajo i bëri komentet ndërkohë që kompanitë farmaceutike janë shprehur kundër.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu mbështetje të mërkurën për heqjen dorë nga patentat dhe negociatorja e tij e lartë për tregtinë, Katherine Tai, miratoi me shpejtësi fillimin e negociatave për këtë qëllim në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti vendimin e zotit Biden “një moment monumental në luftën kundër COVID-19” dhe tha se kjo pasqyronte “mençurinë dhe udhëheqjen morale të Shteteve të Bashkuara”.

Von der Leyen, duke folur në Institutin e Universitetit Evropian në Firence, tha se BE-ja është e gatshme të diskutojë çdo propozim për trajtimin e krizës “në një mënyrë efektive dhe pragmatike”.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë se si propozimi i SHBA për heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat mund të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi,” tha ajo.

Por kompanitë farmaceutike, të cilat kanë prodhuar vaksina kundër koronavirusit në një kohë rekord, thanë se propozimi mund të sjellë efekt të kundërt, duke prishur zinxhirin e furnizimit që është mjaft i brishtë.

Në vend të kësaj, kompanitë u kërkuan vendeve të pasura që t’i ndajnë vaksinat më bujarisht me botën në zhvillim.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

LEXO EDHE:  Asimptomatikët/ Pse shumë njerëz e bartin, por nuk sëmuren nga Covid-19?

Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike e BE-së dhe që zotëron një sektor të madh farmaceutik, e hodhi poshtë idenë, duke thënë se arsyet e mungesës së vaksinave janë kapacitetet e prodhimit dhe standardet e cilësisë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se ai është dakord me synimin e Presidentit Biden për të mbuluar të gjithë botën me vaksina, por një zëdhënëse e qeverisë tha në një deklaratë se “mbrojtja e pronës intelektuale është burim i novacioneve dhe duhet të mbetet e tillë në të ardhmen”.

Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike tha se heqja dorë nga patentat do të inkurajojë prodhuesit e rinj, të cilëve u mungojnë njohuritë bazë dhe masat e mbikëqyrjes.

Një nga këto firma, Moderna, e cila kishte hequr dorë nga të drejtat e saj të patentës qysh në tetor, vuri në dukje të enjten mungesën e kompanive që janë në gjendje të prodhojnë me shpejtësi një vaksinë të ngjashme dhe të sigurojnë miratimin e saj./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

India ka thënë se varianti i ri i koronavirusit, i raportuar fillimisht në këtë shtet në muajin mars, mund të jetë i lidhur me valën vdekjeprurëse të pandemisë.

Mostrat me mutacionin e dyfishtë janë identifikuar në disa rajone të Indisë, ku janë raportuar shifra rekorde të infektimit.

Megjithatë një zyrtar i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se autoritetet ende nuk kanë krijuar plotësisht lidhjen në mes të këtyre varianteve dhe shkallës së infektimit.

Mutacioni i dyfishtë krijohet kur dy mutacione bëhen bashkë në të njëjtën virus.

Në 24 orët e fundit, India ka raportuar një rekord prej 412,000 rasteve, bashkë me 3,980 viktima.

Pse të dhënat për pandeminë në Indi mund të mos jenë të sakta?

Eksperti qeveritar ka paralajmëruar se vala e tretë është e pashmangshme.

Duke folur në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, K Vijay Raghavan ka pranuar se ekspertët nuk e kanë parashikuar “ashpërsinë” e rritjes së numrit të rasteve.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

LEXO EDHE:  Presidenti Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

“Faza e tretë është e pashmangshme, marrë parasysh nivelet e larta të qarkullimit të virusit”, ka thënë ai.

“Mirëpo nuk është e qartë se në çfarë shkalle do të ndodhë kjo valë. Ne duhet të jemi të përgatitur për valë të reja”.

Vala aktuale e pandemisë ka vështirësuar rëndë punën e sistemit shëndetësor, pasi ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe nuk ka hapësirë për krematoriume.

Disa rajone tashmë janë nën masa të izolimit, mirëpo qeveria nuk ka marrë vendim për një masë të tillë kombëtare, duke u frikësuar për ndikimin që mund ta ketë një gjë e till në ekonomi./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata në Kosovë/ Tri viktima dhe 158 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të enjten në Kosovë tri viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 158 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,193 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 6 maj janë shëruar 346 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 7,156.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 106,022 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,198 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Asimptomatikët/ Pse shumë njerëz e bartin, por nuk sëmuren nga Covid-19?

LEXO EDHE:  Pezullohet një nga studimet për zhvillimin e vaksinës për COVID-19

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë të enjten për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman ka njoftuar më 6 maj se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.REL

LEXO TE PLOTE