LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tare rrëfen emocionet e debutimit ndaj Milanit: Macone u tërbua keq

6 Maj 2020, 07:39, Sport CNA
Tare rrëfen emocionet e debutimit ndaj Milanit: Macone u tërbua keq

Rrugët e Igli Tares janë kryqëzuar shpesh me atë të Milanit. Që nga debutimi si lojtar në vitin 2001 e deri në verën e kaluar kur klubi i madh e kërkonte shqiptarin me çdo kusht për rolin e drejtorit sportiv. Pas shumë përpjekjesh nga vetë Paolo Maldini, kuqezinjtë u dorëzuan përpara vullneti të ish-sulmuesit për të punuar ende me Lacion, klub që për t?i njohur meritat ia rriti edhe rrogën.

Nëse Milani do të bëjë të tjera revolucione në rang drejtuesish gjatë verës në vijim, emri i Tares mund të qarkullojë përsëri në tryezat e drejtuesve të klubit. Ndërkohë, drejtori i Lacios ka dhënë një intervistë për rrjetin ?Sky? duke pranuar dashurinë e tij për Milanin. Pasion që daton rreth 40 vite më parë kur Igli ishte një djalë i vogël me ëndrra të mëdha që ndiqte një top në rrugicat e Vlorës. Siç thamë, Milani është në fatin e tij.

Ishte 26 gushti i vitit 2001 kur bomberi i Shqipërisë debutonte në Serinë A me fanellën e Breshas. Si me porosi, fati i vendos përpara ?Djallin?. Pjesa e parë përfundon 2-0 në favor të ?Dallëndysheve? dhe meritat janë të Tares që duke shfrytëzuar dy krosime të Konzminskit, shënon dy herë me kokë. Ndeshja do të mbaronte në barazim 2-2 dhe pavarësisht rezultatit, gëzimi dhe emocionet vijojnë të jenë të ngulitura në kokën e ish-sulmuesit. Duke folur për atë takim, 46-vjeçari kujton ndjesitë, golat, por edhe një të sharë nga trajneri Karlo Macone.

?Ndeshjen e parë në Serinë A e kujtoj fare mirë. Isha shumë i emocionuar dhe do të luanim kundër Milanit, skuadra për të cilën bëja tifozllëk kur isha i vogël. Përveç golave, mbaj mend që në një moment të caktuar më vjen një top nga larg. Mundohem ta ndaloj me gjoks, por topi përfundon disa metra larg meje. Gabimin tim e vuri re edhe trajneri Macone, i cili ulëriti me të madhe: ?Ejj, po nga ku m? ke ardhur???, tregoi Igli Tare për ?Sky?.

Lajmet e fundit nga