LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sinjali i fortë nga Anglia/ Ja çfarë duhet të ndodhë që mos pezullohet Premier League

6 Maj 2020, 16:08, Sport CNA
Sinjali i fortë nga Anglia/ Ja çfarë duhet të ndodhë

Kreu i Shoqatës së Ligës së Menaxherëve në Angli, Riçard Bevan ka paralajmëruar që në rast se nuk arrihet marrëveshja për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit në fushë neutrale, atëherë sezoni aktual do të anulohet.

Ka pasur një kundërshtim për këtë ide nga klubet që luftojnë për të mos rënë nga kategoria, por Bevan është shumë i qartë në qëndrimin e tij dhe shton se koha nuk pret.

I pyetur nga ?BBC Radio 4? nëse një votë kundër të luajturit në fushë neutrale do të çonte në anulim të sezonit, ai u përgjigj: ?Po, mendoj se kështu do të ndodhë. Qeveria do t?i bëjë të qartë klubeve që ndeshjet në shtëpi me shkallë stadiumi të populluara vënë në pikëpyetje rregullat e distancimit fizik.?

10 nga 20 stadiumet e skuadrave të Premier Ligës do të përzgjidhen për të luajtur ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20. Këto stadiume duhet të jenë larg zonave të populluara dhe të lehta për t?u mbyllur.

Lajmet e fundit nga