LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfaqen më në fund në publik yjet e La Ligës

6 Maj 2020, 14:45, Sport CNA
Shfaqen më në fund në publik yjet e La Ligës

Vendimi i qeverisës së Spanjës për të lejuar rikthimin në stërvitje të sporteve profesionale, ka vënë në lëvizje Barcelonën dhe Real Madridin.

Qeveria e Spanjës ka dhënë leje se nga 4 maj lejohen stërvitjet individuale për sportistët profesioniste.

Yjet e Barcelonës dhe Real Madrid gjatë ditës së sotme janë paraqitur në qendrat e tyre për të bërë testet mjekësore fillimisht.

Të gjithë lojtarët do të testohen për COVID-19, para se të vazhdojnë stërvitjet.

La Liga synon që këtë edicion ta mbyll në fushë, duke zhvilluar pa praninë e tifozëve ndeshjet e mbetura.

Në La Liga janë zhvilluar vetëm 27 xhiro, dhe Barcelona kryeson me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid.

Lajmet e fundit nga