LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Prisni dhe do shikoni emra që do të habiteni”/ Ngjela bën paralajmërin e fortë

6 Maj 2020, 19:57, Politikë CNA
“Prisni dhe do shikoni emra që do të habiteni”/ Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se në korrik priten rezultate konkrete nga Reforma në Drejtësi.

Duke folur për Euronews Albania, ai e cilësoi si ulëritëse faktin se 55% e gjyqtarëve që kanë kaluar në filtrat e vetingut janë shkarkuar nga detyra. Akoma edhe më e rëndë bëhet situata tha z. Ngjela se këtu përfshihen një pjesë e mirë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë që nuk e kanë kaluar vetingun për korrupsion.

?Prisni korrikun dhe do shikoni emra që do të habiteni. Në shtator asnjë nga listat që do ta paraqesin kryetarët e partive për zgjedhjet e reja nuk do të pranojnë të shkojnë në zgjedhjet e reja. Në korrik do të kemi shenjat e para të drejtësisë së re për t?u bindur të gjithë.

Janë asgjësuar 60% e gjyqtarëve dhe do të vijojë akoma. Ka ikur për korrupsion Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Kanë ikur rreth 55% e gjyqtarëve të vetuar, e kuptoni se në çfarë gjendjeje të rëndë kemi qenë.

E pranoni ju që ka korrupsion në Shqipëri? Po! E dini ju që po të ketë pushtet gjyqësor nuk mund të ketë korrupsion. Nuk ka pushtet gjyqësor ndaj ka korrupsion, Vidhni popullin se ne u lëmë, kjo është marrëveshja e tyre. Por këtë reformë po e bëjnë të huajt, nuk po e bëjnë vetë?, tha ai më tej.

 

Lajmet e fundit nga