Connect with Us

“Piku i rënies ekonomike 3-mujorin e dytë”/ Sejko trefon efektet e Covid-19: Parashikohet recesion

Ekonomi

“Piku i rënies ekonomike 3-mujorin e dytë”/ Sejko trefon efektet e Covid-19: Parashikohet recesion

Publikuar

-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha ditën e sotme se emergjenca e shkaktuar nga Covid-19 përbën një sfidë në stabilitetin financiar të vendit dhe për rritjen ekonomike.

Sejko tha se mbyllja e disa aktiviteteve të prodhimit ka sjellë rënie të prodhimit, që pritet të shoqërohet me rënie të punësimit. Sipas tij, ekonomia do të shënojë pikun e uljes në 3 mujorin e dytë.

“Në këtë skenar pandemia do të lërë gjurmë të dukshme dhe kalimtare në ekonominë e vendit. Zgjatja potenciale e pandemisë do të sjellë ndikim më negativ në vend. Objektivi primar i duhet të jetë marrja e masave dhe masa për rritjen ekonomike në të ardhmen. Rritja e borxhit publik është kosto e pranueshme për rritjen e ekuilibrave të vendit. Këshilli mbikqyrës vëren se BSH ka marrë masat e duhura në kohë të duhur. Kemi lehtësuar kostot e operimit të pagesave elektronike.

Norma bazë e interesit do të jetë e pandryshuar. E pandryshuar do të jetë edhe norma e interesit për kredinë. Ulet kosotja e kredisë për sektorin privat. Rreziqet e kahut të poshtëm burojnë nga zgjatja e pandemisë. Ekonomia pritet të shënojë pikun e uljes në 3 mujorin e dytë”, u shpreh ai në një deklaratë për shtyp.

LEXO EDHE:  “Jemi futur në zonën e zjarrit”/ Rama: Ekonomia ngrihet, të vdekurit s’ ngjallen

Teksa u pyet për efektet në ekonomi, guvernatori i BSH-së tregoi se parashikohet një recesion në rajon edhe më gjerë, ndërsa pretendon se do kemi një goditje kalimtare.

“Parashikimet janë për recension në rajon e më gjerë. Jemi të qartë për këtë. Mirëpo kjo është një goditje kalimtare. Që fundi i pandemisë të na gjejë të përgatitur, duhet të kemi një ringritje sa më të shpejtë. Duhet të jemi të kujdesshëm që ky impakt të mos godasë stabilitetin financiar dhe të mos prishet zinxhiri ekonomik. Duhet të kemi një stabilitet çmimesh që të mos ndikohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë. Edhe tërmeti bëri punën e tij. Pandemia e përkeqësoi edhe më shumë situatën në vend. Ka një pasiguri të lartë në parashikime. Sezoni turistik po vjen. Shpresojmë të kemi ulje të shifrave dhe një ringritje graduale të ekonomisë”, tha guvernatori./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bizneset ndahen sipas kategorive të riskut për COVID-19/ Rregullat që duhet të zbatojë secili

Publikuar

-

Nga

Një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë ka kategorizuar bizneset, sipas niveleve të riskut të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në kategori me risk të ulët (kodi jeshil), me risk të mesëm (kodi i verdhë) dhe me risk të lartë (kodi i kuq). Për secilën nga këto kategori janë miratuar protokollet e posaçme për plotësimin e masave higjieno-sanitare, distancimit social dhe masave specifike, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Pjesa më e madhe e bizneseve bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve që duhet të zbatojnë protokollin jeshil, si psh bujqësia, ambalazhimi, prodhimi i produkteve të ndryshme, riparimi i pajisjeve, ndërtimi, montimi, tregtia e automjeteve, tregtia me shumicë e produkteve të ndryshme, tregtia me pakicë në dyqane të specializuara dhe jo të specializuara, tregtia e lutele, aktiviteti i taksive dhe transporte të tjera rrugore të pasagjerëve, Aktivitete të shërbimit të pijeve (bar, kafe dhe lokal), Aktivitete të telekomunikacioneve, Ndërmjetësime të tjera financiare, Agjenci publiciteti.

Në kategorinë e bizneseve që duhet të zbatojnë protokollin e verdhë përfshihen prodhimi i tapeteve, qymyrit, gizës, bakrit, tregtia me pakicë në tenda, transporti rrugor i pasagjerëve në sistemin urban, hotelet, akomodime për pushime, Aktiviteti i bankës qendrore, Aktivitete të operatorëve turistikë, spitalet, dentistët, palestrat, qendrat tregtare.

Në protokollin e kuq përfshihen Prodhimi dhe përpunimi i mishit, peshkut, patateve, frutave e perimeve, drithërave, akullores, sheqerit, ushqimeve të përgatitura, fasonit për veshje dhe këpucë, Aktivitete të qendrave telefonike (call center), arsimi, dhe funksionimi i aktiviteteve sportive, që do të jenë pa publik.

Lista e detajuar gjendet në fund të artikullit.

Rregullat

Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP-ja nëpërmjet një plani individual veprimi, duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetimit të COVID-19 te punonjësit, brenda ambienteve të biznesit.

Zbatimi i këtij udhëzimi siguron:

Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve;
Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë;
Vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit. – Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës, ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.
– Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale, si: maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë). Punëdhesit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe të dorezave, si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.

– Punëdhënësi duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjienën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme.

– Punëdhënësi të rekomandojë që të mos përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve dhe të inkurajojë përdorimin e metodave të tjera jokontaktuese të përshëndetjes.

– Punëdhënësit duhet të hartojnë politika të brendshme të subjektit, siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksibël, të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin ose/dhe krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë 2 metra nga njëri- tjetri.

– Punonjësve t’u kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektantëve, kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskës dhe dorezave (mbështetur në udhëzuesin e MSHMS-së mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve).

– Punëdhënësit nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri-tjetrit dhe postet e ndërsjella të punës.

– Punëdhënësit duhet të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes e teshtitjes, duke përdorur vënien e gropëzës së bërrylit përpara gojës dhe të hundës.

– Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social, të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2 , duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar.

– Punëdhënësit duhet të inkurajojnë:

– zbatimin e vendeve të punës fleksibël (p.sh., punë në distancë);

– zbatimin e orëve fleksibël të punës (p.sh., ndërrime të orarit të punës); – rritjen e hapësirës fizike midis punonjësve në vendin e punës;

– rritjen e hapësirës fizike midis punonjësve dhe klientëve (p.sh., përmes ndarjeve);

– zbatimin e opsioneve fleksibël të takimit dhe të e udhëtimit (p.sh., shtyrja e takimeve ose ngjarjeve jothelbësore);

– uljen e disa shërbimeve apo të produkteve;

– ofrimin e shërbimeve nga distanca (p.sh. telefon, video ose web);

– dorëzimin e produkteve përmes marrjes në dorëzim, sipas një plani dhe duke siguruar distancat përkatëse.

– Bizneset duhet të praktikojnë pastrimin e vazhdueshëm të sipërfaqeve dhe elementeve të tjera të vendit të punës, si p.sh., si: stacionet e punës, tastierat, telefonat, parmakët dhe dorezat. Është e nevojshme që produktet dezinfektantë të kenë përqindjen, metodën e aplikimit dhe kohën e kontaktit të saktë, si dhe përdorimi i tyre duhet bërë duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale. (Mbështetur në udhëzuesin e MSHMS-së për pastrimin e mjedisit në objektet (jo të kujdesit shëndetësor) të ekspozuar ndaj COVID-19).

LEXO EDHE:  “Jemi futur në zonën e zjarrit”/ Rama: Ekonomia ngrihet, të vdekurit s’ ngjallen

LEXO EDHE:  Shqiperia, e fundit ne rajon ne mbledhjen e te ardhurave

– Nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.

– Për dezinfektim mund të përdoren dezinfektuesit shtëpiakë më të zakonshëm, si dhe të tjerë, sipas udhëzimeve të MSHMS-së. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të gjitha produktet e pastrimit dhe dezinfektimit (p.sh., përqendrimi, metoda e aplikimit dhe koha e kontaktit etj.).

– Punëdhënësit duhet të këshillojnë punëtorët që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e punëtorëve të tjerë, kur është e mundur. Nëse është e nevojshme, të pastrohen dhe të dezinfektohen ato para dhe pas përdorimit. Gjithashtu, duhet të sigurohen pastruesit e mundshëm, në mënyrë që sipërfaqet e përdorura zakonisht (për shembull, telekomandat, tastierat mjetet dhe pajisjet e tjera të punës etj.) mund të fshihen nga punonjësit para çdo përdorimi.

– Nëse në një subjekt, një nga punonjësit është apo ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv COVID-19, duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë mjekun e biznesit dhe administratorin, i cili më pas njofton NJVKSH-në përkatëse.

– Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetizolohen dhe të monitorojnë shenjat klinike dhe për çdo shqetësim të njoftojnë 127-ën dhe mjekun e familjes, si dhe të njoftojnë mjekun e biznesit dhe administratorin.

– Administratori i subjektit duhet të largojë punonjësin nga puna për të qëndruar në shtëpi, nëse ai shfaq shenja klinike dhe duhet të njoftojë menjëherë brenda 24 orëve NJVKSH-në dhe ISHP-në.

– Nëse ka një rast të dyshuar me COVID 19 nga mjeku i biznesit apo i ndërmarrjes duhet të njoftohet menjëherë NJVKSH-ja dhe ISHP-ja.

– Të minimizohet kontakti midis klientëve dhe punonjësve duke i zëvendësuar takimet fizike me

komunikime online.

– Administratorët e bizneseve duhet të vendosin elementet e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë, si dhe rregullorja mbi tërësinë e masave të minimizimit të transmetimit të COVID-19 të jetë e afishuar në mënyrë sa më të dukshme.

– Çdo biznes duhet të ketë një mjedis të caktuar për të izoluar një punonjës, i cili mund të shfaqë shenja klinike të sëmundjes dhe më pas lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja përkatëse.

– Çdo biznes që ka më shumë se 5 persona rekomandohet të vendosë kamera të survejancës për të vëzhguar nëse masat e përcaktuara të higjienës dhe të kujdesit zbatohen me saktësi.

– Distancimi social do të kryhet sipas një plani të vetë bizneseve për fasoneri, rrobaqepësi, call center etj., dhe nëse kapaciteti i punëtorëve kalon, normën e lejuar për sipërfaqe në m2 , duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne, sipas orarit të lejuar, duke pasur të gjitha kushtet për të kryer dezinfektimin dhe duke përdorur maskat dhe dorezat në mënyrë të detyrueshme.

– Të konsiderohen përmirësimi i kontrolleve inxhinierike, duke përdorur sistemin e ventilimit të ndërtesave. Kjo mund të përfshijë disa ose të gjitha aktivitetet e mëposhtme:

– rritja e niveleve të ventilimit;

– rritja përqindjes se ajrit në natyrë që qarkullon në sistem. Mbështetur në nivelet riskut nga niveli jeshil deri në nivelin e kuq për transmetimin e infeksionit COVID-19, të gjitha subjektet që janë në nivelin jeshil duhet përdorin dorezat, maskat mbrojtëse. Respektimi i distancës 2 m, vendosja e shenjave të pritjes në radhë, afishimi i mundësisë së blerjeve online, rezervimi takimi online apo me telefon, vendosja e xhamit mbrojtës klient shitës, dezinfektim i ambientit, larje para hapjes dhe pas mbylljes sidomos i tavolinave, banakëve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka pasur kontakt me duar, ajrimi sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë.

– Në nivelin portokalli dhe të kuq do të kërkohet frekuencë e shtuar e ajrimit, dezinfektim me tunel spray në hyrje dhe në dalje të biznesit për të gjithë punonjësit. (Mbështetur në udhëzuesin e MSHMS-së për pastrimin e mjedisit në objektet (jo të kujdesit shëndetësor) të ekspozuar ndaj Covid19.)

– ISHSH-ja duhet të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.

– Bizneset duhet të jenë të përgatitura që vlerësimi në mënyrë sistematike i situatës epidemiologjike (rritje e rasteve pozitive, shtim i rasteve të hospitalizuara etj.) do të sjellë për pasojë rishtrëngim të masave të lejuara./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pandemia e Covid-19/ Ekonomia e Eurozonës ulet në nivel rekord

Publikuar

-

Nga

Ekonomia e Eurozonës u tkurr me ritme rekord në tremujorin e parë teksa pandemia e Covid-19 i detyroi vendet të mbyllen.

Një vlerësim i parë i GDP-së midis janarit dhe marsit tregoi një tkurrje prej 3.8%, më e madhe sesa gjatë krizës financiare. Shifrat e veçanta zbuluan një rënie të madhe të aktivitetit ekonomik në Francë dhe Spanjë për të njëjtën periudhë. Në Gjermani, papunësia është rritur megjithëse mbetet relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.

Të mërkurën, SHBA zbuloi se ekonomia e saj kishte pësuar tkurrjen më të rënda për më shumë se një dekadë, pasi GDP-ja u tkurr me një normë vjetore prej 4.8% në tremujorin e parë të vitit.

Të enjten, shifrat nga Departamenti i Punës i SHBA-së treguan se 3.8 milion më shumë amerikanë paraqitën kërkesat për përfitime të papunësisë javën e kaluar. Kjo është rritja më e ulët javore për një muaj, por gjithsesi shumë e lartë, duke sjellë në rreth 30 milion vende pune të humbura gjatë pandemisë.

“Rënie e lirë”

Andrew Kenningham nga Capital Ekonomy e quajti lajmin një fryrje të të dhënave që “konfirmon se ekonomia e eurozonës ka qenë në rënie të lirë”. Në rastin e Francës, rënia prej 5.8% në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) ishte më e madhja që seria tremujore ka regjistruar, që kur filloi të matet në 1949. Dy ekonomi të tjera të mëdha kanë publikuar vlerësimet e para: Spanja pati një tkurrje prej 5.1% ndërsa ekonomia e Italisë u tkurr me 4.7%.

Shifra për eurozonën në tërësi ishte më e moderuar. Deri më tani, shumica e vendeve individuale evropiane nuk kanë publikuar vlerësime kombëtare. Kjo vlen edhe për më të madhin prej tyre, Gjermaninë. Pasi shifrat e reja për tregun gjerman të punës kanë filluar të tregojnë ndikimin e pandemisë. Claus Vistesen nga Pantheon Makroekonomia tha se lajmet për tregun e punës në Gjermani ishin “të këqija, por do të kishin qenë katastrofike pa planin Kurzarbeit”.

LEXO EDHE:  Dritan Shano: Projekti prej 1 miliard euro, borxh i mirfilltë

LEXO EDHE:  Angjeli: Ekonomia shqiptare, e ndikuar nga Greqia. Ky muaj është vendimtar

Paralajmërimi i rritjes

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde tha se rënia e mprehtë në aktivitetin ekonomik të eurozonës në prill, “sugjeron se ndikimi i pandemisë ka të ngjarë të jetë edhe më i rëndë në tremujorin e dytë.”

Ajo paralajmëroi se rritja ekonomike e eurozonës mund të bjerë midis 5% dhe 12% këtë vit, “varësisht nga kohëzgjatja e masave të kontrollit dhe suksesi i politikave për të zbutur pasojat ekonomike për bizneset dhe punëtorët”.

Zonja Lagarde shtoi se BQE ishte plotësisht e përgatitur për të rritur masat e ndihmës që të lehtësohet barra e pandemisë, për “aq sa do të ishte e nevojshme dhe për aq kohë sa do të duhej”. / bbc – bota.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Turizmi s’po përfiton nga paketa e dytë/ Mbeten pa ndihmë punonjësit e palarguar dhe ata sezonale, hotelet kanë shkurtuar 70% të stafeve

Publikuar

-

Nga

Nga paketa e dytë financiare e cila ka nisur të shpërndahet që prej 21 prillit numri më i ulët i përfituesve është për punonjësit në sektorin e turizmit. Nga të dhënat e përditësuara nga Tatimet deri më 5 maj, kërkesa për ndihmë 40 mijë lekë u aprovua për 1,930 individë. Qeveria parashikon që për këtë sektor të përfitojnë 10 mijë të punësuar për 1,214 biznese. Por deri tani vetëm 19% e atyre që parashikohet të përfitojnë u është miratuar kërkesa për pagën.

Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik Shqiptar jep dy arsye për numrin e ulët deri tani të përfituesve në këtë sektor.  Shumë kërkesa janë refuzuar për shkak të kriterit të vendosur për largimet nga puna deri më 12 prill, nëse largimi është pas këtij afati ndihma refuzohet.  Arsyeja e dytë është se 60 mijë të punësuar sezonale që punësohen në periudhën maj-shtator kanë mbetur jashtë paketës. Kasa shpjegoi për “Monitor” se me paketën e dytë nuk përfitojnë të gjithë të punësuarit e sektorit, por vetëm të larguarit para datës 12 prill të hoteleve, agjencive turistike, tur operatorëve që janë biznese të mëdha.

Për numrin në total të larguarve nga puna te biznesi i madh pritet që nga Unioni Turistik shifra të zyrtarizohet pas përpunimit të të dhënave, por paraprakisht në total në të gjithë sektorin numri i të larguarve nga listëpagesat e sigurimeve shoqërore është rreth 20 mijë persona.

“Në hotelet e mëdha janë hequr nga puna 70% e të punësuarve, pra në rast se një hotel kishte të punësuar 350 punëtorë, hoqi nga puna 70% të tyre para datës 10 prill dhe këta punonjës kanë përfituar automatikisht ndihmën, pasi ishin të larguar nga listëpagesat e sigurimeve para këtij afati. Shkurtimi i punonjësve ka ardhur për shkak të situatës të krijuar, kur aktiviteti i hoteleve ndaloi, si dhe duke pasur parasysh faktin se kufizimet do të zgjasnin, për ata punonjës që ishte e mundur u paguan pagat e muajit mars, një pjesë shfrytëzoi edhe lejen e zakonshme, kurse pjesa tjetër deri në 1 prill u hoqën nga puna.”

Për periudhën mars-prill numri total i të larguave nga skema e sigurimeve (përfshirë turizmin) sipas drejtoreshës të tatimeve, Delina Ibrahimaj është 61 mijë persona. Nga këta të larguarit deri më 10 prill janë 57 mijë persona të cilat përfitojnë ndihmë nga paketa 1 dhe 2, ndërsa janë 4 mijë të larguar pas këtij afati që nuk do të përfitojnë ndihmë.

LEXO EDHE:  Tkurret tregu i fluturimeve nga koronavirusi/ 20 milionë euro humbje në muaj

LEXO EDHE:  Guvernatori/ Gent Sejko mer mbështetjen e mazhorancës

Zoti Kasa nuk mohon faktin se shumë nga bizneset nuk kanë aplikuar për punonjësit e larguar, për shkak të mentalitetit, por me nisjen e aplikimit të gjobave, mund të rikthehen të kryejnë aplikimet. Numri i ulët i përfituesve të ndihmës në këtë sektor lidhet edhe me punonjësit sezonale ku 60 mijë prej tyre mbeten jashtë skemës.

“Në këtë periudhë hotelet kanë një numër të ulët të punësuarish. Psh nëse unë gjatë kësaj periudhe kam 12-13 të punësuar, gjatë muajve të verës numri i tyre shkon në 70 të punësuar. Shumica e të punësuarve në sektorin e turizmit janë sezonale. Në total numri i të punësuarve në sektorin e turizmit me të punësuar sezonale dhe të përhershëm është 100 mijë, ku 60 mijë janë sezonalë. Këta punonjës punojnë për periudhën maj dhe shtator në turizëm dhe kanë mbetur jashtë paketës të ndihmës.”

Sipas të dhënave të DPT numri i punonjësve të turizmit që ka aplikuar është 4,451 apo rreth 5% e totalit të aplikimeve në tatime që janë 100,022 individë. Nga këto 1,930 kërkesa janë miratuar dhe 2,308 janë të refuzuara./ Monitor

LEXO TE PLOTE