LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk do ketë valë të dytë"/ Brataj: Rrezikohet rritja e të infektuarve...

6 Maj 2020, 20:40, Lifestyle CNA
"Nuk do ketë valë të dytë"/ Brataj: Rrezikohet

Duke marrë shkas nga infektimi i gruas shtatzënë në Fier, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se qytetarët duhet të respektojnë masat.

Brataj tha se me hapjen e masave rrezikohet rritja e personave të infektuar me Covid-19.

?Ne do hapemi, por me hapjen mund të rritet numri i rasteve të reja. Rritja e numrit nuk besoj se do të jetë shumë e madhe. Gruaja shtatëzënë që ka lëvizur nga Tirana drejt Fierit ka shkelur ligjin. Nuk bë që të lëzivësh nga një zonë e infektuar tek një zonë e gjelbër sepse rrezikon gjithë komunitetin?, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nëse do të ketë një valë të dytë, drejtori i Urgjencës Kombëtare tha se nuk beson që diçka e tillë të ndodhë.

“Covid-19 është pjesë e familjes së koronavirusit si Sarsi apo edhe Mersi. Ato u zhdukën në verë. Duke marrë parasysh që rritja e temperaturave është shkatërruese për çdo virus, jo vetëm për Covid-19, besoj se nuk do të ketë një valë të dytë infektimesh”, deklaroi Brataj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga